Tumgik
chameloensoul-blog · 7 years
Text
Ti edhe miss shemtin se fiton dot pa mik !
24 notes · View notes
chameloensoul-blog · 7 years
Text
Ndonjëherë pyes veten se ku gabova...
My Life: je treguar shumë i mirë me të tjerët...
88 notes · View notes
chameloensoul-blog · 7 years
Text
Me ke fiksu me tipin
T'kam ilaç për shpirtin
16 notes · View notes
chameloensoul-blog · 7 years
Text
U deva per te harruar ty por harrova emrin tim dhe peshperisja tendin
215 notes · View notes
chameloensoul-blog · 7 years
Text
Paradoks
Ti qe s'mesove kurre me notu, si I cmendur rende drejt thellesise . Ti qe kishe lujt vec me guaskat aty n'breg guxove si I marrosur t'shkosh pertej . Ti qe kishe frike nga ‘uji’ deri ne palce . Ti u mbyte natyrisht . Ty qe kur ishe fmi dikush ta beri ‘detin’ armik. Pastaj pe gjith ato njerez qe I gzoheshin detit , ti guxove po harrove qe s'kishe mesuar akoma notin . Budalla , u mbyte . U mbyte nga dashuria , mungesa dhe e pamundura . Fati keq eshte qe ti akoma jeton . Jeton I mbytur ende . Ndjen ‘ujin’ qe te rendon mbi trup , ndjen pamundesine per te marre fryme ,sheh rrezet e diellit qe vijne prej s'largu . Ndjen qe dielli s'do te te ngrohe kurre . Ti qe kishe frike , ti qe u marrose & ti qe sot je I ngrire .
182 notes · View notes
chameloensoul-blog · 7 years
Quote
“Lotët janë fjalë që s'thuhen…”
(via moonflw)
29 notes · View notes
chameloensoul-blog · 7 years
Text
Lule jasemin
Ate mengjes po pertonte vertet te zgjohej e te niste nje dite te re dhe pse keto tipare dembeli skishin qene kurre ne karakterin e tij. Ra zilja per tu zgjuar , por u sigurua ta perplaste diku qe mos te provonte ta zgjonte dhe njehere. Nderkohe futi koken nen jastek dhe me mendjen e tij do flinte prape dhe pse e dinte qe aktivitetet qe e prisnin nuk do ta lejonin. Megjithate imagjinata mundej. Ishte thjesht ora 6:01 dhe qyteti ishte pjeserisht i pergjumur. Rruget dremisnin nen hijen e nje dielli maji dhe ndonje makine thyente ate parajse memece. Pa gjetur ndonje shpjegim, ajri qe iu fut ne mushkeri e grisu perden e monotonise qe vinte rreth shpirtit te tij dhe i dha nje shprese se kur te shtrihej serish ne ate shtrat , ndoshta thjesht ndoshta dicka do kishte ndryshuar.Pa ngrene mengjes , thjesht me tu veshur e me te krehur floket terhoqi fort deren dhe shpetoi nga te bertiturat e dikujt prej nesh qe mund ti ishte prishur gjumi nga kjo levizje. Kishte ftohte e vape , te dyja perziheshin ne gjendjen e tij fizike duke krijuar nje koktej kontradiktash me lodhjen qe ndjente e kenaqsine qe i falte kjo ndjenje. Vuri kufjet ne vesh , i dha Play nje liste te gjate kengesh energjike qe kishte dhe zbriti shkallet me te shpejte . (*Ne moment**ashensori nuk punon**dicka eshte ndryshe sot*)Ne shtepine private perballe ishte si gjithmon zoti B qe kishte dale ne veranden e tij dhe po lexonte gazeten qe asnjehere se pat kuptuar se nga dreqin e gjente qe ne ate ore te mengjesit. Ai i buzqeshi pavarsisht se ne e patem porositur gjithmone te mos kishte asnje kontakt me ate njeri , por ai nuk e dinte arsyen e vertete keshtu qe e shihte te arsyeshme ti buzeqeshte atij njeriu ne dukje jo aq te mjere , po e dija qe ish i mjere ne shpirt. Mori kthesen djathtas dhe doli ne rruge te madhe . Pasi mbaroi rutinen e tij te mengjesit u kthyen ne shtepi: -Mori njeri ne telefon?- pyeti sic bente cdo mengjes. Ashtu si pyetja ishte e njejte cdo dite, edhe pergjigja nuk ndryshonte. -Jo,- pergjigje Viola,motra e tij, me nje keqardhje dhe kjo si cdo mengjes. -Aha,- foli me merzi, mori nje molle dhe u shtri ne divan per te ndezur televizorin. Sot ishte pushim ne shkolle. Drini kishte tashme dhjete muaj qe priste ta telefonoja dhe vazhdonte te mos i bindej idese se nuk do ta beja. Kishte nje shprese ne shpirtin e tij qe ushqehej me therrime dashurie, me therrimet e asaj dashurie qe ia kishte mbyllur syte dhe s’po e linte te jetonte. Mirepo ai nuk e dinte qe s’kisha ndermend ta merrja kurre… Ne korridor kaloi i ati dhe ai thirri: -Ba, ke kohe tme cosh deri ne kishe? I ati , pavaresisht se nje shkencetar ateist, nuk donte t’i shtonte merzine te birit te tij melankolik. -Per pese minuta dalim. Nderroi vetem tutat dhe doli ne korridor per te veshur atletet. Kontrrolloi a kishte leke te holla ne xhep per te blere qirinjte, pa qe kishte dhe priti per te atin. Rruga nuk zgjaste ndonjehere me shume se cerek ore megjithate sot sikur kishte shume trafik. ** Ne moment** Dicka eshte ndryshe e megjithate cdo gje mbetet njelloj. Rreth ores tet e gjysem arriti te kisha , u perhendet me babin dhe zbriti nga makina. Ndaloi tek ai burri ne qoshe te rruges qe shiste qirinj dhe ky i fundit , qe tashme pas nente muajsh shitblerje te perhershme me Drinin, i zgjati qiriun me te gjate dhe me te trashe qe kishte ngjyre floriri. E keshtu, qirinjte qe linte Drini zgjasnin me dite te tera dhe shkrinin me ngadale se bora ne majat me te larta. Nuk e di a ia vlen t’iu them se para se te me “humbte” mua , Drini ishte ateist. Shkonim mjaft mire bashke per njerez me besime radikale krejtesisht te kunderta. Megjithate e kishte kuptuar ate qe gjithmone i thosha: “ Njerezit besojne , sepse kane nevoje per shprese.” ( Une nuk besoj ne Zot , sepse e di se me siguri ka nje te tille. Une besoj ne Zot sepse kam nevoje per shprese dhe ngushellim. Kur e kupton qe te gjitha argumentet shkencore flasin kundra asaj qe ti do te besosh , kundra asaj qe zemra te thote , ty te duhet Zoti qe t’i lutesh te te ndihmoje.) Dhe Drini kishte nevoje per nje shprese qe asnje nga teorite qe ai lexonte nuk mund tia jepnin. Kishte nevoje t’i lutej Zotit qe une besoja , qe do te me conte serish prane tij. Problemi ishte se duke qene se kishim besime te ndryshme rreth kesaj ceshtjeje nuk diskutonim shpesh dhe keshtu nuk pata patur rastin t’i tregoja disa gjera. Ai nuk e di se qe te plotesohet nje deshire per te cilen ke ndezur qiri , duhet te presesh derisa ai qiri te shkrihet. Kur ai shkrihet, deshira plotesohet. Mirepo Drini vazhdonte te ndizte qirinj cdo dite dhe i gjente here-here edhe pas nje jave duke u tretur. Pasi ndizte qiriun me shkrepset qe gjente diku aty, rrinte rreth pese minuta dhe mendonte me vete. Ai nuk lutej asnjehere qe une ta doja, megjithese nuk ia kisha thene kurre. Por ai nuk do te lutej per dashurine , nuk donte nje dashuri dhurate nga Zoti. Dashurine do ta fitonte vete … kur zemrat tona te trokisnin. ( Nuk duhet te kisha ikur pa i thene se zemrat tona kishin trokitur..)
Javet kalonin dhe asgje nuk kishte ndryshuar. Ai zgjohej cdo mengjes, mbaronte me stervitjen , zakonisht rreth ores pese merrte bicikleten dhe nisej per ne kishe. Pyesja gjithmone veten pse shkonte tek e njejta kishe. Ne tre dite ai do te mbushte 18 vjec dhe ende nuk pranonte t’i njomte buzet e tij me te tjera dhe mbante shpresen te provonte te miat. Ne endrrat e tij isha gjithmone une dhe shpesh here i dilte gjumi dhe perhumbej neper kujtime. Sa here qe kjo ndodhte ngecte aty dhe imagjinonte qe koha te ndalonte ne ate moment e teksa bente kete degjonte tik-taket e ores qe vertetonin me se mire qe asgje nuk kishte ndryshuar. Ai e kishte cuar neper mend dhe idene se mund te kisha vdekur , po e pati konsideruar jologjike duke qene se dhe familja ime ishte zhdukur. Papritur ishte data 1 korrik dhe ai lirohej nga te gjitha detyrimet ne familje. Me vjen keq qe per fajin tim nuk mundi te buzeqeshte kete dite. Megjithate kisha kohe qe prisja sepse casti kishte ardhur. Ne oren 5:59 ra zilja e deres. E dija qe ai do ishte zgjuar, pavaresisht se kishte ditelindjen. Megjithate nuk ishte i lumtur per kete shqetesim . Hapi deren dhe ne toke pa nje zarf dhe nje lule jasemini , si emri im, Jasemin. Zemra i rrahu me fort se se c’i kishte rrahur ne 18 vite jete . e mori letren e u ul aty jashte ne shkalle per ta lexuar menjehere. Tani qe e mendoj ndoshta ishte menyre mizore per t’ia thene te gjitha.
Shpirti i shpirtit tim, ajo qe dua te dish si fillim eshte se te dua. Te dua me gjithe zemer dhe me vjen keq qe nuk ta thashe kurre duke te pare ne sy. Tani qe po e shkruaj kete leter dua… s’e di… s’e di si mund te t’i them te gjitha… te dua, po ta them serish. Menyra si e donim njeri-tjetrin ishte e mistershme, por e bukur. Ti vershove ne qenien time ashtu sic edhe lumi Drin rrjedh neper trojet tona. Vetem se une te dua me shume se sa toka e thate i do shirat qe mbushin lumenjte. Me ty nuk do te kisha frike nga asgje dhe dreqi e mori e urrej jeten qe eshte si neper filma dhe ka nevoje per kete drame mu*i, sepse e di shume mire qe do isha martuar me ty sikur tete vjec te kisha qene. Letren e ka sjelle babi, tani ata jetojne ne Gjermani, kurse une… Une jam disa kilometra larg teje me siguri , sepse pata lene amanet te varrosesha ne Tirane. Ja ta thashe. Po ta shkruaj kete leter ne tetor, mjeket ketu ne Gjermani nuk kane me shpresa per mua dhe dua qe ty te te them mendimet e mia te fundit. Me siguri ne mos neser pasneser do vdes. Varja, keshtu e pati kjo jete. Ti e di qe une besoj ne Zot dhe boten e pertejme , keshtuqe flutura e shpirtit tim nuk largohet pa me falur ti e me siguri do jem prane teje tani qe po e lexon. Te lutem Drin , te pergjerohem me fal. Me fal qe nuk ta thashe se isha e semure , as vete nuk e di pse. Pengu me i madh qe me ka ngelur eshte qe kurre nuk ndjeva shijen e buzeve te tua. e bera per ty me beso. Nuk doja qe pas kesaj te vazhdoje te kerkoje shijen e buzeve te mia , sepse nuk e dija ne do mund ta gjeje. Me mire te kerkosh dicka qe s’e ke provuar kurre dhe kjo eshte mizori per mua qe nuk e mora me veten shijen tende. Me kujtohet ajo shprehja: “ Nese per te te puthur ty do me duhej te shkoja ne ferr pastaj, do ta beja… keshtu do mund t’i mburresha demoneve aty se pata prvuar parajsen pa i kaluar kurre dyert e saj.” Kurse un mbeta ne purgator. Megjithate po te le. Tani ke freret e jetes tende ne dore dhe mund te vendosesh vete per cdo gje. Nuk e di se si do ta presesh te gjithe kete. Megjithate besoj se do jem aty lart dhe lutem te gjesh paqe e lumturi e te pres ne purgator te me tregosh pas shume vitesh. Te lutem me sill disa lule mbi varr sepse ka qendruar i shkrete per shume muaj, perpara se te marresh cfaredolloj vendimi. Me fal… sepse te dua…? Jas <3
Ishte ne lot. Cfare dreqin kisha bere e kisha shkaterruar . Perplasi deren e theu cdo gje qe mund te thyhej. Duart iu mbushen me gjak dhe u ul ne nje cep te qante me denese. Te gjithe u tremben e u cuan ta shikonin. ** Dicka kishte ndryshuar.**
Kishte kaluar nje muaj qekurse Drini pat mbushur 18 vjec. Ishte veshur cdo dite me te zeza dhe pervec fjaleve “miremengjes” “miredita” nuk kishte thene shume. Ne kishe nuk shkonte me, thjesht dilte e bente xhiro te gjata. Ne varrin tim ende nuk pat guxuar te shkonte, pervecse sot. E pati pak veshtire te gjente lule jasemin , ama arriti t’i gjente. Nje flutur qendronte mbi to. E beri rrugen me kembe deri tek varrezat , i shkoi diku tek dy ore rruge dhe arriti. La mbi varr lulet dhe nxorri nje leter nga portofoli, te cilen e mbuloi me dheun tim:
Ditet ne jeten time po terheqin njera-tjetren si vagonat e nje treni te prishur dhe mua po me mbaron qymyri per to. Kryqat e zinj ne kalendarin ne korrifor shtohen dhe une vazhdoj te mos te te gjej. Nuk ia vlen te rri ketu pa ty. Po iki. Dhe ne cdo qytet qe do te shkoj do kerkoj per syte e tu. Dhe lulet qe po le do vyshken, letra do laget, kurse dashuria ime per ty do mbetet e njejte si diten e pare kur ishim 8 vjec, kur erdhe me dy bishtaleca ne shkolle. Dhe qe ta dish, te dua me shume. Drini
954 notes · View notes
chameloensoul-blog · 7 years
Quote
“ nuk do ikësh më?” ajo të pyet dhe ti tund kokën. sigurisht që nuk do i tregosh që do largohesh sërish. zemra e saj e dobët nuk do mundej dot ta përballonte e ndonëse ishe mizor, ti nuk mund ta lejoje dicka te tillë. në mënyrat e tua te cuditshme, e doje. “ më duaj mjaftueshëm këtë herë. që mos të mendoj se si duhet te ishin gjerat, kur të zhdukesh sërish. jam lodhur duke u përpjekur të justifikoj gabimet e tua.” “ por unë të thashë që-” ajo të ndërpret. ajo është rritur. ajo e di tashmë që disa njerëz nuk ndryshojnë kurrë. ose të paktën, veprime te vecanta, nuk i lënë kurrë. ajo e di që kur të ikësh për të gjetur një fytyrë të re dhe dy sy të mbushur me entuziazëm të ri, ti nuk do e mendosh. nje boshllëk të thellë ne zemër nuk do ndjesh e për buzët e saj nuk do të digjesh. “ ti nuk do i thuash të njëjtat gjëra asaj apo jo? ” tani është koha që ti peshpërit, në mënyre qe të tingëllosh më bindës. thuaja tani. asnjëherë nuk mendon për dikë tjetër, ajo zë vend gjithmonë në mendjen tënde. nëse do ia kishe thënë muaj më parë, do e kishte besuar. “ nuk do t'i them të njëjtat gjëra. ” ose të paktën do të përpiqesh. “ nëse ia thua, do të jem shumë e zhgënjyer me ty. ” ajo flet sikur kjo të ishte një e re. “ në rregull. të të puth tani? ” “ mirë. ” ti buzëqesh, sepse është cdo gjë në rregull. e tani të duhet të gjesh gjëra të reja për t'i thënë të tjerave; gjëja që urren më shumë është të zhgënjesh atë.
(via meduaj)
i don’t know why i felt like reposting this 😭
(via 17shadesofgold)
571 notes · View notes