Tumgik
Nuk po ja ndante sytë; e përkëdhelte siç perkedhelin një fëmijë: kokën, fytyrën, krahët. Qeshte, sepse qeshte ajo, ishte gati t’ia plaste të qarit, duke parë si i rridhnin asaj lotët. Nuk thoshte as edhe një fjalë, por e përpinte belbëzimin e saj të ethshëm, të palidhur, duke mos kuptuar asgjë ç'thuhej; qeshte ngadalë. Kur i dukej se përsëri po e kaplonte trishtimi, edhe i ndiente trishtim, kur ajo zinte e qante, edhe atij i rrëmbusheshin sytë, kur ajo e qortonte, e ledhatonte si foshnjën: nga koka, nga faqet, nga krahët; e qetësonte, siç qetësojnë miturakët.
- Fyodor Mikhailovich Dostoevsky, “Idioti”
8 notes · View notes
Po c'është fatkeqësia, nëse kam forca të jem i lumtur? S'e kuptoj si mund të kalohet pranë një druri dhe të mos ndihesh i lumtur që e sheh? Të flasësh me një njeri dhe të mos jesh i lumtur që e do?
- Fyodor Mikhailovich Dostoevsky, “Idioti”
1 note · View note
- Cili është kuptimi i jetës?
- Gjumë, mbushje barku dhe seks.
- Erich Maria Remarque, “Obelisku i zi”
3 notes · View notes
Dashuria, e cila në jetë gjendet jashtëzakonisht rrallë e pastër, ndrit e shkëlqen në vdekje nga të katër anët dhe ndeshet më shpesh se çdo gjë tjetër. Gjithandej - vetëm virtyte të larta, besnikëri, përkujdesje, frikë Perëndie, adhurim, altruizëm pa interes… Por edhe të afërmit që mbeten gjallë, e dinë fort mirë sesi duhen të sillen: sa nuk thyhen më dysh nga hidhërimi i thellë…, humbja e të shtrenjtit të tyre është e pazëvendësueshme…, kurrë s’do ta harrojnë të vdekurin…, e të tjera, e të tjera… Sesi fisnikërohesh, kur lexon të tilla gjëra, dhe mund ta ndjesh veten krenar që i përket një race me ndjenja kaq të qashtra!…
- Erich Maria Remarque, “Obelisku i zi”
0 notes
Kurrë, kurrë s’kam ditur; gjithmonë kam qenë tepër i rrëmbyer, gjithmonë tepër i paduruar, gjithmonë më futej diçka në mes, gjithmonë më këputej diçka… po cili është ai që di ta luaj pjesën ashtu siç duhej, dhe, në qoftë se di, për çfarë do t’i hyj në punë? Mos vallë mjegulla e dendur do të jetë më pas më pak e dendur, pyetjet pa përgjigje do të jenë pastaj më pak të pashpresa, dëshpërimi për shkak të pafuqisë së përjetshme do të përvëlojë pastaj më pak dhimbshëm dhe do të mund ta shpjegosh e ta rrokësh e ta kalërosh pastaj jetën si një kalë të zbutur - apo jeta do të shëmbëllejë përherë me një vel të stërmadh mes shtrëngatës, që na mban dhe që, sapo zgjasim dorën për ta prekur, na flak në tallaze?… Më hapet nganjëherë një hon përpara syve, që duket sikur zgjatet deri në qendër të tokës. Me çfarë mund të mbushet?… Me mall? Me dëshpërim? Me lumturi? Po me ç’lumturi? Me kapitje? Me dorëzim? Me vdekje?… Përse jetoj unë? Po, përse jetoj, vallë?
- Erich Maria Remarque, “Obelisku i zi”
0 notes
Tumblr media
- Khaled Hosseini, “Dhe malet oshëtijnë”
0 notes
Se kish kuptim, që s’kish kuptim,
Kuptim’ i fellë-i mallit t’onë;
Se malli jon’ ish zotërim,
Që robëron përgjithmonë;
Se s’dashuronja-as un’ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri - një fshehtësi
M’ e fshehur se sa fshehtësija.
- Lasgush Poradeci
1 note · View note
L’Amour est plus admirable que l’Art.
- Oscar Wilde, “Le portrait du Dorian Gray”
0 notes
Pourquoi m’aime-t-il tant? Je sais pourquoi je l’aime. Je l’aime parce qu’il est exactement ce que l’Amour lui-même devrait être.
- Oscar Wilde, “Le portrait du Dorian Gray”
0 notes
Ai nisi të shpresonte që një ditë prej ditësh, qytetet tona do të zgjeroheshin edhe më shumë nga ç’ishin, duke bërë të mundur kësisoj që brenda tyre të kishte vend edhe për gjelbërim edhe për fshatin e zonat e paprekura, në mënyrë që njerëzit të kujtoheshin se ajo që neve na takon është vetëm një hapësirë fare e vogël përmbi tokë, e se ne vërtet ia kemi dalë të mbijetojmë në këtë univers, po fare mirë ai mund të na e rimarrë atë që na ka dhënë, me po atë lehtësi që lëshon mbi ne stuhitë apo dërgon detin për të na përmbytur me dallget e tij, si për të na kujtuar se, në fund të fundit, ne s’jemi asgjë.
- Ray Bradbury, “451 Farenhajt”
0 notes
Kur ai vdiq, befas unë pashë se nuk isha duke qarë për të, por për të gjitha ato gjëra që ai kishte bërë. Qaja, sepse e dija se ai nuk do t’i bënte dot më kurrë ato gjëra, nuk do të skaliste e gdhendte dot më asnjëherë një copë dru, nuk do të na ndihmonte dot më kurrë të rritnim pëllimba në kopshtin e shtëpisë, as do t’i binte dot violinës, ashtu siç dinte t’i binte, aq bukur, as do të ma rrëfente më ato gjëra për të qeshur. Ishte bërë pjesë e jona gjyshi, e, kur ai vdiq, të gjitha veprimet e tij ngrinë, vdiqën dhe ato, se s’kishte më që t’i bënte njëllok siç i kishte bërë ai. Ai ishte i veçantë, s’ngjante me njeri. Ishte një njeri që i nevojitej shumë jetës. Unë asnjëherë, në të vërtetë, s’kam arritur ta marr veten që nga vdekja e tij. Mendoj shpesh për tërë ato skulptura të mrekullueshme që nuk e panë dot dritën për shkak të vdekjes së tij. Sa shumë gaz e fjalë të këndshme i mungojnë botës, ngaqë s’është më ai, e sa pëllumba ngrenë foletë nëpër shtëpi, por s’e provojnë më atë ledhatim nga duart e tij! Ai i jepte diçka botës. Ai e ndryshonte botën. Dhe atë natë kur im gjysh vdiq, bota humbi dhjetë milionë vepra të bukura.
- Ray Bradbury, “451 Farenhajt”
0 notes
Kjo është ana e mirë që ka vdekja. Atëherë, kur s’të mbetet më asgjë se ç’të humbasësh, s’ke frikë më nga asnjë rrezik.
- Ray Bradbury, “451 Farenhajt”
3 notes · View notes
Elles parlaient de la pluie et de la vie; de la pluie et du tonnerre; de la pluie et du vent; de la pluie et de l’obscurité; de la pluie et du passé, et de la pluie et de l’avenir; et de la vie et de la mort.
- Harold Sonny Ladoo, “Nulle douleur comme ce corps”
0 notes
Souvent la chaleur d’un beau jour/ Fait rêver fillette à l’amour.
- Gustave Flaubert, “Madame Bovary”
0 notes
Njeriu duhet të ketë kaos dhe furi brenda vetvetes, që të bëjë të lindë një yll që vallëzon.
- Irvin D. Yalom, “Kur qau Niçja”
2 notes · View notes
Zakonisht, largimi shoqërohet nga mohimi i vazhdimësisë së ngjarjes: njerëzit thonë, Auf Wiedersehen, mirë u takofshim. Ata vrapojnë shpejt për të planifikuar ribashkime dhe, më pas, dhe më shpejt akoma, i harrojnë vendimet e tyre. Unë nuk jam njëri prej tyre. Unë parapëlqej të vërtetën, që ne sigurisht nuk do të takohemi më me njëri-tjetrin.
- Irvin D. Yalom, “Kur qau Niçja”
1 note · View note
Nga ç’yje kemi pikuar për njëri-tjetrin?
- Irvin D. Yalom, “Kur qau Niçja”
2 notes · View notes