Tumgik
#bigbrotheralbania
ponseria · 9 months
Text
Opinionet e mia problematike:Big Brother VIP Albania 2
Tumblr media
Dua ta nis këtë postim me një sqarim:nuk kam parë kurrë një sezon të plotë të Big Brother,as të gjitha prime-t.Opinionet e mia bazohen vetëm në ngjarjet që kam parë dhe kam dëgjuar në rrjete sociale.E gjithë pikëpamja ime vjen nga pikëpamja e një adhuruesi të zakonshëm të spektakleve televizive.
1.Bileta e kthimit asnjëherë nuk është lënë “në mëshirë të fatit”,prandaj duhet t’ja jepnin Efit dhe jo Kristit
Tumblr media
Me të vërtetë mendoni se pakot e kafesë turke shpërndahen në mënyrë rastësore?A do ja falnit formatit nëse një personazh që është eleminuar me meritë kthehet në garë?Nëse jo,atëherë e dini shumë mirë se ku dua të dal.Produksioni nuk lejon asnjë hapësirë për “rastësi”,siç mund të ishte rikthimi i një personazhi për të cilin produksioni është munduar ta heqë qafe me kohë,apo hapjen e këtyre pakove në fshehtësi në tualet.Për t’u paraprirë këtyre aksidenteve,produksioni i ka në zotërim këto pako deri në eleminimin e banorit në episode prime.Kjo është vetëm teori.
Por,nëse kjo teori është fakt,atëherë kjo biletë nuk duhet të ishte përdorur për Kristin,por për Efin.Kristi e meritonte daljen nga shtëpia si një lojtar neutral,i cili,edhe pse gjithmonë në ndërveprim me banorët e tjerë dhe aktiv në debate,nuk mundi kurrë të ishte vetë protagonist i garës.Efi nga ana tjetër ishte e preferuara e publikut, dora e djathtë e Luizit dhe ishte gjithmonë në përplasje me Oltën.Duke shpëtuar Efin,produksioni nuk do ngilte pa gjë,sepse:
-plani i aleancës së Oltës për të dobësuar treshen Luiz~Kiara~Efi do dështonte,duke e rënduar më tej eleminimin e Amosit,si kundërpërgjigje për atentatin
-Efi do ta dëshmonte live aksidentin në tualet midis Kiarës dhe Luizit,duke u kthyer në antagonisten e re të shtëpisë
-Olta do dilte më herët nga gara
Meqë përmenda daljen e Oltës,kalojmë te:
2.Dalja e Oltës u vonua sepse ajo ishte antagonistja e vetme e shtëpisë
Tumblr media
Në daljen e saj nga shtëpia,Olta pohoi se ajo kishte kohë që kërkonte të hiqte dorë nga gara,por produksioni nuk e lejoi.Madje,as Luizi vetë nuk mund ta pranonte dot dorëheqjen e antagonistes së vetme të garës.Dhe me të drejtë,sepse dalja e Oltës vulosi përfundimisht kurorëzimin e Luizit si fitues absolut i çmimit të madh.Por,pse vonoi kaq shumë dalja e Oltës?
Produksioni u mundua tejmase të gjente pengesa të reja për protagonistin e ri të shtëpisë pas incidentit të dronit,sepse shumica e banorëve u vunë krah tij,jo si aleatë,por si fansa.U futën shumë personazhë të rinj,të cilët hynë si ushtarë besnik të Luizit.Olta ngeli e vetme pas daljes së Maestros dhe Amosit.Pas kërkesës së Oltës për të lënë në gjysmë rrugëtimin,ishte emergjente gjetja e një antagonisti të ri.Banorët e rinj e zhgënjyen produksionin,duke e detyruar atë të rifuste në garë banorët e eleminuar.
Rikthimet e justifikuara do të ishin:Maestro për të vazhduar rrugën e lënë përgjysmë nga Olta,Amos për të marrë hak për eleminimin e tij dhe Tea që u tradhtua nga Luizi dhe i kishte ardhur në majë të hundës loja e tij.Ata mund të kenë refuzuar sepse e dinin shumë mirë që favorizimi dhe mbështetja e Luizit kishte marrë një shkallë tjetër jashtë shtëpisë,e cila mund t’u kushtonte karrierën,madje edhe jetën nëse do të viheshin kundra Luizit për herë të dytë.Përveç kësaj,do të ishin të parët që do të eleminoheshin,sepse do të ishin tërë kohës nën radarin e Luizit dhe fansave të tij.
Pas ndodhisë së tualetit,Efi sulmoi Kiarën në rrjete sociale.Çuditërisht,në këtë moment,pranë largimit të Oltës,para eleminimit të Kiarës,produksioni i “dhuroi” Kiarës informata nga jashtë,shkelje e rregullores nëse do ta bënte dikush tjetër.Pra,produksioni vetëshkeli rregullat e veta nga emergjenca e madhe për të krijuar një antagonist të ri:Kiarën ose Efin,meqenëse Luizi do të detyrohej të zgjidhte midis tyre kur u rikthyen në garë.
Po Bledi dhe Ronaldo?Efi mund të falej nga Kiara,e,për rrjedhojë,dhe nga Luizi.Produksioni duhet ta shfrytëzonte në maksimum këtë mundësi.Ndërsa Bledi ishte pa aleancë,neutral,si Kristi.Ronaldon e dimë të gjithë,as vetë s’mund ta justifikoj ardhjen e tij.
Si pasojë,sjell në vëmendje pikën 3:
3.Nëse katër banorët nuk do të ktheheshin në shtëpi,Big Brother VIP Albania 2 do të përfundonte me ikjen e Oltës
Tumblr media
Një tregim gjithmonë përfundon me mundjen e antagonistit,të paktën në televizion.I vetmi personazh,të cilin Luizi kishte kohë që e kishte nën radar,sepse ishte e vetmja pengesë për te çmimi i madh,ishte Olta.Olta ishte e vetmja q�� nuk iu dorëzua eventit të dronit dhe asnjëherë nuk hoqi dorë nga roli i antagonistes.Ishte e vetmja që konsiderohej si “e preferuara e produksionit”,e cila,edhe pse më e urryera e publikut,gjithmonë shpëtonte nga eleminimi.
Në deklarimin e dorëheqjes nga gara nga ana e Oltës,më i dëmtuari në garë nuk ishte asnjë banor,përveç Luizit,gara e së cilit përfundoi me daljen e Oltës.Dea dhe Kristi i kishin rezervuar vendet e tyre në katërshen më të mirë,respektivisht vendin e katërt dhe të tretë,duke mos cënuar kurrë vendin e parë.Banorët e tjerë ishin përzierje midis lojtarëve individualë dhe mbështetësve të Luizit.Askush nuk ishte më opsion për vendin e parë,duke ja liruar Luizit absolutisht rrugën për te fitorja.Ja përse gara u ndje bosh deri në acarimin e marrëdhënieve midis Efit dhe Luizit.
Por Efi nuk mund të ishte më opsion për vendin e parë,pasi kishte javë që kishte dalë nga shtëpia,duke munguar në eventet më të rëndësishme të garës.Propozimi i saj si kandidante e re si fituese do të ishte një gabim fatal,edhe pse produksioni u mundua që të zëvendësonte rolet e Luizit dhe Efit,duke ja liruar Efit karrigen e heroines dhe duke e ulur Luizin në fronin e antagonistit.
Pra,nëse do të ishte e mundur,e gjithë gara do të përfundonte në 1 prill me daljen e Oltës dhe kurorëzimin përfundimtar të Luizit si fitues,një lëvizje që do të ishte e justifikueshme,por e padrejtë për banorët e tjerë,duke ja mohuar të drejtën e garimit deri në finalen e madhe.
4.Jori supozohej të ishte Benada e sezonit të dytë,por dështoi të ishte e preferuara e banorëve
Tumblr media
I preferuari i banorëve ishte një rol që e luante Maestro para se të krijonte aleancën me Oltën dhe të agravonte marrëdhëniet me Luizin.Pasi ai pati disa shpërthime jo të justifikueshme për një të preferuar dhe mbante qëndrime problematike,produksionit i duhej me patjetër një personazh pozitiv,i çiltër,aspak djallëzor dhe i pafajshëm:një Benada e dytë.Pasi Benada fitoi zemrat e banorëve dhe të publikut dhe siguroi vendin e saj në katërshen më të mirë,u bë e detyruar futja e një personazhi të atillë,meqenëse Maestro e braktisi atë rol,duke u përplasur vazhdimisht me Luizin.
Në 5 mars hynë plot 6 banorë të rinj,midis tyre Benada e Re:Jori.Por,ndryshe nga Benada,Jori ishte më provokuese dhe “më djallëzore”,aktive në lojërat që organizonte produksioni.Ajo arriti të ishte nën çadrën e Luizit,duke u bërë mike me të.Por kjo i kushtoi shumë,sepse personazhi i Benadës supozohej të ishte shumë neutral,por tepër pozitiv,duke i mbështetur të gjithë.Afrimiteti me Luizin i kushtoi shumë,sepse,pranë eleminimit të saj,të gjithë banorët,me në krye Luizin,pohuan se Jori ishte lojtarja më e dobët e garës,madje duke e akuzuar atë për mungesë personaliteti.
Edhe pse publiku jashtë e adhuronte Jorin,ajo dështoi të ishte e preferuara e banorëve,duke vulosur eleminimin e saj të shpejtë nga gara.
5.Fituesit e sezoneve të kaluar nuk duhet të ishin ftuar në sezonin e dytë VIP
Tumblr media
Të gjithë e dimë se shumë persona që nuk e gëzonin statusin e VIP-it hynë si banorë në këtë sezon,dhe për këtë fakt kam mjaft rezerva.Por dua të fokusohem pak te hyrja e Fotinisë,Bjordit dhe Qetsorit.Sepse besoj se hyrja e tyre do të funksiononte një një sezon vetëm me fituesit respektiv të Big Brother Albania.
Ky lloj sezoni,jo vetëm do bashkonte të gjithë adhuruesit e Big Brother Albania dhe adhuruesit e fituesëve të vjetër,por do të plotësohej dhe kërkesa e luizatorëve për një sezon tjetër me Luizin.Dhe,përveç kësaj,të gjithë fituesit do kishin të njëjtën peshë shënjestre.
Por,në sezonin VIP,këta ish-fituesa nuk e kishin më rëndësinë që gëzonin në sezonet e tyre.Mosbalancimi ishte ekstrem midis tyre dhe lojtarëve të tjerë të garës.Ishte një lëvizje e gabuar e produksionit.
1 note · View note