Tumgik
#dhuna policore
xhemilbeharaj · 3 months
Text
Ja si u arrestua polici në Vlorë, përndiqte dhe përplasi me makinë kolegen e tij
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka arrestuar një punonjës policie të Komisariatit të Himarës. Polici i identifikuar si Festim Xhafaj është ndaluar i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”. Ai dyshohet se ka…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
familythings · 4 years
Text
Na ishte njehere Teatri Kombetar ...
Na ishte njehere Teatri Kombetar …
Nuk eshte skenar filmi, as edhe ndonje skene e filmave te Hollivudit. Eshte prologu i nje historie te trishte, qe sot ka hidheruar zemrat e gjithe shqiptareve, qe e duan artin dhe kulturen.
Teatri Kombetar ra! Dhe bashke me te edhe historia qe kjo godine gati 90 vjecare mbarte mbi supet e saj. U desh nje fadrome e institucioneve te shtetit dhe nje fadromist injorant per te fshire nga faqja e…
View On WordPress
0 notes
apelmedia · 5 years
Text
Kërcënonte me pistoletë bashkëshorten/ Arrestohet në flagrancë nga policia
Është finalizuar në ditën e sotme operacioni policor “Befasia” nga Komisariati i Policisë Nr.1.Kërcënonte me pistoletë për t’i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët, por ndërhyrja e befasishme e Policisë parandalon ngjarjen, duke vënë në pranga autorin.
Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, në banesë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit: O. M., 54 vjeç, banues në Gurrë të Vogël, Tiranë.
Sipas raportimit të pilocisë ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.
Gjatë kontrollit policor gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (pistoletë e pushkë), një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. M., për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./Apel.al
from WordPress https://apel.al/kercenonte-me-pistolete-bashkeshorten-arrestohet-ne-flagrance-nga-policia/ via IFTTT
0 notes
kafsho · 6 years
Quote
Qëkur ambasadori Lu na la peshkun në det e tiganin në zjarr, teksa mori rrugën e Azisë duke rendur si “marri”, ngjan sikur Shqipërisë i ka dekë nana e baba! Ishim mësuar që çdo ditë të lume të merrnim mësime si të mbanim pastërti, sa herë në javë të prisnim thonjtë, si t’i shtinim këmbët në ujë të valë në kohë gripi, si të arnonim të mbathurat nën dritën e hënës, si të admirohej relievi me hashash, si t’i hiqej veshi me ledhati qeverisë kur teprohej e si gjuhej me grusht opozita kur ankohej. Pritshmëritë që shqiptarët kanë pasur ndaj ambasadorëve perëndimorë jo pak herë janë shndërruar në iluzion. Ata jo pak kanë pranuar me hipokrizi çmendjen e pushtetit ndër vite. Shpesh kanë reaguar vetëm kur muri ka shkuar dhe është zatetur vetë te shpatullat e shqiptarëve, duke cenuar sigurinë e shtetasve të tyre. Të gjithë ëndërrojmë që ambasadorët të sjellin parimet e Perëndimit e të bëhen garant të tyre në Shqipëri. Në fakt, jo rrallë joshen nga veset e Lindjes duke marrë trajta konkubinash në ndonjë rast. Dhuna policore ndaj studentëve, agresiviteti banditesk për t’i lënë pa ngrënë e pa ngrohje e ekspozon heshtjen e tyre si një shëmti të madhe etike, si kompromis në kurriz të demokracive që përfaqësojnë. Sidomos atë (heshtjen) të ambasadorit italian, francez e gjerman. Pse pikërisht të atyre? Këto vende kanë një eksperiencë të madhe me lëvizjet studentore emancipuese për krejt kontinentin europian.
Agron Gjekmarkaj, “Pse heshtin ambasadorët e Perëndimit për dhunën e policisë ndaj studentëve, sillen si junta duke…”
0 notes
rtklive · 7 years
Link
0 notes
xhemilbeharaj · 3 months
Text
Për dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohet polici në Himarë
Agjencia e Mbikqyrjes Policore në rajonin e Vlorës kanë arrestuaR një punonjës policie të Komisariatit të Himarës. Polici i ndaluar dyshohet për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”. NJOFTIMI I AMP: Agjencia e Mbikëqyrjes…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
xhemilbeharaj · 3 years
Text
Kërkohej për dhunë në familje, arrestohet 42 vjeçari
Kërkohej për dhunë në familje, arrestohet 42 vjeçari
Fier – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Robert Bego, 42 vjeç,…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
apelmedia · 5 years
Text
PD reagon, Veliaj shkatërroi Tregun Elektrik 20 vjeçar, dhunon qytetarët dhe rrëmben pasuritë publike
Partia Demokratike ka reaguar pas shembjes së Tregut Elektrik si dhe disa banesave te Medreseja, duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, tha se Veliaj shkatërroi Tregun Elektrik duke dhunuar tregtarët dhe me dhunë policore prish banesat e dhjetëra banorëve te Medreseja.
Sipas ish-deputetes demokrate, Veliaj po rrëmben pasuritë publike për t’jua dhënë klientëve të tij
“Ka qenë një njësi ekonomike e qëndrueshme, një ndihmë  për shërbimin publik por edhe për familjet e këtyre tregtarëve. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë shitur çdo ditë në 20 vite; kanë mbajtur familjet e tyre; kanë shkolluar familjet e tyre; kanë mbajtur ekonominë familjare dhe sot kanë dalë në rrugë.
Nuk u është njoftuar asnjë vendim, asnjë akt administrativ ku do të transferohen. Nuk janë njoftuar paraprakisht, në mënyrë krejt të dhunshme, pa njoftim paraprak, pa transparencën e duhur nga Bashkia e Tiranës.
Tregtarët sot janë në rrugë, kanë miliona mall që nuk kanë ku t’i lënë, i kanë hedhur në rrugë, është dëmtuar malli i tyre, djersa e tyre. Dhe ky treg mbyllet vetëm për një shkak sepse do t’i shërbehet, do t’i vihet në dispozicion oligarkut të radhës, të enturazhit të Erion Velisë me shokë.
Është i dhunshëm veprimi i Erion Velisë si kryetar i bashkisë me qytetarët e vet. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Ne të gjithë e dimë që qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Erion Velinë dhe kjo është ajo çfarë ua përkthen në dhunë dhe në pashpirtësi.”-tha Çupi.
Sipas Çupit, qëllimi i Bashkisë së Tiranës është ndërtimi i një tjetër kulle.
“Mos harrojmë, dhuna brenda dy ditëve, kjo dhunë e ushtruar dhe mbyllja e Tregut Elektrik, nxjerrja e tregtarëve në rrugë, mbyllja e ekonomive familjare dhe shkatërrimi i ekonomive të tyre familjare dhe e njëjta dhunë në këto çaste që ne po flasim po ushtrohet po nga Policia Bashkiake, po nga kryetarë Bashkie, po për një qëllim të vetëm, ndërtimin e një kulle tjetër.
Tek Medreseja  ku disa banorëve, iu janë prishur banesat e tyre dhe pa asnjë shpjegim, siç kanë deklaruar vetë qytetarët, aty është një proces gjyqësor që nuk është i mbyllur, nuk ka marrë formë të prerë vendimi gjyqësor dhe duhej të pritej, duhet të sqarohen qytetarët.”-deklaroi ish-deputetja.
from WordPress https://apel.al/pd-reagon-veliaj-shkaterroi-tregun-elektrik-20-vjecar-dhunon-qytetaret-dhe-rremben-pasurite-publike/ via IFTTT
0 notes
xhemilbeharaj · 6 years
Text
Surpriza/ Pedagogët fillojnë protestën, bashkohen me studentët
Surpriza/ Pedagogët fillojnë protestën, bashkohen me studentët
Pas studentëve, që tundën themelet e shtetit, po dalin edhe pedagogët. Një zhvillim i papritur ka ndodhur dje dhe sot në fakultetin e shkencave sociale, ku me sa duket radikalizimi i studentëve ka prekur gjithnjë e më shumë edhe pedagogët e tyre.
Tre faktorë të rëndësishëm kanë luajtur rrolin e katalizatorit në këtë valë të re të kundërshtimit ndaj qeverisë.
Së pari dhuna policore kundrejt…
View On WordPress
0 notes