Ky blog eshte nje me permbajtje "syltjazh", "kacurrel", "miks shkrimesh", "idesh", "projektesh ne proces", etj. Kuptuat gje :)
Don't wanna be here? Send us removal request.
Text
Prezantimi im për Mautic në OSCAL 2017
Prezantimi im për Mautic në OSCAL 2017
Në vitin 2017 kisha nderin të isha një ndër prezantuesit për OSCAL dhe fatkeqësisht këtë vit (2018) nuk arrita të angazhohem apo të marrë pjesë.
Rishtazi po e rishihja prezantimin tim nga OSCAL 2017 për platformën Mautic dhe gjykova se mund të jetë me interes për disa prej jush që ta shihni.
Mautic është një platformë automatizimi për marketinguntë cilën e përdor rregullisht për disa prej…
View On WordPress
0 notes
Text
Rikrijimi i faqes së kishës sime
Rikrijimi i faqes së kishës sime
Një projekt i ri me të cilin kam qenë duke u marrë në kohën e lirë këto kohët e fundit është rikrijimi i faqes së kishës time – Asambleja Ndërkombëtare Protestante (Kisha Ndërkombëtare) apo IPA Tirana siç mund ta keni dëgjuar.
Ndonëse jam anëtar i kësaj kishe prej vitit 1994 besoj se kam ende shumë për të dhënë dhe kontribuar.
Shpresoj se krijimi i një faqeje të re është një kontribut sado i…
View On WordPress
0 notes
Photo

Vëllain e vogël nuk e merrnim dot por ne s'kishim pse ta duronin vapën në shtëpi.
0 notes
Text
Festa e Abetares për Artin
Sot ishte një ditë e veçantë për familjen tonë. Djali ynë i madh, Arti, bëri Festën e Abetares.
Kjo festë ka mjaft kuptim si për fëmijët ashtu edhe për ne prindërit që me durim dhe dashuri e kemi parë të rritet dhe formohet edhe më tej në karakterin dhe personalitetin e tij ndërsa rritet njëkohësisht në njohuritë gjuhësore që do t’i duhen për gjithë jetën e tij.
Festa është njëherazi një mundësi…
View On WordPress
0 notes
Photo

Gezuar 7 marsin gjithe mesuesve :) Pyetje: Sa te verteta kane qene keto thenie ne jeten tuaj ?
0 notes
Photo

Ja kështu filloi edhe edicioni I 6te i ICT Awards.. Urime organizatorëve. (at National Historical Museum)
0 notes
Text
[Video] Prodhimi më i fundit i partneres!
Dorina, partnerja e jetës dhe nëna e fëmijëve tanë, është vazhdimisht e angazhuar me projekte të ndryshme videografike të cilat mundohem t’i mbështes vazhdimisht teknikisht dhe me mënyra të tjera.
Në portofolin e punëve të saj është edhe ky spot komercial, ndër prodhimet më të fundit të agjencisë së saj – DArt shpk.
Mendoj se është një nga punët që tregojnë progresin dhe punën e madhe që ajo bën…
View On WordPress
0 notes
Text
Ftesa për te Albanian ICT Awards
Ndonëse ky është edicioni i vet i 6-të, deri më sot nuk kisha mundësi të ndjek asnjë nga aktivitetet e mëparshme të kësaj ngjarje kaq të rëndësishëm për botën e ITC në sferën shqipfolëse.
Në fakt nuk është për t’u mburrur e as për t’u kënaqur me faktin që nuk kam marrë pjesë pasi këto lloj aktivitetesh janë mjaft të rëndësishme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të ITC për…
View On WordPress
0 notes
Text
Rasti kur një adresë e bankës BTK ishte hakuar për të dërguar SPAM
Sot më kishte ardhur një email nga banka BKT me titullin FW; TRANSFERTA
Ndonëse kam një llogari të vjetër te kjo bankë, që kam kohë që nuk e përdor, mesazhi më kuriozoi por ajo që bëjë gjithmonë me mesazhet e ‘dyshimta’ si ky, edhe pse kishte ardhur nga një bankë e mirënjohur, është verifikimi i adresës nga e cila është dërguar si dhe ‘filename’ për dokumentat që dërgohen bashkëlidhur.
Në rastin…
View On WordPress
0 notes
Text
Gjithçka ka të të bëjë me ‘mua’ sipas Google!
Këtë javë zgjodha të lexoj një nga shkrimet e përjavshme që më vijnë nga Google për mënyrën se si po ndryshojnë zakonet e përdoruesve të këtij motori kërkimi – pra mbi 80% e atyre që përdorin internetin!
Shkrimi i radhës nxirrte në pah se si kërkuesit kanë filluar të përdorin përemrat vetorë si ‘unë’ gjithnjë e më shumë si pjesë e termave me të cilët kërkojnë në Google.
Shkrimi hapet me…
View On WordPress
0 notes
Text
Një mënyrë për t’i bërë shembull ‘pisët e qytetit’!
Nuk para futem të shoh profilin e krye-bashkiakut se nuk më del koha për të parë ato të miat por herë pas here më kap syri ndonjë iniciativë pozitive si kjo e fundit ku një kafe në Tiranë, te rruga Myslym Shqyri kishte hedhur qesen e plehrave mu përballë ambienteve të veta rrëzë një peme aty ngjitur.
I gjithë incidenti ishte dokumentuar me foto dhe postuar në profilin e krye-bashkiakut gjë për të…
View On WordPress
0 notes
Text
Sa shpenzoj çdo muaj për softet & aplikacionet që përdor si marketier!
Edhe këtë fund viti kam qenë duke punuar për të bërë një analizë të ecurisë së vitit që po kalon si dhe një planifikim me vija të trasha për vitin e ri që po vjen. Nga njëra anë po mundohem të analizoj pjesën financiare (të ardhurat & shpenzimet) dhe në të njëjtën kohë po punoj për të vënë ca piketa orientuese për ato që duhet të jenë prioritete gjatë vitit 2018.
Analiza financiare
Një nga…
View On WordPress
0 notes
Text
Përkufizimi i Krishtlindjes te Shkenca.org
Një miku im ma vuri në dukje këtë gjë dhe nuk mund të them se nuk ishte shqetësuese pasi si besimtarë i krishterë dhe qytetar i botës nuk mund të vijoj të pranojë qasje antihistorike dhe thjeshtësisht komuniste si ato që gjenden në ‘fjalorin e gjuhës shqipe’ që gjendet ende te faqja Shkenca.org
Njëherazi jam i bindur se kushdo që ka marrë kohën dhe i ka kushtuar energjinë e nevojshme krijimit të…
View On WordPress
0 notes
Text
Sapo bleva biletën për konferencën Spark.me (maj 2018)
Këtë vit në verë isha në Budva për të marrë pjesë në një konferencë vjetore mbi marketingun dixhital (Spark.me) me disa folës dhe prezantime mjaft të mira. Për vitin 2018 e kisha sërish në plan që të merrja pjesë te kjo konferencë dhe ashtu bëra.
Sapo mora kujtesën e parë me email për t’u regjistruar në konferencë vendosa të bëhem pjesë e aktivitetit edhe për këtë vit, madje u përpoqa të jem në…
View On WordPress
0 notes
Text
Urimet për ditëlindjen time!
Dita e ditëlindjes iku dhe e nesërmja erdhi shumë shpejt. Ndërkohë, mu deshën praktikisht dy ditë që t’i ktheja përgjigje individualisht atyre shumë miqve dhe të njohurve që më kishin uruar. Çfarë kënaqësie të fal plakja e një Plaku J
View On WordPress
0 notes
Photo

That moment when nothing else matters... other than skipping rocks on the water with your son.
0 notes
Text
Prezantim i trajnimit "Marketingu Strategjik në Internet" te Qendrat Linkoln
Javën që vjen (7 nëntor) është planifikuar të zhvillohet trajnimi im i radhës për “Marketingun Strategjik në Internet” që ofrohet nëpërmjet Qendrave Linkoln.
Trajnimi është intensiv për rreth 3.5 orë dhe shpresoj se do jetë një eksperiencë vërtetë pozitive për ata prej jush që do merrni pjesë.
Trajnimi i fundit mbi të njëjtën temë u zhvillua në Mars 2017 dhe kishte mbi 10 persona nga kompani të…
View On WordPress
0 notes