Don't wanna be here? Send us removal request.
Text
Une nuk kam frike se do me genjesh apo tradhetosh. Frika ime me e madhe eshte se ndoshta do te zgjohesh para meje nje mengjes te marte dhe ne vend te afrohesh e te me puthesh ne faqe do te veshtrosh trupin tim teksa fle. Do shikosh buzet e mia te fryra, floket e prishur, barkun me vija. Do te vijne ndermend krizat e mia te vogla te xhelozize dhe fakti qe une flas me shume sec duhet. Do te kujtosh sa e merzitshme eshte fakti qe kam gjithmone te drejte dhe sa egoiste qe behem ndonjehere. Do te shkosh ne kuzhine, te mbushesh nje filxhan me kafe te zeze, do ngulesh syte tek rrezet e diellit qe hyjne nga dritarja dhe do te dalesh ne perfundimin qe per asnje arsye specifike, ti nuk je me i dashuruar me mua
21 notes
·
View notes
Text
Perpara se ta lesh, sigurohu qe ajo nuk eshte dashuria e jetes tende. Perndryshe do e takosh nje dite ne nje rruge plot me gjethe vjeshte. Krahet e saj do te jene te mbushur me femije dhe me nje martese te lumtur. Ajo do te shikoje me syte e saj te medhenj me shpresen qe edhe ti e ke gjetur lumturine tende tashme. “Me çfare me shkembeve?” Dhe ti nuk do mundesh te pergjigjesh. Sepse gjithe cfare e ndrrove dashurine e jetes jane krahe bosh dhe nje gjysme jete te plote.
5 notes
·
View notes
Text
E di eshte e veshtire te kuptosh,se si e keqja te vjen kaq prane vetem per nje cast te vetem...
Dhe ti ja hedh fajin Zotit sepse ai nuk eshte i drejte...
Ti harrove ti thuash atij faleminderit qofte dhe nje here te vetme kur je zgjuar ne mengjes,qofte dhe kur ke arritur dicka madje dhe per gjithcka te ka dhen ne jete...
Dhe ti,ti vjen dhe i kerkon llogari...
Dikujt qe ty ti fali te gjitha..
Ne jete njeriu do kete dhe renie dhe zbritje,sepse pa te njeriu sdo e njihte lumturine...!!
2 notes
·
View notes
Text
Ndonjeher nga dashuria e madhe qe kam per te, friksohem dhe me krijon nje konfuzion,dua te jem sa me larg saj,ta heq nga jeta ime ta heq nga cdo rrjet social , te mos degjoj asgje per te.Por nje mengjes do zgjohem dhe do kthehem.Do i them sa e dua,do i them se nuk kam me frik dhe se jam gati te jetoj per te.Sdua te humbas asnje cast larg saj dhe gjithckaje qe ajo me jep mua.
0 notes
Text
është e tmerrshme të jesh vet arsyeja pse nuk flet më me personin që ke dashur më shumë
1 note
·
View note
Text
sonte po shkruaj gjithçka që më kalon në mendje, jam në një situatë absurde por di vetëm që sot koka ime ka marrë një vendim: Unë e kam vënë pikën, ka mbaruar. Nuk dua më të pres, të shpresoj, të mendoj apo të ndjej. Unë kam vendosur që një person që ishte shumë i rëndësishëm nuk do të jetë më askush për mua, unë dua ta eleminoj atë plotësisht. Unë nuk do të kthehem kurrë, sonte kam vendosur që edhe nëse do e kem përpara, nuk do të ndikojë më tek unë, sepse ai nuk do të jetë më askush për mua. Unë vetëm shpresoj se ai do të jetë i lumtur, pasi dhe unë dua të jem edhe pa të...
1 note
·
View note
Text
Jo gjithkush ka me të dashtë. Jo gjithkush ka me pa brenda syve tu. Jo gjithkush ka me t’i ndërpre përgjigjet e gabume me pyetjet e duhuna. Jo gjithkush ka me t’i lexu heshtjet,jo gjithkush ka me t’i ngroh duart,jo gjithkush ka me të shtrëngu mbas vetes sikur të ishe e shenjtë dhe e shtrenjtë. Jo gjithkush ka me luftu për ty siç luftohet për një andërr të pamëshirshme. Jo gjithkush ka me i mbajt premtimet. Jo gjithkush ka me të ba dritë në ditët e tua ma të errëta. Jo gjithkush ka me t’i qetësu djajtë e shpirtit. Jo gjithmonë në shtratin tand ke me ba dashni me fytyrën e dashnisë;jo gjithmonë e mira ka me të ardh mbrapsht jo gjithkush ka me të pru paqe. Jo gjithkush ka me të dashtë për mrekullinë që je e kanë me punu mbi ty si artisti mbi skulpturën e tij,derisa të shohin atë që duan,derisa të të shpërfytyrojnë pa të lanë asgja tanden si kujtim. Jo gjithkush ka me u tregu njerëzor me ty. Dikush ka me të vra me fjalë,dikush me shikim,dikush tjetër me shpindë të kthyme e dikush me nostalgji. Jeta ka me t’i mbajt mend tana dhimbjet,një për një,e hera herës ka me t’i mbështet mbi komodinë,të dielën në mëngjes,si ilaçet kundër harresës. Mos mendo se ka me kenë e thjeshtë mbijetesa,dështimi e ringritja. Përgatitu me humb njerëz, dashni,miq, trena, kujtime, kapëse flokësh e çakmakë cigareje. Përgatitu me mbet vetëm,me u ndi vetëm,me përplas duart mbi mur vetëm,me qa tanë natën e në mëngjes me gënjy se s’din pse i ke sytë e enjtun. Ke me u thy në miliona mendime e ke me u pa në miliona njerëz,para se me u mbledh me gishtat e tu,në një vend të sigurtë. Jo gjithkush ka me të dashtë. Mos i mallko! Mos mbaj inat! Pranoje mosdashninë me dinjitet. Çoju prej tavolinës ku buka të mbet në fyt. Lene të lirë,lirinë. Lene frikën me të pushtu. Qëndro e ngulun në tokën që të përket. Ktheju nga vetja. Filloju prej aty ku këputesh. Lidhu rreth forcës tande si rreth një guri në stuhi. Jo gjithmonë ke me ia dalë. Ke me pasë ditë të paharrueshme lumturie e ditë që s’do doje të ishin ndal kurrë mbi ty. S’ka gja. Nuk ka fund nëse ka frymë. Nuk ka dimën që zgjat gjithmonë. E një ditë,krejt papritmas,trupi jot ka me u ngroh nën një diell të ri e çdo dhimbje ka me dhimbt pak ma pak...çdo kujtim ka me u largu një pllambë ma larg...çdo plagë ka me u përzi me lëkurën tande,në harmoni të plotë. S’ka gja. Bota ka me u ba mirë. Ti ke me u ba mirë. Ka me kalu koha e ke me qesh lehtë për ç’ka dikur qaje fort.♥
41 notes
·
View notes
Text
Eshte një periudhë boshe. Nuk ndodh asgjë që me të vërtetë më emocionon, asgjë që më bën të mendoj "po jetoj".Koha me duket se nuk kalon kurrë dhe gjithçka është monotone. Nuk ndihem as i trishtuar as i lumtur, nuk e di nëse jam mirë apo jam keq, nuk e di...
2 notes
·
View notes
Text
cdo ditë përpiqemi ti kënaqim të gjithë. Ju buzëqeshim, edhe kur jemi mirë, por edhe për t’i fshehur të tjerëve që shpirtin e kemi copë nga problemet tona; kujdesemi mos lodhim të tjerët me dëshpërimin tonë; tërhiqemi, fshihemi, vritemi në marrëzinë tonë për të kursyer gjithkënd! Për se? Cfarë ’marrim ne fund? Zhgënjimin! Askush nuk do t’ia dijë c’bëhet me ne. Askush nuk do të mbajë frymën për të kuptuar cfarë ndodh brenda nesh. Askush nuk do të na mbajë mend për buzeqeshjet dhe dashamirësinë tone! Dhe, nëse rëzohemi, nëse na shuhet “Dielli”, të tjerët do të na kthejnë shpinën! Do të na harrojnë! Do të largohen njëherësh nga ne të gjithë, si tufa e trembur e zogjve ikën njëherësh nga pema, dhe secili në rrugën e vet! Shumë do të na ndëshkojnë me harresë, me shpërfillje. Disa, herët a vonë, do të na shesin, do thyejnë premtimet e dhëna, do na lenë vetëm. Prandaj mos u shkrini për të tjerët; shumë pak njerëz e meritojnë këtë gjë. Noshta askush! Duajeni veten! Gëzojuni vetes! Mos lejoni t’i shuhet asaj buzëqeshja e fundit…
0 notes
Text
A thu c’far droge koke ti qe nuk po do me dal prej gjakit tem..
5 notes
·
View notes
Text
Sikur un s’tka dasht kërkush, harro....
6 notes
·
View notes
Text
Nese dhimbja s'pushon sot, pushon nesër. Po nëse jo, t'sigurt e ke që t'pushon n'botën tjetër. 🥀
52 notes
·
View notes
Text
une, drejtuar gjoksit tim:
-po rritu içik...
gjoksi:
-subhanallah eshte e pamundur
17 notes
·
View notes
Text
“Tutje shtrihet hena, Mbi nje bote te mbushur me mungesen tende!”
— (via shytierjona15)
đź’ś
77 notes
·
View notes
Text
Femnen ose duhet mi dasht me dashni t’vertet zemre ose, ma mir osht mos mi dasht hiq.
6 notes
·
View notes
Text
Me thuaj nje ndjenj me te bkr se kur zgjohesh ne mes te nates dhe mendon me vete "ishalla nuk esht 6:30 e mengjesit" dhe pstj shik oren e kupton qe ne fakt esht vtm ora 2:35 e mengjesit dhe ti ke ne fakt edhe 4 or gjumm!!!🤤
6 notes
·
View notes
Text
Nje femer ideale gjithmon refuzon heren e pare, kurse nje mashkull ideal kur nuk jep nje shans te dyt.
6 notes
·
View notes