writingsbyina
2 posts
Don't wanna be here? Send us removal request.
Text
DHE ATËHERË...
Dhe atëherë kur dyshimet do të dobësojnë fijet e dashurisë, mos harro të mbledhesh një grusht të fortë besimi, e të lidhësh nyje të forta shprese!
Dhe atëherë kur si e verbër s'do ta shoh më portretin tënd të pasqyruar në ujin kristal të Detit Jon, mos harro të mbyllësh sytë e ta imagjinosh atë!
Dhe atëherë kur ti do të jeshë harruar nën errësirën e pafundme, mos harro të ndezësh një qiri të përgjysmuar, për të djegur plagët e së shkuarës...
Dhe atëherë kur ti të bëhesh ëngjëll e të shkosh në parajsë, mos harro se kush të mësoi të fluturosh për herë të parë!
...dhe atëherë kur mik me parajsën do të jesh, mos harro se aty do të më gjesh mua, të plakur, të thinjur e dërrmuar nga dashuria që nuk ia dhurove kurrë...
#writingsbyina
5 notes
·
View notes
Text
Ne fund gjithmonë personazhi që vdes; është ai që zoti i ka dhuruar çdo gjë përveç jetës...
#writingsbyina
3 notes
·
View notes