xhemilbeharaj
xhemilbeharaj
WWW.ALB365.COM WWW.ALB365.AL
41K posts
Don't wanna be here? Send us removal request.
xhemilbeharaj · 3 hours ago
Text
Familja lushnjare kërkon djalin e saj 45 vjeçar
Kërkohet Mentor Hatillari, nga Fshati Ngurrez e vogël Lushnje!Babai i Mentorit Z.Bektash Hatillari me lote ne sy ,pohoi se djali i tyre i vetem Mentori i datëlindjes 2-05-1980- rezulton i humbur ne Rafina te Athinës Greqi prej vitit 2002-,ai shprehet nese djali i tij eshte gjallë te me bej nje telefonat ,t’i dëgjoj zërin ,nuk i ndërhyj ne jeten e tij nese ka krijuar familje ,apo dicka tjeter,e…
0 notes
xhemilbeharaj · 4 hours ago
Text
Ja makina elektrike më e lirë në SHBA, shikoni sa kushton
Çmimi i gjeneratës së ardhshme Nissan Leaf në SHBA është zbuluar më në fund. Modeli i ri jo vetëm që është më i lirë se nivelet ekuivalente të paraardhësit të tij, por gjithashtu pozicionohet si një nga automjetet elektrike më të përballueshme aktualisht në dispozicion në SHBA. E vetmja pjesë që mungon në enigmë është çmimi i nivelit bazë të rregullimit S, të cilin Nissan ende nuk e ka…
0 notes
xhemilbeharaj · 4 hours ago
Text
Arbana Osmani ndez rrjetin për rikthimin e saj në televizion
Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka qenë nën një presion të vazhdueshëm publik për rikthimin në ekran. Ajo vendosi që rikthimin ta realizonte vitin e kaluar jo në formën klasike televizive, por përmes një projekti në YouTube me titullin “Mirëmbrëma yje”. Në një intervistë të fundit, moderatorja konfirmoi se sezoni i dytë i këtij formati është në përgatitje, ndërsa…
0 notes
xhemilbeharaj · 4 hours ago
Text
Mohamed Salah vlerësohet si “Lojtari i Vitit” në Angli
Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, është vlerësuar sërish me çmimin “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA). Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua të martën në Mançester. Ky është suksesi i tretë i madh për egjiptianin, i cili e ka fituar këtë trofe edhe në vitet 2018 dhe 2022. Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Salah u shpreh: “Është një ndjesi e…
0 notes
xhemilbeharaj · 6 hours ago
Text
Zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, policia nis kontrollet. Po më arrestojnë”, SMS-ja e fundit e ish-zv.drejtorit
Familjarët e ishzv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Daniel Shima, kanë denoncuar sot në polici zhdukjen e tij.Ata kanë deklaruar para bluve se kanë humbur kontaktet me të prej paradites së sotme. Policia ka nisur menjëherë kontrollet. Daniel Shima ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024. Familjarët e…
0 notes
xhemilbeharaj · 6 hours ago
Text
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër
Artan Fuga ka komentuar planin për vendosjen e një takse shtesë për ata që kanë një apartament të dytë.Postimi i Fugës Vendosja e një takse shtesë për shtëpitë dhe apartamentet dytësore ka vend për disa komente, besoj.Shtesa e një takse nuk është kaq e thjeshtë. Shekuj më parë të shtoje pak taksën për kripën, apo për kanellën, bëhej nami! Përmbysej gjysma e Evropës. Por, ata ishin bujkrobër,…
0 notes
xhemilbeharaj · 9 hours ago
Text
Liria e medias sfidë serioze/ Gazetarët praktikojnë vetë-çensurim për shkak të presioneve
Liria e medias në Shqipëri po përballet me sfida serioze, sipas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024, i cili dokumenton praktikën e përhapur të vetë-censorimit nga ana e gazetarëve dhe raste konkrete intimidimi nga autoritetet.Raporti zyrtar amerikan thotë se megjithëse kushtetuta parashikon lirinë e shprehjes për anëtarët e shtypit dhe medias së…
0 notes
xhemilbeharaj · 13 hours ago
Text
Arrestohen dy vëllezër, kishin hyrë në një firmë për të vjedhur (video)
0 notes
xhemilbeharaj · 14 hours ago
Text
Vendi zbrazet nga të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit
Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65 po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit. Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson…
0 notes
xhemilbeharaj · 14 hours ago
Text
Besmir Kunria u vra nga bashkfshatari i tij për një kanal uji
Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë që tronditi fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 25-vjeçari Xhesion Toromeni vrau me thikë 32-vjeçarin Besmir Kumria. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa Besmiri ishte në një lokal bashkë me disa miq të tij. Xhesioni iu afrua dhe e qëlloi me thikë për vdekje, më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Shokët e të ndjerit…
0 notes
xhemilbeharaj · 14 hours ago
Text
U aksidentua një ditë më parë në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari
Aksidenti i regjistruar mesditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos ka rezultuar fatal për shoferin e motomjetit. 30-vjeçari i cili mbeti i plagosur dje nga aksidenti mësohet se ka ndërruar jetën ditën e sotme.Aksidenti ndodhi dje rreth orës 13:30 ku një mjet përplasi motorin i cili drejtohej nga 30-vjeçari, Gazment Gropa. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe shoferi dhe pasagjerja e mjetit.…
0 notes
xhemilbeharaj · 15 hours ago
Text
"Zjarrfikësit e Qarkut Fier kërkojnë paga më të larta, mjete moderne dhe vendosje hidrantesh”
Në prefekturën e Fierit është zhvilluar paraditen e sotme një takim i posaçëm mes drejtuesve të reparteve zjarrfikëse të gjashtë bashkive të qarkut, përfaqësuesve të policisë vendore dhe këshilltarit të Ministrit të Brendshëm, Flamur Mamaj. Në fokus të diskutimeve ishin problematikat që shoqërojnë punën e përditshme të efektivëve zjarrfikës, të cilët shpesh përballen me situata të rrezikshme pa…
0 notes
xhemilbeharaj · 17 hours ago
Text
Humb jetën 32 vjeçari nga giditja me thikë në Divakë, për një kanal vaditës
Lushnje – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin kryekuq të Divjakës.Besmir Kumria 30 vjeç është goditur me thikë nga një person ende në arrati. 30 vjeçari ka humbur jetën nga plagët ndërsa. Policia ka shkuar në vëndin e ngjarjes ku po merr ne pyetje persona që kan dieni për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorit pët kapjen dhe arrestimin e tij Divjakë Goditi me…
0 notes
xhemilbeharaj · 18 hours ago
Text
Festa e luksit në Ibiza: Rita Ora dhe Taika Waititi servirin cigare për miqtë VIP
Regjisori i njohur Taika Waititi festoi 50-vjetorin me një super festë në Ibiza, të organizuar nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Rita Ora. Çifti kishte marrë me qira një vilë luksoze në ishullin spanjoll, ku mikpritën emra të mëdhenj si Kate Moss, Matt Damon, Sacha Baron Cohen, Cara Delevingne dhe shumë të tjerë. Detaji që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte tabakaja gjigante me cigare që çifti…
0 notes
xhemilbeharaj · 18 hours ago
Text
Pse kur kalon kohë me një partner, çuditërisht filloni të ngjani?
Është një nga ato gjëra që shpesh i vëmë re pa e kuptuar: pas disa vitesh bashkë, partnerët duken sikur fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit. Jo vetëm në sjellje, por edhe në fytyrë, në mënyrën si buzëqeshin apo si reagojnë. Shkenca ka disa shpjegime për këtë fenomen interesant. Së pari, njerëzit kanë prirjen të zgjedhin partnerë që u ngjajnë që në fillim. Jo gjithmonë është e vetëdijshme, por…
0 notes
xhemilbeharaj · 18 hours ago
Text
90-vjeçarja fenomenale hidhet nga shkëmbinjtë në lumin Kir (video)
Një grua 90-vjeçare është filmuar duke u hedhur në lumin Kir, në një akt guximi që ka habitur dhe emocionuar publikun. Pamjet janë publikuar nga djali i saj, . Videoja ka marrë mijëra reagime pozitive, me shumë ndjekës që e përgëzojnë të moshuarën për shpirtin e saj të gjallë dhe energjinë pozitive. Ngjarja ka ndodhur në një prej vendeve piktoreske të lumit Kir, në veri të Shqipërisë, dhe vjen…
0 notes
xhemilbeharaj · 19 hours ago
Text
Po mbyllet një nga alternativat më të mëdha për Google Play Store
Amazon do të mbyllë Amazon Appstore në sistemin operativ Android të mërkurën, më 20 gusht. Ky veprim, i njoftuar në shkurt, mbyll konkurrentin e mega-korporatës në dyqanin Google Play në pajisjet Android. Kompania e mbylli dyqanin e aplikacioneve në Windows në vitin 2024. Dyqani do të mbetet i hapur në pajisjet Fire TV dhe Fire Tablet, transmeton Telegrafi. “Ne kemi vendosur të ndërpresim…
0 notes