Tumgik
#Lajmet e Fundit
albaniatimes · 2 years
Text
Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai
Dorian Duçka, Personi B, sipas akt-padisë amerikane, u zhduk në Dubai, sapo shpërtheu afera e ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal.
Dorian Duçka, ish zëvendësministër për energjitikën tetë vite para dhe më pas konsulent i pavarur për Qeverinë e kryeministrit Rama, me pasaportë diplomatike në xhep, nuk ka mbushur 40 vjeç dhe për 10 vjet ka luajtur “spiunazh” në 4 kontinente, Azi (në Kinë), Dubai (ku ka rezidencën në Emiratet e Bashkuara Arabe), në Evropë (Shqipëri, Zvicër, Austri, Kosove, Maqedoni), Amerikë (në Delaware, Washington, New York).
I diplomuar në të vetmin universitet turk (EMU) në Famagusta të Qipros veriore, Duçka u stërvit mirë nga ata që e dërguan atje dhe në moshën 25 vjeçare, e hodhën në tregun shqiptar për t’u sprovuar në situata të vështira “biznesi”.
Si fillim, ai për 6 vite me radhë u caktua koordinator i projektit të gazsjellësit “TAP” në Ministrinë e Ekonomisë.
Pas moshës 30 vjeçare Duçka u “thith” si aset me vlera, ku u fut nëpër afera me shtrirje influence nga lindja e largët në perëndim. Më pas, Duçka ngriti disa biznese edhe në Shqipëri ku u mbështet vetëm në një rreth të ngushtë familjar me tre persona, bashkëshortja Xhoana Lilaj, vëllai i saj Elton Lilaj dhe bashkëshortja e tij Blerina Lilaj. Të tre administruan dhe mbuluan aktivitetin e tre kompanive, dy prej tyre biznese armësh dhe një OJF-je që shërbente si guackë projektesh për aferat e Duçkës dhe partnerëve të tij jashtë Shqipërisë.
Sipas dokumentit të akuzës amerikane, “Gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar dhe me Personin B [Dorian Duçka].
Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeministrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte licenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një pajisje teknike të FBI-së në prani të personit B”.
Në 12 shtator 2017, vetëm dy ditë pasi Duçka, Neza dhe McGonigal takuan në Tiranë kryeministrin Rama, u regjistrua në QKB kompania “Alpha Strategy Consulting” me Nipt L72112036Q. Ortakët Xhoana Lilaj dhe Dorjan Duçka, krijuan kompaninë që ofronte “konsulencë dhe asistencë për projektet ndërkombëtare, në çdo lloj biznesi që shoqëritë vendase dhe të huaja janë të interesuara të ndërmarrin në Shqipëri ose jashtë saj, biznese për shfrytëzimin e pasurive, nëntokësore dhe mbitokësore”.
Xhoana Lilaj në të njëjtën kohë u emërua nga qeveria në një post kyç tek AKEP, si drejtoreshë dhe anëtare e Këshillit Drejtues të kësaj Agjencie. Bashkëshortja e Duçkës, prej disa vitesh mban këtë pozicion kontrolli mbi të gjitha aktivitetet e komunikimeve elektronike në Shqipëri, përfshirë masmedian elektronike (portalet), informacione që i duhen Duçkës dhe partnerëve të tij të biznesit, pse jo të spiunazhit.
Si krijoi Duçka dy kompani për shitje armësh me një arab dhe një rus?
“Spiuni” Duçka qëndron pas dy kompanive të tregtimit të armëve, duke vendosur si administrator kunatin e tij, Elton Lilaj. Duçka u kujdes të krijohet përshtypja se dy kompanitë kanë një origjinë kapitali perëndimor, nga Belgjika dhe Franca.
“Sparta International” me Nipt M21502057R u regjistrua në 1 Mars 2022 në QKB, me ortakë: (1) “francezin” arab Adel-Henry Nuseibeh – 40%, (2) “belgun” lindur në Khimki të Rusisë Denis Valerievitch Kozlov – 40%, (3) Elton Lilaj dhe Zamira Qato me nga 10%.
Kompani e krijuar me qëllim aktiviteti “Importi, eksporti i të gjitha mallrave të destinuara për qëllime ushtarake, duke përfshirë municionet dhe të gjitha llojet e armatimeve”.
Tre ditë më pas, në 4 Mars 2022 u krijua kompania “Apollo Defense International” me Nipt M21508012C, regjistruar në QKB me ortak 80% “francezin” arab Adel-Henry Nuseibeh, 10 % Elton Lilaj, 10% Zamira Qato.
Sipas kategorizimit të ligjit për armët, Duçkës me dy kompanitë që krijoi iu dha e drejta të tregtonte për Shqipërinë dhe jashtë saj armët e tipit B1, që janë armët e shkurtra të zjarrit gjysmautomatike apo vetërimbushëse, B4 që janë armët e zjarrit të gjata gjysmautomatike, me gushë ose fole për fishekë, që mund të mbajnë më tepër se tre fishekë dhe gjithë kategoritë C, që janë armët e zjarrit të gjata me përsëritje, me një gjuajtje me tytë të vjaskuar, të gjata gjysmautomatike, armët pneumatike me energji të predhës deri në 7,5 J dhe kalibër deri 4,5 mm (C6), armët e zjarrit për sinjalizim me dritë dhe me zë.
Të gjitha eksportimet e armëve licencohen nga një agjensi në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, AKSHE- Agjencia e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, ku prej vitesh drejtor aty është kushëriri i parë i Fidel Yllit, E. Bekteshi.
Për hesap të kujt do të tregtonin armë “Arabi” Adel-Henry Nuseibeh, “Rusi” Denis Valerievitch Kozlov dhe “Kunati” shqiptar Elton Lilaj me kompanitë “Sparta International” dhe “Apollo Defense International”?
Duçkës i duhej edhe një OJF për të mbuluar projektet dhe aferat. Qendra SMEK “Për zhvillimin social, mjedisor, ekonomik dhe kulturor” u krijua nga Elton Lilaj për këtë qëllim. SMEK është një nga 57 OJF-të e regjistruara në Shqipëri. Kjo OJF funksionon me ndihmën e bashkëshortes së një prokurori të njohur të Prokurorisë së Përgjithshme dhe është një mburojë e mirë për aferat e “spiunit” Duçka.
Akuza amerikane ka zbuluar të vërteta rreth aktivitetit të bizneseve të Duçkës dhe bashkëpunëtorëve të tij nëpër botë. Akt-padia kundër ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal do ketë plot të dhëna për Dorjan Duçkën, nëse ai është “spiun” kinez, arab, evropian apo amerikan.
1 note · View note
xhemilbeharaj · 3 months
Text
Reperi Cozman pjesë e “BBV4”?
Reperi i njohur Cozman është përfolur si personazh që mund të bëhet pjese e reality show si “Big Brother”, në Shqipëri apo edhe Kosovë. Teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Pushime on Top”, së bashku me mikun e tij, Skerdi, Cozman komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme. Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të…
0 notes
dylbianews · 11 months
Text
U vra nga kolegu? Detaje të rënda nga vdekja e shqiptares në Itali, familjarët: E morëm vesh nga lajmet në internet
“Për dy orë nuk na thanë asgjë, e morëm vesh nga faqet e internetit” Detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me vdekjen tragjike të 26-vjeçares shqiptare në Itali, Anila Grishaj. Familjarët e Grishajt shprehen të tronditur për ngjarjen, ndërsa thonë se askush nuk i njoftoi për ngjarjen e rëndë. “Ne ishim të fundit që e morëm vesh, është turp, duhet të ishim të parët. Për dy orë nuk na thanë…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
luanmorina · 2 years
Text
Katari 2022 – TV Hana (11)
Katari 2022 – TV Hana (11)
‘90tat Nganjëherë i dëgjoni disa më në moshë kur thonë ‘ma mirë osht kon ktunihere’. Fatmirësisht, ata përqendrohen vetëm në një pjesë muhabeti të një pasdarke pas të cilës ke dëgjuar lajmet e orës 11 që ka qenë informata e fundit deri nesër në mëngjes. Pa telefon, pa internet, pa televizione (nuk ka pasur transmetim natën), e ndoshta ndonjë radio ka qenë si ‘LAJMI I FUNDIT’. Edhe prej…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Historianët e Deçanit për betejën e Kosovës: Serbia po tenton ta falsifikojë historinë
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka akuzuar Serbinë se duke e prezantuar si fitore të saj betejën e humbur të Kosovës të vitit 1389, po tenton ta falsifikojë historinë duke u bazuar në mite dhe gënjeshtra.
Në reagimin e tyre, historianët e Deçanit kujtojnë opinionin se historia nuk mund të shtrembërohet mbi Betejën e Kosovës.
“Beteja e Kosovës e 28 qershorit 1389, ka qenë disfata me e madhe që e ka pësuar aleanca ballkanike antiosmane e përbërë nga princat ballkanas, si dhe ndër fitoret më të mëdha që ka shënuar Perandoria Osmane në shekullin XIV”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Shkodran Imeraj.
Për më tepër, historianët e Deçanit thonë se humbja e aleancës ballkanike karshi forcave osmane, e cila festohet si fitore nga serbët, të cilët kanë qenë pakicë ushtarake në këtë aleance, nuk është asgjë tjetër së vetëm një mit dhe tentim për të falsifikuar historinë.
“Manovrat e tyre për të shndërruar Kosovën si “toke të shenjtë serbë” nuk qëndron, ngase serbet zyrtarisht ortodoksinë e kanë pranuar nga shqiptarët, të cilët në masë të madhe ishin të përkatësisë fetare ortodokse, ngase pjesa me e madhe e tokave shqiptare pas vitit 1054, kur ndahet kisha në dy rite, në atë katolike – perëndimore dhe në atë ortodokse – lindor, i kanë takuar kishës lindor, ngase ishin në administrimin e Perandorisë Bizantine, perandori e cila si fe zyrtare e kishte ortodoksinë. Historia serbe është e ndërtuar mbi mite dhe gënjeshtra. Ata, si popull gjithnjë kanë qenë uzurpator dhe si të tillë sillen qysh nga shekulli VII, kur kanë ardhur në Ballkan si fise barbare”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
The post Historianët e Deçanit për betejën e Kosovës: Serbia po tenton ta falsifikojë historinë appeared first on Telegrafi.
1 note · View note
lajmengabota · 3 years
Text
Notat e lojtarëve, Suedi 1-2 Ukrainë: Zinchenko lojtar i ndeshjes
Ukraina ka shënuar fitore ndaj Suedisë në vazhdime me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale.
Ndeshja e fundit e 1/8 në Euro 2020 doli të jetë interesante, me të dyja skuadrat që sulmonin, duke gjetur golat që në pjesën e parë.
Oleksandar Zinchenko dhe Artem Dovbyk shënuan për Ukrainën, ndërsa Emil Forsberg për Suedinë.
Zinchenko me një gol dhe një asistim ishte më i miri në fushë me notën 8.9
Në anën tjetër Emil Forsberg ishte më i miri me notën 8.1.
Notat e lojtarëve të Suedisë dhe Ukrainës
Sweden – Ukraine Live Score
/Telegrafi/
The post Notat e lojtarëve, Suedi 1-2 Ukrainë: Zinchenko lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Përcaktohen çerekfinalet e Euro 2020. Ukraina surprizon Suedinë në shtesë, sfidon Anglinë
Është kompletuar edhe raundi çerekfinalist i Euro 2020. Përballje interesante premton ky tur, i cili vendos kundër njëra-tjetrës skuadra që nuk ishin kuotuar për të shkuar deri në këtë pikë të Europianit. Surpriza e madhe është padyshim Ukraina, që eliminoi pas kohës shtesë Suedinë me shifrat e ngushta 2-1.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në fundin e shtesës së dytë shënoi Dovdyk. Në duelin e radhës e pret Anglia. Padyshim që një finale e parakohshme është ajo që do luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih mes Belgjikës dhe Italisë. Ndërkaq, shumë pak e kishte pritur që njëra mes Republikës Çeke dhe Danimarkës të shkonte në gjysmëfinale, verdikt që do vuloset në Baku.
Drithërima premton edhe dueli mes Zvicrës dhe Spanjës, dy kombëtare që e siguruan biletën për më tej vetëm pas kohës shtesë, madje helvetëve iu nevojiten edhe 11 metërshat për të eliminuar kampionët e Botës, Francën. Përballjet e raundit çerekfinal do luhen më 2 dhe 3 Korrik.
Klan News
The post Përcaktohen çerekfinalet e Euro 2020. Ukraina surprizon Suedinë në shtesë, sfidon Anglinë appeared first on Tv Klan.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Dua Lipa mendon t’i futet aktrimit
Këngëtarja: Kam dëshirë të marr një rol të vogël në një film
Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes për arritjet në karrierën e saj muzikore por këngëtarja po mendon së fundmi t’i futet rrugës së aktrimit. Kjo lëvizje saj vjen pasi filloi të përmirësonte aftësitë e saj interpretuese në setin e videos për këngën e saj të re Love Again.
E pyetur në lidhje me provat për një rol në film, Dua tha “Do të doja shumë. Është diçka që unë padyshim jam duke kërkuar për ta eksploruar dhe kuptuar, ndoshta me një rol të vogël së pari.
Sipas britanikes the Sun duket se Dua ka zbuluar anën e aktrimit brenda videove muzikore .
Në fakt hapat e parë drejt ekranit këngëtarja nuk i ka patur në muzikë, por në aktrim. Në moshën 10- vjeçare, ajo ka luajtur në serialin komedi, “Familja Moderne”, që doli në vitin 2005. Dua në serial luante rolin e një vajze të vogël dhe ishte mike e personazhit Robert, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.
Skena kur Dua shfaqej ishte xhiruar në Londër, pikërisht në kryeqytetin britanik, ku Dua është lindur dhe rritur. Kjo është edhe shfaqja e parë televizive në të cilën ajo ka marrë pjesë.
Klan News
The post Dua Lipa mendon t’i futet aktrimit appeared first on Tv Klan.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Të gjitha çiftet çerekfinale dhe orari i ndeshjeve në “Euro 2020”
Tashmë janë kompletuar të gjitha çiftet në Kampionatin Evropian.
Cerekfinalisti i fundit është Ukraina, që e eliminoi Suedinë.
Belgjikë vs Itali do të jetë sfida më interesante në çerekfinale, duke mos përjashtuar edhe ndeshjen me Zvicrës së shqiptarëve dhe Spanjës.
Ceki vs Danimarkë është përballja tjetër dhe Anglia vs Ukraina.
Faza çerekfinale do të nisë të premten, Zvicra do të përballet me Spanjën nga ora 18:00, derisa Belgjika me Italinë nga ora 21:00.
Kurse të shtunën do të përballen Çekia me Danimarkën ora 18:00 dhe Anglia me Ukrainën nga ora 21:00. /Gazeta Express/
Tumblr media
The post Të gjitha çiftet çerekfinale dhe orari i ndeshjeve në “Euro 2020” appeared first on Gazeta Express.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
OKB hetim të pavarur për presidentin e Iranit
Ebrahim Raisi akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e mijëra të burgosurve politike në 1998
Kombet e Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kërkojnë një hetim të pavarur në akuzat e ekzekutimeve të urdhëruara nga Irani të mijëra të burgosurve politikë në 1988 dhe rolin e luajtur nga presidenti i zgjedhur Ebrahim Raisi.
Javaid Rehman, një hetues në Kombet e Bashkuara  në një intervistë me Reuters tha se gjatë viteve zyra e tij ka mbledhur dëshmi dhe prova. Ai tha se ishte i shqetësuar për raportet se kohët e fundit janë zbuluar disa varre masive.
Rehman u shpreh që të fillohen sa më parë hetimet për Raisin dhe për fatin e të burgosurve. Një hetim sipas OKB-së do të ishte në interes të të gjithëve përndryshe do të ketë shqetësime shumë serioze në lidhje me këtë president dhe rolin që ka luajtur historikisht në ato ekzekutime.
Raisi, një gjykatës i vijës së ashpër, është nën sanksione të SHBA-së. Aktivistët thonë se ai ishte përfshirë për  vrasjet e vitit 1988. Amnesty International ka vendosur numrin e ekzekutuar në rreth 5,000 në një raport të vitit 2018 se numri real mund të jetë më i lartë.
Raisi siguroi fitoren këtë muaj mes vështirësive ekonomike dhe kufizimet politike. Ebrahim mban një profil në Iran si gjykatësi më i lartë dhe dallohet për pikëpamjet ultra-konservatore. 
Klan News
The post OKB hetim të pavarur për presidentin e Iranit appeared first on Tv Klan.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Këshilltari i Vjosa Osmanit reagon pasi përmendet Kushtetuesja për shkarkimin e Dakës
Artan Murati, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se Osmani, ka shkelur Kushtetutën kur e ka shkarkuar kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka.
Murati ka thënë se ndërpreja e mandatit të Kryesuesit të KQZ-së është e paraparë me Ligj, raporton Gazeta Express.
“Përsëri sonte flitej për shkelje të pretenduara kushtetuese nga ana e Presidentes, në rastin e znj. Daka. Cila dispozitë kushtetuese është shkelë? Cila është shkelja e pretenduar kushtetuese? Nëse flisni për procedurë të shkarkimit, cila është ajo procedurë?  Për sqarim e rikujtim: Presidenti i vendit e emëron Kryesuesin e KQZ-së. Nuk ka asnjë procedurë të vetme që duhet ndjekur për emërim, përvec kushtit që i emëruari të jetë gjyqtar i Apelit ose Supremes. Nuk duhet propozim as nga KGJK, as nga KQZ, as nga Gjykata përkatëse nga e cila përzgjidhet i emëruari i Presidentit si Kryesues i KQZ-së”, ka shkruar Murati.
Murati thotë se Ligji nuk përcakton ndonjë procedurë shtesë e as nevojë për propozime për ndërprerje të mandatit nga dikush tjetër.
“Për cfarë procedure të shkarkimit po flitet atëherë? Nuk ka dicka të tillë. Nuk ekziston dicka e tillë. Kjo vlenë edhe për disa institucione tjera, ku emërimi e shkarkimi/ndërprerja e mandatit të Kryesuesit bëhet nga Presidenti, jo vetëm për KQZ-në.
Procedurë emërimi e shkarkimi ka për Gjyqtarë, sepse ndonëse emërohen e lirohen nga detyra nga Presidenti, propozimi vjen nga KGJK. E njëjta vlenë për Prokurorët, me propozim nga KPK. Procedurë ka edhe për Gjyqtarët e Kushtetueses, ndonëse edhe këta i emëron Presidenti”, shkroi Murati.
The post Këshilltari i Vjosa Osmanit reagon pasi përmendet Kushtetuesja për shkarkimin e Dakës appeared first on Gazeta Express.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Aksidentalisht miliarder për disa ditë, amerikanit i depozitohen në llogarinë bankare 50 miliardë dollarë – i “shijoi” vetëm katër ditë
Një familje nga Louisiana në mënyrë krejtësisht aksidentale është bërë miliardere për disa ditë, pasi në llogarinë e tyre bankare u depozituan 50 miliardë dollarë – duke u bërë kështu familja e 25-të më e pasur në botë – dhe atë për më pak se katër ditë.
Agjenti i patundshmërive në Baton Rouge, Darren James, 47-vjeq, ka thënë për Fox se si këtë muaj një ditë është detyruar të kthehet më herët nga puna – ku gruaja e tij e priste me pasqyrën e llogarisë së tyre bankare – duke i kërkuar ta shikoj mirë, transmeton Telegrafi.
“Hape dhe do ta shohësh që në llogari kemi 50 miliardë dollarë”, tha James, i cili u befasua nga fakti se në mënyrë krejtësisht aksidentale u bë shumë i pasur.
“Të gjithë thamë njëzëri se kush do të troket në derën tonë, pasi që nuk ishim në dijeni për prejardhjen e tyre”, shtoi ai.
Megjithatë pranoi se në një moment mendoi se mund të kishte qenë “daja i tij i pasur” që i ka lënë para – e me atë shumë të parave do ta rangonte një vend nën themeluesin e Nike, Phil Knight.
“Nuk mund ta mohoj që ishte ndjenjë e mirë të shohësh kaq shumë zero në llogari”, ka thënë ai me një dozë shakaje.
youtube
Megjithatë James dhe gruaja e tij i telefonuan bankës për të mësuar për arsyen e kësaj shumë të majme të parave – por ato mbetën në llogari edhe për disa ditë.
“Ishim miliarder për katër ditë. Ishte një ndjenjë e mirë, pavarësisht që nuk mund të bënim asgjë me to. E dinim që nuk ishin paratë tona. Nuk i kemi fituar ne, dhe për këtë nuk mund të bënim asgjë me to”, ka thënë James i cili dikur kishte punuar si polic.
Por gjithçka u sqarua kur nga banka Chase thanë se kishin pasur një problem teknik, që mund të ketë ndikuar te disa llogari të caktuara – dhe se paratë u janë marrë nga llogaria. /Telegrafi/
  The post Aksidentalisht miliarder për disa ditë, amerikanit i depozitohen në llogarinë bankare 50 miliardë dollarë – i “shijoi” vetëm katër ditë appeared first on Telegrafi.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Gjenden të vdekur tre femijë në Los Angelos, arrestohet nëna
Mister shkaqet, policia ndalon nenën e tyre si të dyshuar për ngjarjen e rëndë
Një nënë 28-vjeçare është arrestuar pasi tre fëmijët e saj të vegjël u gjetën të vdekur në shtëpinë në Los Anxhelos. Ngjarja u zbulua në South Ferris Avenue në Los Anxhelosin Lindor.
Mjekët u përpoqën të marrin masa për të shpëtuar jetën e tyre, por të tre fëmijët u gjeten te pajete në vendin e ngjarjes. Fëmijët e identifikuar ishin dy djem dhe një vajzë, të gjithë nën moshën 3 vjeç. Shkaqet janë të paqarta, por zyrtarët thonë se ende nuk ka dyshime të arsyeshme se te miturit mund të jenë vrarë.  Autoritetet kanë bërë të ditur se nëna e fëmijëve u ndalua për t’u marrë në pyetje si një person i dyshuar.
Ajo dhe një anëtar tjetër i familjes ishin në shtëpi në kohën kur autoritetet zbuluan vdekjen e tre fëmijëve.  Hetuesit thonë se anëtari i familjes telefonoi policinë duke thënë se te vegjlit nuk merrnin frymë.
Ndërsa fqinjët kanë deklaruar se nuk kane vere re shenja te dyshimta tek nëna e tyre. Kurse të afërmit janë shprehur se ata ishin mbledhur për një festë familjare.
Klan News
The post Gjenden të vdekur tre femijë në Los Angelos, arrestohet nëna appeared first on Tv Klan.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Deklarimi i pasurisë, Havolli paralajmëron ndryshime me ligjin e ri
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka thënë se katër mijë e 892 zyrtarë kanë pasur obligim të deklarojnë pasurinë e tyre, njofton Insajderi.
Havolli tha se pasurinë e deklaruar nga zyrtarët publikë, janë duke e publikuar përgjatë këtyre dy ditëve.
“4 mijë e 892 zyrtarë e kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë. 56 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 25 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë, dhe 28 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye. Ka disa arsye, që kanë qenë në paraburgim, me COVID-19 etj”, theksoi ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.
Derisa u pyet se si përcaktohet vlera e pasurisë së këtyre zyrtarëve, Havolli tha se me ligjin aktual, vlera e pasurisë përcaktohet nga vetë zyrtarët.
“Me ligjin aktual, vlera e pasurisë është vlerë e paragjykuar e tregut dhe çdo zyrtarë mund ta qes një vlerë të paragjykuar për pasurinë që ka. Me ligjin e ri që është në draft, pasuria do të ketë vlerën e kontratës… kurse të trashëgimisë do të kenë vlerën 0. Të gjitha pasuritë tash e tutje do të ju qitet vlera”, deklaroi ai. /Insajderi.com
The post Deklarimi i pasurisë, Havolli paralajmëron ndryshime me ligjin e ri appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Ministri nis bashkëjetesën me sekretaren që u shfaq duke u puthur
Matt Hancock humbi ministrinë, por fitoi dashurinë
Ish-Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hanckok ka nisur bashkëjetesën me sekretaren me të cilën u shfaq duke u puthur.
42-vjeçari i ka dhënë fund martesës së tij 15-vjeçare me bashkëshorten Marta. Sipas “THE SUN”  ndarja  e tyre erdhi para se pamjet me ndihmësen të bëheshin publike në media. Burime pranë Daily Mail  thonë se bashkëshorti milioner  i Gina Coladangelo ka mbetur i tronditur  nga afera dhe ndarja e tyre pas një martese shumq vjeçare. Kjo e fundit u fotografua duke lënë shtëpinë e saj në Londër.
Matt Hancock u kap  nga kamerat e sigurisë teksa po puthej me sekretaren. Mediat angleze publikuan fotot e ish-ministrit në ambientet e punës dhe u detyrua të jepte dorëheqjen. Ajo çfarë nxiti më tepër debat në opinion publik ishte sepse ai pati kontakte të afërta fizike me ndihmësen e tij në një kohë kur nuk lejohej që njerëzit të kishin kontakte intime me një person jashtë familjes së tyre.
Klan News
The post Ministri nis bashkëjetesën me sekretaren që u shfaq duke u puthur appeared first on Tv Klan.
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Southgate thotë se Anglia mund të shkruajë historinë
55 vite për ta eliminuar Gjermaninë. Për herë të fundit Anglia kishte fituar në një ndeshje me eliminim në finalen e Kupës së Botës në vitin 1966, duel për të cilin ka ende polemika.
Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve”, tregon sekretet e kësaj fitoreje dhe thekson se ky ekip ka mundësinë të bëjë histori.
“Sot morëm një rezultat të madh. Anglia nuk kishte arritur ta mposhte Gjermaninë në një lojë me eliminim që nga finalja e luajtur këtu në vitin 1966. Këta djem vazhdojnë të shkruajnë historinë dhe e kanë shansin sërish të shkojnë në një gjysmëfinale të Kampionatit Europian. Vetëm një herë ia ka dalë Anglia dhe kemi shansin të bëjmë diçka vërtetë të veçantë”.
“Mbështetja e tifozëve? Kam qenë në këtë stadium plot me tifoz, por nuk e kam dëgjuar askund nivelin e zhurmës që ata bënë sot. Ata kanë qenë para nesh në çdo sfidë, ishin me ne sa herë bënim presing, sa herë vraponin. Energjia në stadium ishte e pabesueshme. Është diçka e bukur që të dish që miliona njerëz gëzojnë pas një viti kaq të vështirë. Është diçka e veçantë t’u japësh njerëzve këtë kënaqësi”.
“Taktika? Gjithmonë ka pasur pyetje në lidhje me ne kundër ekipeve të mëdha, sidomos në Kupën e Botës. Ne e dinim që Gjermania, me përvojën që ka do tentonte të kontrollonte shpejtësinë e lojës, zotërimin e topit. E dinim që Kroos do të organizonte lojën dhe duhet të ishim të durueshëm. Ajo që më ka pëlqyer më shumë, gjithmonë, ka qenë pasioni dhe zemra që kemi vendosur në fushë, por sot kemi luajtur me tru”.
Bëmë presing në momentin e duhur. Donim të luanim një kundër një, agresiv në presingun tonë. Mbrojtësit e krahut e bënë mirë diçka të tillë. Sulmuesi zgjodhën momentin e duhur për të shkuar përpara dhe për të qëndruar. Pastaj gjetëm ekuilibrin edhe në zotërimin e topit, ndonjëherë edhe në gjysmëfushën tonë. Mbrojtësi tanë janë të jashtëzakonshëm për këtë. Gjithashtu kundërsulmuam kur duhet në disa momente, si dhe shumë shpejt. Ky ishte një hap përpara me të vërtetë për ne.
“Vazhdimësia? Kur u futëm në dhomat e zhveshjes po flisnim për ndeshjen e të shtunës. Sot kemi bërë një performancë të jashtëzakonshme, por emocionalisht dhe fizikisht me një kosto. Duhet të rikuperojmë fizikisht dhe mendërisht, që të jemi gati për ndeshjen tjetër”.
The post Southgate thotë se Anglia mund të shkruajë historinë appeared first on Gazeta Express.
0 notes