Tumgik
evamurati · 4 years
Text
Tumblr media
3 notes · View notes
evamurati · 6 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media
6 notes · View notes
evamurati · 6 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
3 notes · View notes
evamurati · 6 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
2 notes · View notes
evamurati · 6 years
Text
Gazeta Shqiptare - 1/08/2018
Intervistoi: Pamela B. 
1. Si kaloi ky boteror per ju? Cili ishte momenti qe do te veconit?
Eva: Kampionati boteror eshte nje kompeticion qe vjen njehere ne 4 vjet plot energji dhe hare per te na argetuar! Padyshim qe ka patur shume momente te bukura, caste qe na kane emocionuar shume sepse ky mbi te gjitha eshte quajtur Boterori i Surprizave pasi shume pak ndeshje kane perfunduar “si ne leter” por kane qene jashte cdo parashikimi.  Midis tyre do te vecoja golat e bere nga Shaqiri dhe Xhaka, dy lojtaret zviceriane me origjine shqiptare ne ndeshjen kunder Serbise. Ka qene nje moment i jashtezakonshem e  qe per ne i kaperceu kufijte e futbollit dhe na dha  shume emocione te perziera se bashku; lumturi, krenari, ankth, tronditje! Kjo ka qene nje fitore e madhe ne si shqiptare prandaj e vecoj mbi  te tjerat!
2. Pas nje muaji kaq te ngjeshur padyshim keni nevoje per pushime relaksuese. Ku do zgjidhni t'i kaloni ato?
Eva: Ky muaj me eshte dukur teper i gjate sepse angazhimi per Boterorin ishte i madh, pavarsisht kesaj ende nuk mund te nisem me pushime.  Tani jam me sezon provimesh dhe pastaj nis me xhirimet e nje filmi te ri. Mbasi t’i mbyll te gjitha keto do nis zyrtarisht pushimet verore. Shoresoj te kete mbetur ende kohe sepse Super Kupa me 15gusht shenon edhe hapjen e sezonit futbollistik me vazhdimin e Champions League. Ky eshte plani i cdo vere, pasi kryesisht produksionet filmike zhvillohen ne kete stine. Do te me duhet te pres edhe pak per pushime te provuar relaksin aq shume te deshiruar  qe te ofrojne pushimet por nuk merzitem, kenaqesia qe ndjen mbasi del produkti perfundimtar eshte clodhja me e madhe!
3. Shume nga imazhet e ekranit do te levizin duke nisur nje sfide te re kete shtator per ne media te reja. Po per Even do te kete ndryshime?
Eva: Dikush perpiqet te gjeje te  dicka me te mire,  dikush nuk eshte i stabilizuar, morite e arsyeve pse  ka patur dhe kaq shume levizje kaq te “çuditshme”  jane nga me te ndryshmet.  Per tu treguar e sinqerte kete vit kam patur oferta jashtezakonisht tunduese dhe jam e lumtur per kete! Askush nuk te kerkon nese nuk je aset per median qe zoteron prandaj jam e kenaqur qe puna ime eshte vleresuar. Sa per vitin e ardhshem nuk do te kete ndryshime. Jam lumur me bashkepunimin me Tring dhe kam rene ne dashuri me Champions League-n, eshte bere pjese e imja tashme!  Gjithashtu eshte nje emision qe me jep kohen e mjaftueshme per tu marre me shkollen dhe projektet filmike prandaj mendoj se peshorja eshte goxha e balancuar dhe nuk ka patur nevoje per ndryshim.
4. Ju kemi pare prej kohesh te jeni pjese e moderimit te emisioneve sportive. E zgjodhet ju kete zhaner apo ju zgjodhi?
Eva: Nese do te me kishit thene para 2 vitesh qe do te prezantoja emisione sportive, nuk do ta kisha besuar kurre! Nuk mendoja se do isha ndonjehere pjese e tyre per shkak te seriotipit te shpeshte qe karakterizon prezantueset sportive. Nuk me lidhjte asgje me futbollin pervecse ndeshjeve te para me shoqerine me teper per te pire dicka bashkarisht sesa per te ndjekur lojen. Tashme eshte dicka krejt ndryshe! Mendoj se pranimi i prezantimit te Champions League eshte nga ato lloj projekte qe jane fat ne karrieren e nje prezantuesi. Padyshim qe Champions me zgjodhi mua, ne kohen kur erdhi kjo oferte prezantoja nje emision me intervista me presonazhe, nderkohe pata dhe dy oferta te tjera per shak se ishte nderrim i sezonit televiziv dhe ishte cast levizjesh te medha sikurse edhe tani. Disa miq te mij, fanatike futbolli kembengulen me tezen se Champions eshte Hollywood-i i futbollit dhe do isha e marre nese do ta refuzoja. Per te thene te verteten tani qe ka kaluar kohe mendoj ishte nje oferte e ardhur ne tempizem perfekt, emisioni i duhur ne kohen e duhur!
5. Cila lloj hapesire mediatike do t'ju joshte per te punuar?
Eva: Padyshim qe spektaklet  argetues “entertainment show” jane ato ku e ndej veten me mire pasi jane nje nderthurje e disa zhanerave.I rikthehem here pas here pergjate vitit show-ve te tille me projekte  te ndryshme te shkurtra. Mendoj se ne nje te ardhme do tju rikthem serisht por tani per tani jam e lumtur me projektet qe kam.
6. Jeni vetem 23 vjec dhe ne kulmin e karieres apo prisni te arrini dicka me teper? Cila eshte maja per ju?
Eva:  Ndonjehere do doja qe te kthehesha pas ne kohe dhe t’i thoja Eves 15vecare te mos shqetesoheshe aq shume se gjerat do ecin mire! Kam punuar shume, nuk jam kenaqur asnjehere me ate qe kam patur dhe shpesh here kam shkuar ne ekstrem duke harruar cdo gje tjeter perrtheth. Ndoshta tani duket dicka mese e zakonshme kjo menyre pasi te gjithe i perkushtohen karrieres qe kane zgjedhur pra eshte mese normale. Forca ime me e madhe ka qene se kam arritur ta konstatoj kete gje ne moshe shume te re dhe per nje 15 vjecare te punuarit  per karrieren e qe do te kete ne 5 vitet e ardhshme eshte   goxha sfiduese! Gjithsesi per ta lidhur edhe me boten e sportit jam e lumtur qe vlera e “kartonit” tim tim qe nga ajo kohe eshte rritur. Jam me fat per kete! Shume njerez mundohen shume dhe kurre nuk shperblehen. Jam e lumtur qe mundi dhe durimi im nuk ka shkuar dem.
Padyshim qe oreksi vjen duke ngrene dhe planet jane te shumta por gjithsesi jam optimiste per ate qe me pret ne te ardhmen sepse e kem provuar veten. Shpresoj qe fati te me ndjeke sic ka ndodhr deri me tani!
7. Pasioni i fshehte i Eves eshte..?
Eva: Jam e lumtur qe pasionin tim per televizionin kam arritur ta kthej ne profesion, pasione te tjera kam fotografine dhe nuk po flas per te pozuar por per te qene pas aparatit dhe leximi i romaneve, mundesisht ne natyre.
8. Nese nuk do te zgjidhnit te ishit moderatore, me cfare do te merreshit si profesion?
Eva: Une tashme e kam bere nje zgjedhje ne karriere qe nuk ka lidhje me fushen e artit. Pas mbarimit te programit bachelor ne Universitetin Publik te Tiranes, ne Fakultetin  e Drejtesise po vazhdoj vitin e pare master shkencor penal po ne te njejtin fakultet. Perpos kesaj nese nuk do te isha marre me televizon qe ne adoleshence mendoj se do e kisha shprehur ne te tjera menyra deshiren time per te folur ne publik, me siguri do te kisha hapur nje kanal ne youtube (qesh).
9. A keni plane dasme se shpejti?
Eva: Sapo kam mbushur 23 vjec, jam e lumtur me bekimet qe me ka sjelle Zoti ne jete por dasma nuk eshte ne planet e mija te aferta.
10. Lidhur me 'incidendin' me ish-banoren e Big Brother, a keni patur kontakte me pare se ta sqaronit live ne media me te? Pse u keqkuptua sipas jush?
Eva: Nuk do doja ti shtoja apo ti hiqja ndonje presje asaj qe thashe ne tv ne ballafaqimin ne Top Channel. Nuk do ta nisja aspak diskutimin nese do e dija se vajza ishte e famshme pasi perpiqem te ruhem nga lajme te tilla te pakuptimta portalesh. Regimi im ndaj adreses false te tranierit Klop erdhi per 2 arsye. E para sepse komenti ishte teper seksist, pra vajzat shqiptare i duhen boterorit se jane joshese dhe provokuese e nuk kane asnje vlere  tjeter gje qe ka gjetur baze te forte edhe duke pare nismat ligjore te FIFAS per gjobitjen e pamjeve te tilla teper seksiste.
E dyta dhe me e rendesishmja sepse ishte nje koment qe e shumezonte me zero te gjithe mundin dhe talentin e djemve qe luajne me kombetaren shqiptare. Kjo eshte teper e padrejte mbi te gjitha ne nje foto ku shfaqen simbolet kombetare. Ne rast se nje sportis perfaqsues i shtetit  amerikan demtohet ceshtja shkon deri tek FBI, ne rast se ne nje film amerikan shfaqet grisja apo perdhoshja e flamurit filmi refuzohet nga kinemate dhe regjizori futet ne listen e zeze. Tifozet angleze njihen bote per cmendurite qe kane bere per skuadren e tyre. Pse flamuri dhe simbolet e vendit tim duhet te perfliten dhe une te qendroj pa bere asgje? Ndoshta une nuk kam asgje ne dore por te pakten kam fuqine e rrjeteve sociale qe eshte bere faktike ne shekullin ku jetojme.
Mendoj se eshte nje ceshtje qe nuk ia vlen me te diskutohet prandaj e sqarova njehere e mire live ne tv. Per ta permbyllur do thoja se golat e Shaqirit dhe Xhakes jane pergjigjja me e mire qe mund te jepej! Nje vend kaq i vogel si yni ka nxjerre mjaft talente nese trajnohen sic duhet dhe ketu ceshtja shkon pertej futbollit duke permendur Rita Oren, Dua Lipen etj. Keto fjale jane thjesht per te sheruar plagen me te madhe te komunizmit qe kapercen burgimet e internimet qe eshte pikerisht humbja e dinjitetit shqiptar, gjithmone ne kerkim te se mires diku tjeter pa patur rrespekt per ate cfare ke dhe je.
11. Cila eshte gjeja me e shtrenjte per Even per te cilen s'do bente kompromise?
Eva: Sinqeriteti! Jetojme ne nje bote ku shtirja fatkeqsisht eshte bere pjese e jetes se perditshme. Ka kaq shume maska te vendosura sa mendoj se eshte harruar edhe fytyra e vertete!! Me e keqja se shpehere e bere pa arsye, thjesht per te ushqyer egon personale.  
Nuk eshte turp te gabosh, por te mos tregohesh i sinqerte me te tjeret dhe mbi te gjjtha me veten!
Çkuptim ka te  genjesh veten duke jetuar ne nje bote iluzionesh qe nuk egzistojne kur te tjeret e njohin realitetin tend?
12. A jeni penduar per dicka te ndodhur dhe nese po, c'do te benit per ta rregulluar nese do ktheheshit pas?
Eva: Padyshim te gjithe kemi momentet tona te merzise dhe mbi te gjitha te brenges duke menduar se çfare mund te ndodhte ne rast se do te kisha vepruar ndryshe... what if (po sikur) na shoqeron gjithnje sepse efekti flutur eshte me real se kurre. Kam momente te tilla, sidomos ne caste dobesie por pergjithsisht jam e lumtur me gjeravet  kaotike qe me kane ndodhur ne jete sepse rezultati, te cilin e jetoj, me pelqen!  
0 notes
evamurati · 7 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
evamurati · 7 years
Link
0 notes
evamurati · 7 years
Text
‘’INTERVISTA’’ - 7/10/2017
Intervistoi: Fabjola Kurburi
- Eva, në fillim na premto që i përgjigjesh të gjitha pyetjeve dhe me sinqeritet dhe në fund na jep vlerësimin në rregull?
EVA:- Jam partizane e së vërtetës! E mbroj edhe kur pasojat bien mbi mua, kështu që mos prit asgjë veç të vërtetës!
– Ok, atëherë, ti je bërë edhe pjesë e “Kangur”, si do e quash këtë eksperiencë?
EVA: Fantastike! Kam qenë pjesë e shumë grupeve xhirimesh, edhe pse mund te krijohen fërkime apo situata të nxehta në përgjithësi ia kalohet mirë por “Kangur” është ndryshe!! Gjithçka shkon perfekt që nga fillimi i xhirimeve e deri në çastet e fundit që mbyllen që të gjithë jemi të lodhur. Ndodh rrallë që kimia e grupit të funksjonojë kaq mirë. Jam shumë e lumtur që po punoj me profesionistë të fushës, po mësoj shumë, çdo ditë ndjej të rritem profesionalisht, kështu ndihmoj veten dhe projektin.
-Si u ndjeve kur u përzgjodhe për të qenë pjesë e “Kangur”?
EVA: Nëse do ta kisha ditur që në fillim se me kë do bashkëpunoja me siguri do ta kisha humbur audicionin! Luan Kryeziu është një prej regjizorëve më të mirë, i vlerësuar në festivale prestigjoze të kategorisë A si Montreal Film Festival, Cairo Film Festival që janë ëndërr për shumë regjizorë në botë. Fakti që shkova symbyllur në audicion më bëri të jem më e çlirët dhe të kisha më tepër vetbesim. “Fluturova” nga gëzimi kur m’u komunikua lajmi i pranimit tim në “Kangur” mbi të gjitha kur mora vesh për rolin që të luaja.
– Sa “kangur” je ti?
EVA: Momentalisht 24/7 pasi e gjithë dita më kalon në set (qesh). Kjo përsa i përket kohës por nëse do t’i referoheshim metaforës të vërtetë të kangurit 100%. Kanguri është një kafshë me një veti të veçantë, ai e mban në “xhep” të voglin e tij edhe pas lindjes është shumë i lidhur me të. Ashtu është personazhi kryesor në serial, detyrohet ta ndihmojë familjen e tij edhe në një moshë të madhe e kushte të vështira.
– Të lodhin më shumë xhirimet e serialeve si “Kangur” apo live-et e emisioneve?
EVA: Të dy duan impenjimin dhe parapërgatitjen e vet. Xhirimet e filmit janë më impenjative sigurisht të duhet të jesh i qetë mendërisht pasi duhet të dalësh nga vetja dhe të luash dikë tjetër. Televizioni të jep adrenalinë tjetër.
- Eva, për ty, është më i rëndësishëm: gëzimi, fati apo dashuria?
EVA: Nëse ky trinom bëhet bashkë ateherë është situatë perfekte. Sigurisht nuk është e lehtë të ndodhë, jeta nuk eshte "rozë" dhe situata te tilla ka pak por  e rëndësishme është të jesh i lumtur dhe të ndihesh mirë me veten, koha ka fuqinë të rregullojë pjesën tjetër.
- Je supersticioze?
EVA: Deri diku, medoj dhe përpiqem t'ia them vetes çdo ditë që njeriu e bën vetë fatin e vet, e besoj këtë por nuk mund ta mohoj që ndërroj rrugë nese shoh që gjerat nuk ecin si duhet. Përpiqem shumë sigurisht por nëse Zoti, fati, universi  ta mbyll një derë për një arsye është sepse nuk je destinuar t'a hapësh, nuk është fati yt prandaj duhet të investosh veten dhe kohën tende diku tjeter.
- Mund të thuhet për ty se je një vajzë me karakter të fortë?
EVA: Jam një vajzë qe i qëndroj besnike parimeve të mia, nuk tundohem lehtë. Karakteri i forte nuk formohet duke qëndruar në shtëpi e duke mos patur asnjë sfidë në jetë, mendoj se kam bërë zgjedhje të cilat i kam gjykuar si më të duhurat përgjate viteve të mija.
- Çfarë do të thotë për ty të jesh e bukur?
EVA: Edhe pse thuhet se e bukura është e njëjtë e bukur për të gjithë une do mbroja më teper tezën se bukuria është diçka relative , çfarë është e bukur për mua nuk është për dikë tjetër dhe kjo varet nga këndveshtrimi ynë për estetikën, se me çfare imazhi e personifikojmë të bukurën.
- Është e vështirë të jesh e bukur?
EVA: E vështirë është t’ju pëlqesh të gjithëve, të kënaqesh të gjitha gustot dhe sërish të ruash origjinalitetin tënd.
- Si e kalon një ditë Eva?
EVA: Momentalisht asnjë ditë e imja nuk është e njejtë me tjetren, gjithshka varet nga plani i xhirimeve. Sigurisht tani që mbarova diplomen jam më e lirshme për t'ju përkushtuar anës artistike përpara se të filloj masterin. Ditet e ndeshjeve i dedikohen plotesosht Champions-it dhe tani që rifillon Sport Week pritet që oraret të ngjeshen edhe më tepër.
- Vuan nga ndonjë kompleks?
EVA: Mendoj se të gjithë njerzit kanë nga ato "mendimet e vogla" të pakëndeshme që shpesherë kthehen në besdinë që përbëjnë kompleksin të cilat duhet ti mbajnë për vete dhe jo ti ndajne me te tjeret.
- Si ndihesh kur shikon “meme” me emrin tënd në to?
EVA: Haha (qesh) në fillim nisi si një mënyrë për të zbrazur celularin nga fotot e tepërta, për lirim memorjeje pasi une kam shume foto te tilla por më pas zbulova se njerzit ishin të lumtur, i pëlqenin shumë dhe pse jo të dilnin me buzeqeshje kur kalonin nga profili im. Memet me fotot e mia pastaj janë një lumturi e madhe! Falenderoj përzemersisht çdo person që i shkon mendja të hulumtojë ndër fotot e mija për të gjetur ato me "material memesh". Janë të paparë!!
- Çfarë të bën të lumtur?
EVA: Kur puna, mundi dhe talenti marrin vlerësimin e duhur!
- Çfarë natyre është Eva?
EVA: Ekstremiste, njoh të bardhën dhe të zezën, jo grinë.
- Çfarë mban gjithmonë me vete në çantë?
EVA: Çanta ime ka disa banorë të përhërshëm. Parfumin, antidjersën, letra të lagura, xhel anibakterial (jam maniake pastersie siç mund ta kuptoni) dhe OkiTask për dhembje koke.
- Të pëlqen të ndjesh të gjitha vështrimet drejtuar mbi ty?
EVA: Mendoj se këtë e ndien gjithkush në çaste të caktuara të jetës së tij , e rëndësishme është të të mos kthehet në manì. Puna që kam fatmirsisht ma jep këtë gjë prandaj shpeshherë kërkoj të kundërtën.
- Je korrekte nëpër takime? Unë, për shembull, bëhem gati një orë para dhe shkoj vonë…! 
EVA: Ështe diçka që varet totalisht nga natyra e takimit. Nëse është takim pune absolutisht në orar madje përpiqem të shkoj përara që të mund të ambejntohem me mjedisin rrethues. Njerzit nuk e vleresojne atë çka ndodh në prapaskenë por për mua është shumë e rëndesishme për t'i patur gjerat nën kontroll. Pastaj nëse është takim me miqtë e mi shndërrohem në një person komplet tjeter. Nese po dal për qef nuk dua ta kem stresin e të bërurit gati shpejt, mund të vonoj edhe 1 orë nga orari i lënë (qesh).
- Ti ke përmasa të përsosura fizike. Falë kujt?
EVA: Duhet të falenderoj gjenetiken në këtë pikë!! Përpiqem të bej një jetese sa më të shëndetshme, të ha fruta, perime mbi të gjitha të jem në aktivitet të përhershëm pasi kohë për palester muk mund të gjej.
- E ndjen veten të plotësuar?
EVA: Momentalisht po, jam e kenaqur me gjithshka që kam arritur e megjithate mendoj se kam ende rrugë perpara, jam ende e etur, endrrat nuk vdesin vetëm nga mosrealizimi por edhe nga "zona e konfortit".
- Çfarë planesh të presin në vazhdim? 
EVA: Në fakt kurrë nuk ndodh të lajmeroj për planet e mija, zakonisht e bej me një foto nga sheshxhirimi apo në puntaten e parë të emisionit për të mbajtur suspansen. 
- Të pëlqen jeta e natës? E frekuenton shpesh?
EVA: Më pëlqen kur planet janë spontane, nuk jam frekuentuese e rregult e jetës së natës pasi varem gjithnjë nga plani i xhirimeve por nese shoqeria është e mire nuk e refuzoj një ‘’të dalë për qef’’.
- Kush të jep sugjerime për veshjet?
EVA: Sigurisht që inspirimin në ditet e sotme e gjen online duke filluar nga celebritetet që ndjek e deri tek bloggeret e modes që tashme kanë krijuar një perandori më vete. Jam e perditsuar me trendet e fundit por nuk e konsideroj veten "fashionista", më pëlqen të ndihem mirë me ate që vesh jo domosdoshmerit në mode apo e shtrenjtë. Sygjerimet më të mira m’i jep motra, ajo ka një nuhatje të veçante për trendet e reja prandaj e ndjek gjithnjë këshillen e saj.
- Çfarë mban poshtë jastëkut?
EVA: Librin që po lexoj. Momentalisht poshtë jastëkut tim është Fundamentalist pa Dashje një rrefilm fantastik nga shkrimtari pakistanez Mohsin Hamid.
- Si e ka emrin komshiu përballë? 
EVA:Hmmm....nuk jam e sigurtë , iu referohem familjeve që kam komshi në bazë të mbiemrave.
- Cila nga pyetjet që të bëra të vuri në siklet?
EVA: Kjo e mësipermja e komshiut (qesh).
- Dhe tani që i erdhi fundi intervistës…
EVA: Shpresoj që të gjithë ata që e kanë lexuar ta kenë  shijuar këtë intervistë duke shuar disi kuriozitetin që mund të kishit rreth asaj çka po ndodh momentalisht në jetën time. Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më ndjekin!! Sdo ju zhgenjej, së shpejti kemi projekte të medha (të cilat nuk mund ti zbuloj ende) stay tuned!! Puç!!!
INTERVISTA ORIGJINALE 
0 notes
evamurati · 7 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media
1 note · View note
evamurati · 7 years
Text
‘’DRITARE’’ - 6/03/2017
“Champions girl” Eva Murati, vajza që la pas gjithë bukuroshet e emisioneve sportive. Padyshim që Eva Murati është një prej vajzave më të bukura të ekranit shqiptar. Edhe pse studion për drejtësi, për Evën televizioni është kthyer një pjesë shumë e rëndësishme e saj. Moderatore në disa televizione, aktore në film dhe teatër, imazh i kompanive dhe vajza e kopertinave . Është vetëm 21 vjeçe por numëron shumë eksperienca. Me shumë përkushtim dhe seriozitet, prej kohësh Eva ka krijuar figurën e vet në televizion.
Intervistoi: Anxhela Ferra
Ndërkaq, prej datës 22 shkurt, çdo të martë dhe mërkurë, Eva është moderatorja e emisionit sportiv në “Vizion Plus” dhe Tring, “Uefa Champions League”. Përkrah gazetarit sportiv Andi Nuraj, Eva ka sjellë një frymë të re në emisionin sportiv. Duke u shndërruar menjehëre në fytyrën e emisioneve sportive në Shqipëri. Nuk është më Ilda Bejleri, Marina Vjollca apo Viola Spiro, tani e para është Eva. Më e bukura nga të gjitha.  Më e përmbajtura, që fare pa flirtuar me kameran,  sfidon çdo figurë tjetër femërore, nga ato që janë në radhë për fronin e më të bukurës. Por tani, Eva është mbretëresha. Askush nuk ka dyshime për vajzën që i mban të gjithë mbërthyer pas ekranit. Po si ia doli të jetë kaq  e preferuar? Duke qenë thjesht vetvetja? E vertetë, pa artificialitet? Si ia bën të jetë keq e pëlqyeshme dhe kaq e thjeshtë njëkohesisht? Në një intervistë për dritare.net, Eva flet për eksperiencën e re në botën sportive, marrëdhënien me koleget dhe si është kthyer në një “Champions Girl”.
- Jemi mësuar ta shohim Evën si moderatore, aktore, modele. I ke prekur të gjitha nga pak, por pa u konsumuar si imazh. Ka qenë një strategji e jotja?
EVA: 2016 ka qenë një vit i mirë për mua, i ngarkuar dhe mbushur me projekte të ndryshme. Përpiqem që në të gjitha këto fusha më tepër sesa sasi projketesh të zgjedh projekte cilësore. Mbi të gjitha sigurisht projekte dhe role që mund të dashurohem. Viti nisi me filmin-ekspozitë “Eksod” të Justin Walls, për të vazhduar me prezantimin Miss Universe, Vip Zone, Netëve Gala, 2 filmave “Ti mund të më quash Xhon” dhe “Skanderbeg”. Pa harruar edhe 10 spotet e Albtelecom që këtë vit më përzgjodhën si imazhin e tyre. Në botën e showbizit, ku yjet ngrihen dhe shuhen brenda ditës duhet patur kujdes në mënyrën sesi e ofron imazhin twnd tek publiku. Dyfish më tepër kujdes nëse dëshiron t’ia dalësh në këtë botë vetëm me artin tënd pa përdorur skandalet. Konsumimi i tepërt i imazhit sjell mbingopje  dhe humbje interesi.
- Tashmë po provon një fushë të re, atë të sportit. Sa e përfshirë ke qenë me sportin më parë?
EVA: Nuk mund të them se kam qenë shumë e përfshirë. Të them të drejtën vetëm tani në këtë program në Champions Leauge unë po kuptoj fuqinë e madhe që ka futbolli. Mendoj se shkon përtej çdo tematikë tjetër që mund të kesh në një emision televiziv, ka fuqi më të madhe se një program politik, kulturor apo çfarëdolloj programi tjetër. Në fillim nuk e kuptoja këtë aureole por tani po e perceptoj fenomenin gjithëpërfshirës dhe fuqinë që ai ka. Prandaj dua të jap maksimumin për të sjellë këtë emocion edhe tek publiku.
- Shpesh njerëzit paragjykojnë kur shohin moderatore sporti të bukura, duke i vlerësuar kryesisht për aparencën. Si i sheh këto stigmatizime?
EVA: Sigurisht që të flasësh për sport, mbi të gjitha futboll nuk vjen aq natyrshëm për një femër sa ç’mund të vijë për një mashkull, megjithatë duhet të tregohemi mendjehapur duke dalë përtej steriotipeve të krijuara. Kam patur feedback pozitiv. Jam përpjekur t’i falenderoj të gjithë personalisht ata që më shkruajnë jo vetëm në faqen time por edhe në faqen e Vizion Plus dhe Tring, aty ku shihet mendimi real rreth programit. Kjo është eksperienca ime e parë në këtë fushë dhe sado që kam kohë në televizion sërish e ndjeja peshën e të ecurit drejt diçkaje të panjohur. Prandaj i falenderoj të gjithë për komentet pozitive, jam përpjekur të jap maksimumin dhe kam marrë shumë dashuri nga publiku.
- Janë të shumta emrat e vajzave shqiptare të përfshira në botën sportive. Ke një të preferuar?
EVA: Nuk do doja të zgjidhja një, të pakten jo brenda Shqipërisë. Pjesa më e madhe janë mikeshat e mia e nuk do doja t’i ngelte hatri askujt. Sa për moderatoret e huaja, e preferuara ime dhe modeli që do doja të ndiqja në fushën e gazetarisë sportive është moderatorja e Sky Italia, Ilaria D”Amico.
- Të kemi parë në krahë të moderatorëve të ndryshëm si Adi Krasta, Artion Vreto. Si është të prezantosh me Andin?
EVA: Çdo prezantues ka veçantinë e tij në mënyrën sesi e përfshin skenën, në mënyrën sesi përdor batutën, ironinë, humorin. Kam mësuar shumë nga çdo koleg që kam patur përkrah në prezantim, kanë qenë një shkolle për mua. Andi është profesionist i fushës, një person që e dashuron punën që bën dhe këto emocione positive t’i përcjell menjëherë. Është njeri i mrekullueshëm, absolutisht personi më i mirë që kam njohur në ambjentet televizive.
- Mendon se prezenca jote në studion e UEFA Champions League ka sjellë rritjen e shikueshmërisë?
EVA: Mendoj se çdo element i ri në një studio televizive sjell rritje shikueshmërie, në këtë rast kishte disa, moderatore e re, analist i ri dhe mbi të gjitha një studio gjigande një investim nga më modernwt në televizionet shqiptare prandaj nuk mund t’i marr meritat tw gjitha  për vete. Mendoj se gërshetimi i këtyre elementeve ka sjelle rritjen e mëtejshme të shikueshmërisë pasi vetë emri “Champions League” garanton shikueshmëri.
- Sipas teje çfarë ka sjellë të re ardhja e një moderatore në një programacion audienca e të cilit kryesisht është  mashkullore?
EVA: Sipas meje është e nevojshme butësia dhe femininiteti në çdo studio, sado agresive apo e specifikuar qoftë ajo. Fansat që kanë ndjekur komentet për fazat e shkuara të Champions kishin kohë që e kërkonin një prezencë femërore në studio dhe këtë e kam vënë re edhe në komentet e shprehura. Ata më kanë mirëpritur dhe mua më përkëdhelet sedra kur më thërrasin “Champions Girl”
INTERVISTA ORIGJINALE 
0 notes
evamurati · 7 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
1 note · View note
evamurati · 7 years
Text
‘’WHO’’ - 16/04/2016
Vetëm nëse do të ishe aq e bukur sa ajo, nuk do ta kishe problem të drejtoje një konkurs bukurie… Kështu mund ta përshkruajmë ne eksperiencën e Eva Muratit në “Miss Universe Albania”, e cila sivjet është përzgjedhur si drejtuese e spektaklit. Por ajo vetë ka një tjetër përshkrim për këtë moment, që ka brenda shumë dashuri dhe një pasion për televizionin. Megjithëse zotëron tiparet e duhura për të qenë edhe vetë konkurrente në një konkurs të tillë, kurora e bukurisë nuk ‘i bën asaj asnjë efekt’. Krejt e kundërta ndodh kur studentja e përkushtuar e drejtësisë merr mikrofonin. Mirëpo me gjithë këtë përkushtim për studimet e punën, që është njëherësh edhe pasioni i saj, po vendi i Genarit ku është? Të gjitha këto Eva Murati i zbulon në këtë intervistë për ‘revistawho.com’, duke ju lënë takimin me të çdo të dielë, ora 19:30, në ekranin e “Vizion Plus”, në pritje të “Miss Universe Albania”.
Intervistoi: Eraldo Rexho
-Eva na e përshkruaj pak rrugëtimin tënd që sapo ka nisur në “Miss Universe Albania”… Si po të duket?
EVA: Padyshim është aventura më dinamike që kam kaluar deri më sot. Televizioni është i tillë, unë e di mirë pasi kam eksiperienca të hershme, por më duhet ta pranoj se ky program është i jashtëzakonshëm në çdo drejtim. Të menaxhosh 28 vajza nuk janë pak dhe kjo ka qenë vërtetë një sfidë e çmendur për produksionin. “Miss Universe” kësaj rradhe i serviret publikut jo më si një natë e vetme gala, por si një “reality show”, si një program i gjatë ku vajzat do të kenë mundësi të tregojnë më shumë rreth vetes së tyre. Një program i mirëfilltë ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë ecurinë e secilës prej tyre nga ekrani për të kuptuar ndryshimin e vajzave nga java në javë. Po punojmë fort! Është një program që po realizohet me shumë dashuri prandaj nuk e vë në dyshim që produkti përfundimtar do të jete mëse cilësor. Mbi të gjitha jam e lumtur me stafin me të cilin po punoj. Kimia është një prej gjërave që ka më shumë rëndësi në një grup pune, që të bën ta harrosh lodhjen e orëve të gjata të punës, madje shpeshherë duke e kthyer në argëtim.
-Edhe ti je vajzë e bukur, por i ke qëndruar larg spektakleve të bukurisë. Pse?
EVA: Po të zbuloj një sekret. Para 5 vjetësh, kur isha një 15-vjeçare e panjohur, për pak kam marrë edhe unë pjesë në një konkurs të tillë. Mbaj mend që erdhën na përzgjodhën në shkollë dhe me naivitetin e moshës ndiqja çdo lëvizje të organizatorëve me vëmendjen më të madhe duke mos e menduar kurrë që do të isha në vendin e tyre një ditë. E kisha marrë shumë seriozisht pasi televizioni ka qenë gjithnjë ëndrra ime pavarësisht shkollës dhe olipmiadave ku më shtynin familja ime. Fatmirësisht arrita të pikasesha për një reklamë e cila ishte një ogur i mbarë për mua para se konkursi  të fillonte zyrtarisht duke më dhënë mundësinë të largohesha për t’u futur në televizion dhe për të vazhduar atë që doja vërtetë. Të marrësh pjesë në një konkurs bukurie do të thotë të shfrytëzosh një trampolinë, është një mundësi që u jepet shumë vajzave por vetëm disa ia dalin. Mendoj se një njeri duhet të jetë i kompletuar në çdo drejtim. Bukuria mund të të evidentojë për pak çaste, por janë një kombinim vlerash të tjera që të bëjnë të vazhdosh përpara.
-A tundohesh kur i shikon konkurrentet, për të qenë pjesë e tyre?
EVA: Miss-i është një mundësi shumë e mirë për vajzat që duan të jenë pjesë e botës së të bukurës, artit dhe televizionit. Është një mundësi që kthen të gjithë prozhektorët mbi ty, nëse je e aftë dhe e talentuar arrin ta kapësh këtë mundësi. Është një ëndërr e bukur për vajzat e reja që kanë këto aspirata dhe nuk dinë nga t’ia nisin, është një mënyrë për t’u spikatur. Mendoj se kam bërë rrugë të gjatë që nga fillimet e mia, prandaj nuk më tundon e gjithë kjo eksperiencë. Më është dhënë kjo mundësi prej kohësh prandaj ua kam lënë rrugën vajzave që ende nuk e kanë patur ende këtë fat.
-A ndjen ndopak zili që njëra nga ato do të mbajë në kokë një kurorë të çmuar e do të shëtisë botën si përfaqësuese e bukurisë shqiptare?
EVA: E çuditshme është se e kam vënë atë kurorë mbi kokë me qindra herë për shaka në zyrë dhe çuditërisht nuk kam ndjerë asgjë, ndërkohë që shoh që vajzat që vijnë e shohin tërë kërshëri. Krejt e kundërta ndodh kur prek mikrofonin, aty drithërohem! Kjo mendoj ka të bëjë me faktin që pasioni im është diçka tjetër, prandaj zilia është gjëja e fundit që më shkon në mendje. Përpiqem t’i ndihmoj shumë vajzat sidomos ato që më kërkojnë personalisht këshilla. Unë e di çdo të thotë të jesh në vendin e tyre, e di stresin dhe mundimin që po kalojnë, prandaj përpiqem t’ua bëj sa më të lehtë. Në fillimet e mia do të doja shumë të kisha patur një person që të më shtrinte dorën e të më ndihmonte, meqënëse kjo nuk ka ndodhur përpiqem që tani që jam në këtë pozicion të mos përsëris menefregizmin që kam hasur në të shkuarën time dhe të mos ua kursej ndihmën asnjërës prej tyre.
-Si i ke raportet me vajzat?
EVA: Fantastike! Janë miket mia. Jam munduar t’i afroj që në fillim duke mos vënë barriera hirearkie. Kjo mendoj unë, është dhe arsyeja përse jemi afruar edhe më shumë me njëra-tjetrën duke bërë që edhe ato të kenë besim tek unë, të kenë dikë ku mund të mbështeten. Jam përpjekur gjithnjë t’i frymëzoj në çaste lodhjeje dhe t’i ndihmoj në momente pasigurie. Që në fillim kam dashur që të jem dikush tek i cili vajzat mund të kishin besim, jo të më shihnin nën prizmin e ftohtë të drejtueses. Po ia kalojme shumë mirë, jam e lumtur që ato më kanë kthyer mbrapsht dashamirësinë e dhënë.
-Ke ndonjë të preferuar?
EVA: Pavarësisht se jam në një pozicion ku nuk duhet të kem të preferuar, pëlqimi i disa vajzave në veçanti të vjen natyrshëm. Kur kalon orë të gjata në xhirime i sheh për atë çka ato janë në të vërtetë, përtej bukurisë, prandaj një lloj simpatie lind spontanisht ashtu siç do të lindte sikur të mos i kisha njohur në këtë spektakël. Por jam shumë korrekte. Në marrëdhënie të tilla duhet të tregosh profesionalizëm dhe të kesh të njëjtën sjellje me të gjitha. Ne si staf po mundohemi shumë të nxjerrim një produkt sa më cilësor, një vajzë që të shkelqejë dhe ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në “Miss Universe” në Amerikë, ndaj përzgjedhja e fitueses do të jetë me mendje të ftohtë.
-Ke nisur shoqëri me ndonjërën?
EVA: Ka shumë vajza me të cilat kam nisur miqësi. Jam e lumtur pasi kam njohur vajza jo vetëm të bukura, por me shumë këmbë në tokë. Vajza që lexojnë dhe kanë pikësynime të qarta për të ardhmen duke iu shmangur shumë stereotipit të ‘thjesht bukuroshe’ që gjen rëndom. Jam e lumtur gjithashtu kur bisedoj me orë të tëra me ndonjërën për preferencat tona dhe zbulojmë të përbashkëtat që kemi. Tashmë është e vështirë të mos qeshim të gjitha së bashku pasi jemi mësuar me njëra-tjetrën. Te jesh pjesë e një grupi të tillë është vërtetë një eksperiencë shumë e bukur. Madje kur jam në rolin e vëzhgueses vërej se edhe ato kënaqen me njëra-tjeren dhe ky pozitivitet ndihet në ajër. Mendoj se edhe ato do ta kenë të vështirë ta shohin njëra-tjetrën si konkurrente sa më shumë që do t’i afrohemi finales.
-Rikthehesh në ekran pas një pauze të shkurtër. Të kishte munguar?
EVA: Nuk do të gënjej, më kishte munguar shumë. Nuk e kisha ndjerë këtë mungesë derisa fillova të merresha zyrtarisht me “Miss Universe Albania”. Mungesa ishte edhe diçka e mirë pasi doja që njerëzit të kishin mundësi të mesoheshin me kalimin nga tipi serioz i programit ivestigativ që kam patur, tek ky format që ka bazë lifestyle-n dhe të bukurën. Jam e lumtur gjithashtu edhe sepse për shkak të kesaj pauze arrita të piqem, të kuptoj shumë gjëra, të rritem përtej fasadës së shndritshme që televizioni i ofron shikuesve.
-Me çfarë je marrë gjatë periudhës jashtë ekranit?
EVA: Jam marrë me projekte të tjera jashtë ekranit, mbylla galerinë me foto dhe video ‘’Eksod’’, projekt amerikan që shumë shpejt do të jetë pjesë shoqeruese në festivalet e rëndësishëm të filmave në Berlinale dhe Kanë, vazhdoj të bëj vajtje-ardhje me Italinë për shkak të kontratës në Milano, pra vitin e kam patur goxha të ngarkuar, por për të qenë e sinqertë asgjë nuk ma jep emocionin e televizionit. Shkolla është një angazhim jo i vogël më vete.  Gjithsesi jam e lumtur për pauzën që bëra. Kam patur oferta për të filluar më parë me projekte të tjera, por nuk jam bindur plotësisht. Jam tip që pëlqej më shumë ‘pak e saktë’ sesa ‘shumë e llumë’ prandaj nuk bëhem pishman. Kjo mundësi në “Vizion Plus” ishte ajo që kisha pritur prandaj është një projekt që po bëhet me shumë përkushtim.
-E shikon televizionin si të ardhmen tënde apo kryesore do të jetë puna jote në fushën e drejtësisë?
EVA: Suksesi im më i madh mendoj se është arritja për të menaxhuar kohën për të bërë jo vetëm atë që dua por edhe atë që duhet. Për sa kohë të dy anët e peshores janë në balancë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sigurisht që është një stërmundim dhe diçka që nuk do t’ia këshilloja të gjithëve. Kur njerëzit më pyesin gjithnjë u them të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos mendojnë për asgjë tjetër, por unë jam gatuar paksa me të vjetrën. Sigurisht kjo harmoni mes këtyre dy botëve krejt të ndryshme nuk ka qenë e lehtë. Unë jam perfeksioniste dhe i jap shumë rëndësi detajeve. Dua patjetër të kem një performancë sa më të mirë në secilën prej tyre dhe këtu flas për rezultate të larta në mësime dhe performancë të arrirë në projektet artistike. Jam ekstremiste, ose shkëlqyer, ose nuk e marr fare përsipër ta bëj diçka. Mendoj se tani për tani kam qenë mjaftueshëm e fortë sa për të përballuar çdo shtrëngatë ku për pak sa nuk është mbytur anija ime e ëndrrave. Deri tani ka patur balancë midis jetës artistike dhe asaj intelektuale, ndoshta më vonë, kur të filloj përgatitjet për master do të më duhet të zgjedh. Deri atëherë do ta shijoj këtë kohë që më ka mbetur!
-E meqë po flasim për të ardhmen, si po shkon marrëdhënia me Genar Topallin?
EVA: Marrëdhënia shkon mirë, e qetë. Ne jemi të dy shumë diskretë, përpiqemi që këtë pjesë të jetës sonë ta mbajmë për vete… Tashmë janë 4 vite që jemi bashkë dhe të them të drejtën më duket e çuditshme që ka ende njerëz që pyesin me kurreshtje.
-Keni bërë ndonjë plan konkret si çift?
EVA: Sigurisht që bëjme plane. Kur je në një marrëdhënie për aq kohë sa planet bëhen pjesë e përditshmërisë edhe e gjejmë shpesh veten duke folur për të ardhmen. Gjithsesi më shumë sesa planet momentalisht po shijojmë kohën pranë njëri-tjetrit, momente të tilla janë shumë të vyera në këto ditë të ngarkuara pune.
INTERVISTA NE FAQEN ORIGJINALE 
0 notes
evamurati · 7 years
Photo
Tumblr media
1 note · View note
evamurati · 7 years
Text
‘’INTERVISTA’’ - 24/09/2015
Eva Murati: Jam vajzë deti…
Jemi në ditët e fundit të verës… Pushimet mbaruan. Dikush do të dëshironte që të zgjasnin më shumë se nuk ka marrë ngjyrën e duhur, dikush tjetër se nuk bëri selfien në vendin e preferuar apo dikush, se i pëlqen çdo gjë që sjell stina e pushimeve. Gjatë këtyre ditëve të nxehta, ju kemi freskuar sadopak me intervista personazhesh të zgjedhur ku kemi folur vetëm për pushimet e tyre. Këtë rubrikë po e mbyllim me një vajzë bukuroshe, të ëmbël, të dashur dhe që… e dashuron detin! Bashkë me Eva Muratin le të eksplorojmë pushimet e saj të kësaj vere…
Intervistoi: Mia Buci:
– Eva, pushimet këtë vit i bëre në Shqipëri apo jashtë?
EVA: Pushimet i kalova në udhëtim. Eksplorova gjithë bregdetin e Dalmacisë deri në Zardar. Bëja ndalesa në vendet që më pëlqenin më shumë, për të mos u kushtëzuar në një vend të vetëm. Më lodh monotonia që fatkeqësisht kap të gjithë gjatë vitit, prandaj pushime të tilla, në udhëtim, janë ato që më pëlqejnë më shumë. (Buzëqesh)
– Cili është vendi i pushimeve që nuk e tradhton kurrë?
EVA: Kisha qenë edhe më përpara në Mal të Zi dhe Kroaci. Çmimet janë të pranueshme, shërbimi shumë i mirë dhe ambientet të pastra. Ia rekomandoj gjithkujt që nuk do të shpenzojë shumë.
– Nëse tani mbyll sytë dhe mendon për këto ditë relaksi, cilat do të ishin ndjesitë?
EVA:(Buzëqesh) Çlirim nga stresi i mbledhur gjatë vitit, lumturi për shijimin e ditës me celular fikur, mirënjohje ndaj Zotit për këto ditë të bukura.
– Pushimet ishin me shoqërinë apo me Adamin tënd?
EVA: Me shoqërinë dhe Adamin. (Buzëqesh)
– Çfarë do të t’i bënte të bezdisshme pushimet?
EVA:  Mospatja e librit të duhur me vete ose ndonjë tip i bezdisur që i bashkohet rastësisht grupit.
– Çfarë mban mend nga pushimet që bëje kur ishe fëmijë?
EVA: Familja ime ka qenë ndër të parat që ka patur shtëpi në fshatin turistik në Golem. Atëherë mundësia për të bërë pushime ishte më e vogël, prandaj mblidheshim të gjithë kushërinjtë së bashku. Mbaj mend që bëheshim shumë fëmijë të moshave të ndryshme dhe argëtoheshim shumë. (Qesh) Gjithë dita kalonte lumturisht në det duke luajtur; vetëm netët ishin të vështira. Qëndronim me gjyshërit ngaqë prindërit nuk shkëputeshin dot shpesh nga puna dhe, si më e vogla që isha, vetëm 5 vjeçe, më merrte malli për mamin.
– Të kanë bërë përshtypje edhe ty këtë vit ankesat e qytetarëve për çmimet e kripura, veçanërisht në bregdet?
EVA: Të them të drejtën, jam shokuar nga ato që kam dëgjuar. Mendoj se banorët e zonave turistike përfitojnë nga bukuria e pafundme natyrore që Zoti i ka falur Shqipërisë. Aq larg ka shkuar babëzia e disa pronarëve sa duan të zhvatin edhe qindarkën e fundit të turistëve, për të nxjerrë në tre muaj, fitimin e një viti.
– Cila ka qenë shuma më e madhe që ke shpenzuar për pushimet?
EVA:  Ndërkohë që isha me pushime, shihja gjatë gjithë kohës në rrjete sociale “revoltën” e qytetarëve që kishin pushuar në Shqipëri, sidomos në Jug. Çmime të tilla, mbi të gjitha, nëse nuk shkoqërohen me shërbimin dhe pastërtinë e vendit, do të vazhdojnë të bien në kurriz të turistëve dhe do të përballemi me të kundërtën e ardhjes masive për pushime në këto zona. Qytetarët do të sensibilizohen dhe do të zgjedhin t’i harxhojnë diku tjetër paratë e pushimeve, diku ku ofrohen më tepër mundësi. Do të ndodhë efekti bumerang dhe në këto zona do të ketë rënie masive të numrit të turistëve. Prandaj, është shteti ai që duhet të ndërhyjë, pasi pavarësisht pronësisë, ai bregdet na përket të gjithëve.
– Çfarë ngjarjeje interesante i ka shoqëruar pushimet e tua këtë herë?
EVA: Do të ishte e vështirë të përzgjidhja njërën.
– Zgjedh shkuma parti me muzikë të lartë apo thjesht shezlong, det, not, muzikë me kufje dhe pamje të bukur?
EVA: Kjo pyetje më kujton shumë debate të kësaj vere. Shumica e të rinjve duan të bëjnë festa të çmendura me shkuma parti e të argëtohen me muzikë të lartë. Nuk e konceptoj kështu pushimin. Kalojmë nëpër aq shumë strese dhe kakofoni zhurmash gjatë vitit, prandaj për pushime dua “të arratisem” në një vend sa më të qetë.
– Me ç’lloj noti ke mësuar për herë të parë të notosh?
EVA: (Qesh) Jam fanse e stilit bretkosë. Është i qetë, pa shumë pllaqurina që mund të bezdisin të tjerët dhe i shpejtë.
– Je edhe një zhytëse e mirë?
EVA: Gjatë pushimeve, zhytja është një nga veprimtaritë që më jep më shumë kënaqësi.
– Çfarë të ngjall më shumë kuriozitet nga bota nënujore?
EVA: Larmia, sidomos në vendet ku fauna dhe flora është vërtet e pasur. Në vende të tilla argëtohesh edhe me mjete zhytëse, joprofesionale. Sheh lloje të ndryshme peshqish dhe bimësh që të bëjnë të mendosh për mrekullitë e mistershme të detit.
– Nëse do të ishe një nga vajzat e “Bayvvatch”, me siguri, shumë djem do të bënin sikur po mbyteshin, vetëm e vetëm që t’i shpetoje ti. Në një rast të tillë, cili do ishte reagimi yt?
EVA: Duke patur parasysh karakterin që kam, do sulesha menjëherë për të dhënë ndihmën. Pastaj, me zbulimin e lojës, do të qeshja më këtë rreng.
– Gjatë sezonit të verës, një rëndësi e veçantë u jepet edhe linjave të trupit. Ti, çfarë bën që je kaq në formë?
EVA: Qëndroj aktive! Nuk ka rëndësi nëse je në palestër, apo jo. Nëse gjatë ditës arrin të djegësh të gjitha kaloritë që ke marrë nga ushqimi i konsumuar, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
– Nëse shton në peshë gjatë pushimeve, stresohesh apo e merr me sportivitet?
EVA: Me sportivitet, sigurisht! (Buzëqesh) Nuk kam qenë kurrë fanse e dietave drastike. Mendoj se Zoti na ka dhuruar disa kënaqësi që mund t’i provojmë falas. Një prej tyre është edhe shijimi i ushqimit. Nuk i kuptoj njerëzit që e privojnë veten nga kjo kënaqësi!
– Këtë vit, tendenca e vajzave në foto kanë qenë “belfiet”… Për ty, më mirë një selfie apo një belfie?
EVA: Disa tendenca nuk i kuptoj përse përqafohen kaq masivisht nga njerëzit dhe belfie është një ndër to. Më duket shumë vulgare.
– Do të preferoje një darkë në një restorant me pamje nga deti apo thjesht një Nescafe në breg, në shoqërinë e detit?
EVA: Për sa kohë jam në shoqëri të mirë, nuk ka rëndësi vendi.
– Pija që ta shuan më tepër etjen?
EVA:  I alternoj, pasi nuk qëndroj gjatë me një shije. Coca-cola me reklamën #dhuronjëputhje, ka dominuar këtë verë. Mezi prita sa gjeta emrin tim në njërën prej kanaçeve.
– Sa herë je në plazh, lexon apo luan?
EVA: Varet nga situata. Zakonisht lexoj, por nëse më rastis të gjendem me një grup të shkathët, luaj, kryesisht volejboll.
– Veshja jote tipike dhe më komode që mban gjatë stinës së verës…
EVA: Fustan i freskët dhe sandale të sheshta.
– Sa kohë përpara fillon t’i ideosh pushimet e tua?
EVA: Shumica e ideve lindin spontanisht, kur dëgjoj dikë se ka patur një eksperiencë pozitive diku ose destinacioni i ndonjë libri a filmi që më ka kuriozuar.
– Çfarë të ndodh të harrosh më shpesh?
EVA: Zakonisht, paketohem shumë shpejt. (Buzëqesh) Udhëtimet e shpeshta më kanë mësuar të marr me vete vetëm gjërat e domosdoshme, prandaj nuk ngarkohem shumë.
– Të mjaftojne pushimet në det apo i alternon edhe me pushime në mal?
EVA: E kam menduar veten si “vajzë deti” pasi jam përjetësisht e dashuruar me plazhin. Aty e gjej relaksin, madje e shijoj edhe më tepër në dimër, kur nuk ka këmbë njeriu, pasi kemi fatin ta kemi detin vetëm një orë larg Tiranës. Nuk e kisha menduar kurrë se do të kënaqesha aq shumë në pushimet në mal derisa vizitova Malësinë e Madhe. Aty ke një ndjesi krejt tjetër nga plazhi. Ekziston një qetësi mistike që të bën të ndihesh sikur je ngritur në ajër. Të krijohet përshtypja sikur je brenda “Lahutës së Malësisë” së Gjergj Fishtës dhe në çdo çast, pret zanat dhe orët e malit të dalin. (Buzëqesh)
– Kënga që të ka shoqëruar këtë verë…
EVA: Nuk jam shumë fanse e muzikës moderne, kam gjithmonë USB-në time me vete. Parapëlqej këngët e vjetra, kryesisht ato italiane.
– Nga na vjen përshëndetja jote në këto momente?
EVA: Nga rruga e kthimit për në Tiranë. (Buzëqesh)
– …dhe e mbyllim me një përshkrim të shkurtër të pushimeve të tua këtë vit…
EVA: Të mrekullueshme, relaksuese, të domosdoshme për një fillim me forca të reja. (Buzëqesh)
Zgjedh… …krem apo vaj?
EVA:Në varësi të ditëve të plazhit. Krem në ditët e para, pastaj vaj.
…plazh me rërë apo me gurë?
EVA: Shqetësimi i vetëm që kam kur zgjedh një plazh, është pastërtia. Më pëlqejnë të dyja rivierat.
-…shapka apo sandale?
EVA: Sandale.
…zhytje në det apo xhiro me xhetski?
EVA: Zhytje ne det.
…foto apo video?
EVA: Të dyja. Më pëlqen t’i bëj të përjetshme disa kujtime.
-…lojë me letra apo volejboll?
EVA: Volejboll.
-…lindjen apo perëndimin e diellit?
EVA: Perëndimin
INTERVISTA ORIGJINALE
0 notes
evamurati · 7 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
evamurati · 7 years
Text
‘’INTERVISTA’’ - 2/02/2015
Eva Murati përzgjidhet nga agjencia që ka punuar me Xhenifer Lopez dhe Penelop Kruz! Eksperienca ime me Vodafone Italia… një përrallë! Doni të lexoni një intervistë në formën e një përralle? E tillë është biseda më poshtë me vajzën simpatike Eva Murati e cila na tregon një histori si ato të përrallave, ku çdo gjë që përjetohet duket si një ëndërr. Me një karrierë televizive si eksperiencë, Eva së fundi është përzgjedhur nga agjencia italiane si imazh në reklamën e Vodafone Italia. Siç thotë edhe vetë Eva, kjo kompani mund të kishste përzgjedhur çdo yll botëror, ndaj edhe në fillim është habitur me ofertën. Por ja që këtë herë, kjo kompani zgjodhi të kishte protagonist në reklamën e tyre të Vodafone, një yll nga Shqipëria. Pas kontratës që ka nënshkruar, me siguri Eva shumë shpejt do të renditet në lsitën e emrave të shqiptarëve që na bëjnë krenarë në Itali…
Intervistoi: Mia Buci
– Eva, në intervistën e parë që bëmë bashkë, të thashë edhe që ngjason shumë si italiane. Më duket se ta ndolla këtë pjesëmarrjen në reklamën e Vodafone Italia…
EVA: – (Buzëqesh) Të them të drejtën, të kam kujtuar ty dhe çdo person tjetër që ma ka thënë këtë fjalë! Të falënderoj! E bukura është se për shkak se unë e flas mirë italishten, as ata nuk mund ta besonin faktin se të paktën, nuk kisha jetuar në Itali. (Buzëqesh)
– Si të erdhi kjo ofertë?
EVA:Si fillim u kontaktova nga agjencia në e-mail. Isha me pushime atëhere dhe, të them të drejtën, kur shikon të dhënat e agjencisë, fakti se është një nga kompanitë më të mëdha në Europë me filial në Nju Jork dhe Milano, projektet që kishte realizuar me emra të mëdhej të shoubizit botëror, bëhesh tepër mosbesuese…
– Jam kurioze të di si ishte reagimi yt në atë moment…
EVA:Mendimi i parë që solli dhe mospërgjigjen time, ishte ”e pamundur”. E pamundur sepse pse duhet të përzgjidhet një vajzë shqiptare nga një kompani që punon me Xhenifer Lopez, Penelop Kruz?! Një kompani e tillë që bën reklamat e Campari-t dhe Benz-it, mund të ketë cilindo yll botëror dhe unë e quajta të pamundur faktin që po më kërkonin mua, por pas videokonferencës, gjithçka ndryshoi. Pashë seriozitetin e tyre, kushtet që ofronin dhe çdo gjë mori konture të vërteta për të më bërë të kuptoja se ishte reale.
– Pse mendon se të përzgjodhën pikërisht ty? Ku të kishin parë më parë?
EVA: Ata kërkonin një personazh shqiptar që të realizonin një reklamë për oferten e re të Vodafone Italia, për thirjet drejt Shqiperisë. Për faktin se televizioni ku kam punuar më parë kishte lidhje të drejtpërdrejta me Italinë, aty kishin parë një intervistë timen me Manuela Arkurin, më kishin pëlqyer dhe më kontaktuan për këtë bashkëpunim.
– Kur folëm bashkë, më the se e gjitha ishte ëndërr. Më trego çfarë përjetove gjatë kësaj eksperience? Me çfarë u përballe?
EVA: Nuk e kam besuar derisa zbrita në aereoport dhe dikush me tabelë me emrin tim vjen dhe me rrëmben valixhen, duke më thënë se për ditët në vazhdim, nuk do të më duhej të hapja vetë as derën e makinës. Unë nuk llastohem kurrë, jam tip luftarak dhe jam mësuar të bëj vetë gjithçka, por në raste të tilla ti zbulon se sa shumë vlerësohet jashtë kategoria e argëtimit, shoubizi, media dhe se sa vlerë të vogël ka këtu. Jam rritur me televizionin italian, jam tepër e ndjeshme në lidhje me të sepse është një pjesë jo e vogël e ëndrrave të fëmijërisë, të cilën m’u dha fati ta prek.
– Udhëtimi yt nisi me Parisin dhe vazhdoi me Milanon, ku edhe u realizua reklama, por le të mbetemi pak në Paris… Ti, me dashurinë tënde, në qytetin e të dashuruarve. Çfarë ndjesie ndryshe merr dashuria atje?
EVA: Meqenëse për shkak të angazhimeve në televizion nuk pata mundësi t’i shijoja pushimet verore, vendosa të bëja pushime të mirëfillta, ato dimëroret. (Buzëqesh) Kishte shumë kohë që doja ta vizitoja Parisin dhe më në fund e gjeta kohën dhe periudhën më të mirë, meqenëse gjithçka shkëlqente nga zbukurimet e festave. Çdo gjë ishte e përkryer.
– Çfarë të pëlqen më shumë nga kultura franceze?
EVA: Parisi është dritherues, gotik në stilin e kishave, rrugëve, statujave. Mund të gjesh një vepër arti në çdo rrugicë, mund të hasësh një copë histori në çdo pjesë të tij. Përsa u përket francezëve, do të thoja që janë tepër vizionarë dhe praktikë.
– Si do të ishe ti, e veshur me një luk francez?
EVA: (Buzëqesh) Luku francez është tepër i thjeshtë dhe i sofistikuar në të njëjtën kohë, me makeup fare të lehtë, thjesht, klas. Në ndryshim me ta, në Shqipëri shoh më tepër një tendencë ballkanase, me ekzagjerim në veshje, për të treguar format dhe makeup i rëndë.
– Të gjithë u tronditën nga ajo që ndodhi në Paris me vrasjen e gazetarëve të revistës satirike. Ti, ke punuar vetë në media… çfarë do komentoje në këtë rast?
EVA: Jetojmë në një botë ku të shprehësh mendimin tënd kundër interesave të tjetrit, kthehet në një rrezik që mund të të marrë jetën. Medoj se karikaturistët e vrarë të “Charlie Hebdo” janë shenjtorë që duhet të kthehen në burim frymëzimi, që të gjithë ne të mund ta vlerësojmë më tepër fuqinë e madhe të fjalës së lirë.
– Për ta çdramatizuar situatën, kalojmë në destinacionin tjetër, në Milano…
EVA: Unë mora më të mirën e Milanos, pjesën e bukur të modës ku gjithcka shkëlqente dhe përgatitej imtësisht për të marrë një produkt sa më cilësor. Është qytet industrial, tepër modern, ndryshe nga Roma dhe Fierence, që bosht kryesor kanë kulturën e lashtë.
– Përgjatë gjithë kësaj eksperience të bukur, ka patur ndonjë situatë jo të mirë apo të sikletshme sa për të prishur syrin e keq?
EVA: Të them të drejtën, jo, fatmirësisht.
– Si reagon Eva në një situatë të vështirë? Dominojnë nervat apo qetësia?
EVA: Jam person diskret, nuk më pëlqen të lexohem se çfarë ndjej përbrenda, aq më tepër në marrëdhëniet profesionale. Pa dyshim që mbizotëron qetësia, numërimi deri në 10 para se të flas dhe ndonjë buzëqeshje ironike. Kjo, përsa i përket punës, ndërsa marrëdhëniet personale sigurisht që, ashtu si të gjithë… Shpërthej (qesh), edhe pse janë tepër të rralla, numrin e miqve të ngushtë e kam tepër të kufizuar, për ta minimizuar në maksimum mundësinë e zhgënjimit.
– Parisi dhe Milanoja janë dy nga kryeqytetet e modës. More ofertë nga ndonjë agjenci mode atje?
EVA: Agjencitë e modës në këto dy qytete janë tepër prestigjioze. Nuk ndodh si në Shqipëri që të ndalojnë në rrugë, të bëjnë komplimente dhe të ofrojnë një kontratë për agjenci (shpeshherë fantazëm). Përkundrazi, je ti ajo që duhet të shkosh të interesohesh. Modelingu nuk ka qenë ndonjëherë ëndrra ime, e kam bërë vetëm për të arritur televizionin. Kur nënshkruan me Capture Image dhe L-Artist, nuk të shkon më mendja të kërkosh për agjenci të tjera.
– Me siguri, shoppingu në këto dy qytete ishte edhe ndër momentet e tua të preferuara. Me çfarë i mbushe çantat?
EVA: (Qesh) Nuk jam e fiksuar mbas blerjes. Aq më tepër kur udhëton për punë, e ke paksa të vështirë të gjesh kohë qoftë edhe për të shijuar qytetin e jo më për t’u çlodhur apo për shopping.
– Nëse do të ishe ti regjisore, reklamën e kujt do të doje të bëje? Si do të ishte ajo?
EVA: Reklama ime më e preferuar e të gjitha kohërave është ajo e “Intimissimi” me Monika Beluçin dhe ajo që do bëja unë do ishte diçka e ngjashme, me shumë ndjenjë brenda, besoj.
– Pas kësaj reklame, ke marrë oferta të tjera?
EVA: Tashmë, kam një kontratë me studion që punova dhe çdo bashkëpunim i ri do të kalojë nëpërmjet tyre.
– Janë edhe shqiptarë të tjerë që po bëhen të njohur atje, kryesisht balerinët që marrin pjesë tek “Amici” dhe e fundit, Klaudia Pepa. Edhe ti je njëra ndër to, sepse reklama do të shfaqet në televizionet italiane. Përveçse kjo është një reklamë e mirë për Shqipërinë, çfarë të bën tjetër të mendosh?
EVA: Kam një shije tepër të hidhur, të huajt kanë një imazh jo pozitiv për Shqipërinë, por ndjej një kënaqësi të madhe kur në fund të bashkëpunimit, janë me një mendim tjetër. Shqipëria ka shumë profesionistë, njerëz të talentuar që fatkeqësisht rrinë në hije për faktin se vendet kryesore zihen nga njerëz jo të aftë që kanë ”mikun” e famshëm, prandaj profesionistët e mirëfilltë detyrohen të punojnë jashtë vendit. Jam tepër e lumtur që munda të përfaqësoj vendin tim. Shpresoj që shqiptarët e Italisë që do më ndjekin, të jenë të lumtur që ndërmjet spoteve të ndryshme që transmetohen në televizionet italiane, do të ketë edhe dikë që do të flasë shqip. (Buzëqesh)
– A do të zhvendoseshe për të jetuar atje, sidomos nëse ta kërkon puna?
EVA: Çajupi thotë: ”Ku duket balta më e ëmbël se mjalta? Në vend të tij”. Asnjëherë nuk e kam menduar të ardhmem time larg Shqipërisë. E dua këtë vend dhe, edhe nëse do të largohesha për pak kohë, sigurisht që do të kthehesha prapë. Fatmirësisht, Shqipëria më ka treguar vetëm anën e saj të bukur, prandaj unë do bëj çmos të jap kontributin tim në përmirësimin e saj, për një përfaqësim sa më dinjitoz kudo në botë.
– Ç’të re ke zbuluar së fundi te vetja?
EVA: Forcën për të mbajtur, për t’i qëndruar besnike mendimit tim, pavarësisht gjithçkaje.
– Që dashuria mes një çifti t’u rezistojë edhe vështirësive më të mëdha, çfarë duhet?
EVA:  Besimi është përbërësi kryesor që një lidhje të funksionojë. Nëse ekziston besimi te njëri-tjetri, vështirësitë që sjell e tashmja, bëhen më të lehta për t’u kapërcyer dhe për të përmbushur planet e së ardhmes.
– Thonë se dashuria zgjat 3 vjet. Çfarë ka ndodhur me dashurinë tënde pas tre vjetësh?
EVA: Hëm… më vjen keq për njerëzit që mendojnë kështu! Dashuria nuk ka formula. Çdo dashuri është e ndryshme nga tjetra, nuk mund ta pranoj këtë thënie përgjithësuese, përkundrazi, mendoj se dashuria fillon e forcohet me kalimin e kohës. Jam tepër e lumtur, asgjë më shumë.
– Tani, do të doje një telefonatë nga…
EVA: Mami. (Buzëqesh) Jam tepër e lidhur me të, nuk ndodhet në Shqipëri për momentin, prandaj sa herë që më bie telefoni, emocionohem me shpresën se do të çmallem me zërin e saj.
– Personi të cilin mezi pret ta takosh?
EVA: Familjarët.
– Ia ke vënë syrin destinacionit tjetër, për udhëtimin e radhës?
EVA: Momentalisht, nuk kam shumë mundësi për plane sepse kohën e kam mjaft të kufizuar, por jam person i momentit. Nuk kam nevojë për shumë përgatitje kur udhëtoj sepse përqendrohem më tepër tek ajo çka më ofron destinacioni. Një çantë shpine, mjafton. (Buzëqesh)
– Cilat janë planet që ke në vazhdim apo ia lë gjithçka rastësisë?
EVA: Momentalisht, jam fokusuar vetëm rreth karrierës akadamike. I rikthehem televizionit si e ftuar ose për projekte të shkurtra. Gjithashtu, pres të dalë filmi, në fund të janarit. Kam patur oferta për sezonin e ri televiziv, por kam qenë në mëdyshje, sidomos kur tani çdo gjë krahasohet me eksperiencën që pata.
– Mendon se njeriu lind me fat apo fatin e bën vetë?
EVA: Mendoj se njeriu e bën vetë fatin e tij. Sigurisht, rrethanat janë të rëndësishme; koha e duhur, momenti i duhur, por jo esenciale. Duhet të jesh gjithnjë e përgatitur pasi është kjo ajo çka duhet të të diferencojë nga të tjerët. Fat është ajo çka ndodh kur mundësia takon përgatitjen.
– Duket që këtë vit e ke nisur mirë… Të uroj të vazhdosh kështu!
EVA: Të falënderoj! (Buzëqesh) Është një fillim i mbarë, shpërblim i mundit të 2014-s.
E zgjedh, italian apo francez?
– Verën…
EVA: Franceze.
– Modën…
EVA: Parisi eshte kryeqyteti I modes
– Aktori…
EVA: Rikardo Skamario dhe Vinsent Kasel… Nuk mund t’i ndaj!
– Shkrimtari…
EVA: Absolutisht, Viktor Hygo, më drithëron.
– Pushimet…
EVA: Të dya vendet të ofrojnë kulturë shekullore për pushime dhe plazh, për pushime pasive.
– Gjuha…
EVA: Italiane, sepse jam rritur me të, ndërsa për frëngjishten duhet ende të jap provimin. (Qesh)
– Reklamat…
EVA:Për francezët nuk mund të flas, por shija e mirë bashkëpunimit për reklamën italiane, më bën të zgjedh këtë të fundit.
INTERVISTA ORIGJINALE 
0 notes
evamurati · 7 years
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes