Tumgik
Text
Dreqin, le të qajnë. Të qajnë retë nga pesha e pluhurit. Të qajnë mëngjeset nga malli për Hënën. Të qajë buzëqeshurazi vesa për të pastruar lulet. Të qajë e djeshmja për kohën e humbur. Le të apokalipsohen përjetimet me mall e me pritje, Për pritjen humbamene, që ka harruar të vdesë, të fiket. Të përgatisim një arkivol të errët buzëqeshjesh Që jeta, prej vdekjes më të mos qurravitet. Le të qajnë, të qajnë e të ngopen E më pas të mbyten, në turbullimën e miletit Ndërkohë unë po përgatis ca çaj e biskota Po blej verë, vodka dhe po arnoj qenien time E po vë kasetën e vjetër.
2 notes · View notes
Text
Të pres
Pres, përgjoj symbyllur mes mijëra hapave kur do ta ndjej tëndin, mes mijërave kur do ta njoh frymëmarrjen tënde.
Gjithkah të kërkoj nëpër të gjitha udhëkryqet, nëpër të gjitha rrugët, në vijat e fytyrave t'atyre që shkojnë e vijnë, në lojën e reve në lëvizjen e hijeve para mbrëmjes… O, vite e vite të kerkoj.
Një herë do të vish. Me flokun që bie erë puhie dhe lirie t'pakufi e llahtarshme e pashmangshme me sy vrasës si vrobull i heshtur, që në vete fsheh sa vdekjen sa jetën… Një here do të vish…se s'bën.
120 notes · View notes