Tumgik
mbijetoj-blog · 5 years
Text
Pa titull
Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi ,kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithçka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjse e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja .
22 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Mom once told me “ merzitu per njerz qe toka ti merr jo per njerz qe largohen me deshire prej teje se ata veq rrugen ta qelin ” and she was hella right about that.
1K notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Humbje
Po e titulloj kete shkrim humbje...
Ndodh shume te te dhemb nje humbje. Por se dija qe ti do me dhimbje kaq shume. Ndoshta sepse ty tu perkushtova kaq shume duke lene veten time pasdore. Thone qe nje person qe hyn ne jeten tende eshte kalimtar, ne fakt jo vec nje por cdo kush. Asgje nuk eshte e perjetshme por vec e perkohshme. E pra ti ishe nje nder perkohesite e mia. Ty te quajta gabimi im. Ndoshta deri dje te quaja gabimi im i bukur , por sot je nje gabim qe duhet te ve mend.
Sot eshte 14 shkurt , duhej te ishte dita e te dashuruarve edhe per mua jo dita e trishtimit , inat, merzise , dhe zemrise. Sot u shpernda dashuri , perse valle se ndjeva une ?
Jo jo ska mundesi sjam bere e ftohte si akulli, mos ma hidh mua fajin ishin ndjenjat e tua ato qe u shkrine me shpejt se bora ne diell. U zhduke si pluhuri ne ere.
E di sot pash njerez te dashuruar , u rrethova nga dashuria e tyre derisa kuptova qe kjo dashuri nuk me perkiste mua por "atyre" , cdo gje me dukej shume e bukur dhe ne instat e shoqeve. cdo femer buzeqeshte, u ndala dhe pyesja veten ku humba une kete dite ?
Ah po dashuria ime mbeti rruges se kthimit ne Shqiperi. Buzeqeshja ime mbeti ne te mallkuarat toka te Italis, sa keq qe nuk arriti te kalonte kufirin , teper e trishte per mua.
Si ka mundesi valle ?!
Dikur dhimbte largimi nga jeta i dikujt e ndersa sot humbja e nje personi te gjalle dhemb me shume se humbja e nje te vdekuri.
Te dal drejte e ne teme , e dashur budallacke e vogel gezuar festen.
Gezuar vetvete.
Gezuar ty qe kurre sja nxorri goja dikujt te te thoshte gezuar festen shpirt.
Gezuar naivia e shekullit 21 qe kurre nuk njohe nje djal qe vertet te te donte.
Gezuar femi i vogel qe ende beson tek dashuria e lutesh ta perjetosh.
Gezuar vetvete ty qe serish te braktisen e te lenduan.
9 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
“You will lose someone you can’t live without, and your heart will be badly broken, and the bad news is that you never completely get over the loss of your beloved. But this is also the good news. They live forever in your broken heart that doesn’t seal back up. And you come through.”
Anne Lamott
275 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Çfarë do sakrifikoja për dashurinë ?
 
Ç'është dashuria ?
Është flakë që të djeg apo që të mban shpirtin ngrohtë ?!
Është varr ose guri mbi varr ?
 
Nuk di çka të them për dashurinë, fjalët janë të pakta për të shkruar për madhështitë, për shpirtin dhe atë që e mban gjall atë.
Orët janë të errëta në mungesë të saj.
Tymi i cigares është i pangjyrtë pa atë.
Shkëlqimi i borës humb bardhësinë pa të.
 
E çfarë do të sakrifikoja për dashurinë ?
Shumëçka, por mbi të gjitha dashurinë vetë.
Do flijoja vete, diellin, hënën, syt e mi dhe zemrën time.
Do vrisja rinin time, vitet e mia dhe me atë në shpirtin tim do plakesha.
Me emrin e saj do mbushja mushkëritë në nikotin.
Me ngjyrën e syve të saj do mbytja veten.
Me emrin e saj do emëroja varrin tim.
Për të do mblidhja yjet dhe fijet e shpresës.
Për do lija gjithçka dhe asgjë.
Do lija ëndrrat dhe do jetoja me to.
Do mbyllesha në parajsë dhe do digjesha në ferr.
Do vdisja nga etja dhe do mbytesha në uj.
Do çmallesha dhe do tretesha nga malli.
Do kërkoja atë dhe do e humbisja.
 
E ç'është dashuria ?
Për kë është ajo ?
Nga ka lindur dhe për kë do vdiste ?!
E kush jam unë për atë, e kush është ajo për mua ?!
A jam unë për atë e a është ajo për mua ? - Por ti kush je të vendosish për ne ?
E gjyq për të a ka ? Kush do të na gjykoj ? Po përsëri, kush je ti të na gjykosh ?
 
Sa pyetje, për kë ? - Për dashnin.
 
E unë s'kam çfarë të them më shumë se sa të flas me heshtje për atë.
Të qaj pa zë e të qesh pa zemër.
Të lumturohem pa kuptim e të trishtohem në mungesë të arsyes.
Edi, dashuria është e çoroditur, ka shumë pakuptime, ka gjuhë që rrallë e njohin dhe e flasin, edhe pse shumë pretendojnë sikurse e dinë.
Dashuria është mbretëri e humbur në sytë tona që vetëm ata që kanë shpirt din ta shohin, edhe pse shumë thonë se janë mbretër të kësaj mbretërie që kurrë s'ka njohur pushtetar mbi kokë.
Dashuria të dashur është gjithçka, por mbi të gjitha është një ferrëbardhë që rritet në mes dy zemrave të të dy njerëzve e që rritet e ujitet me buzëqeshje, luftë, sakrificë, ndonëse më e trishta edhe me vdekje.
Kjo ferrëbardhë që shpesh herë thahet e krahët i rrëzohen nga pakujdesi jonë i qëllimshëm.
Gjithçka ka jetë e gjithçkaje mund ti jepet jetë.
10 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Photo
Tumblr media
153K notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
try not to think about it
try not to think about it
try not to think about it
try not to think about it
try not to think about it
3K notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Photo
Tumblr media
2/52: graceless hearts by rebecca mahoney
16K notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
“No one, no one knows what it is, / But for centuries we have longed for it.”
— Anna Akhmatova, from The Complete Poems: “MCMXXI”
255 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Ajo
Ajo te tha se ishte mire , dhe ti e besove ate ? Por me lejo te them cfare nuk shkon ne gjithe kte.
Ajo eshte e lodhur
Po po, pikerisht keshtu eshte e lodhur
U lodh nga lendimi
U lodh nga zhgenjimi
U lodh nga genjeshtrat
U lodh nga te priturat
U lodh sepse u thye , sepse u shkaterrua , u lodh sepse i paten thene qe kurre nuk ishte mjaftueshme e mire
U lodh nga te metat dhe pasigurite e saj
U lodh duke u perpjekur gjate gjithe kohes
U lodh duke mbajtur gjalle te vetmet shpresa qe kishte
U lodh nga te gjithe
Ajo tashme u lodh , a do ta dish nga e di une gjithe kete ?!
Sepse ajo eshte une , dhe vertet jam e lodhur 😞😞😞
8 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Urrej !
E urrej kte ndjenj.E urrej ndjenjen kur je e merzitur por se as vet se ke iden se perse. E urrej kur ndihem bosh , edhe pse asgje s’ka ndodhur ne vecanti. Ate ndjenjen kur te pyesin se cfare ke por ti s’je e afte t’ua shpjegosh. Ose ka dhe nga ata njerez qe nuk pyesin fare dhe nuk e di se cila eshte me e keqia prej ktyre dyjave. Ndjej sikur me mungon dikush. Ndjej mungesen e dikujt qe kurre se kam njohur apo takuar. Sikur kam nevoje per dike qe nuk ka nevoje per mua. Vetmia rri pezull tek une, me kontrollon gjithe qenien time , por nuk me behet vone sepse e kam izoluar veten time ne kto kuadrate me qellim. Trishtimi ka filluar te behet shoku im i ngusht dhe i vetem. Urrej cdo njeri dhe nuk dua qe askush te jete prane meje. Ne te njejten kohe dua dike qe te me perqafoj fort dhe te me thoj qe cdo gje do shkoj mire. Thjeshte e urrej kte ndjenje. Urrej ate ndjenjen kur as ti vet nuk e di se cfare je duke ndjere ...
3 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
E ke parasysh ate ndjen
Ate ndjen kur je duke pritur
Pret te shkosh ne shtepi, ne dhomen tende , te mbyllesh deren dhe te shtriheh ne shtratin tend duke lene cdo gje qe ke mbajtur perbrenda ne nje fare menyre te dali jasht
Ate ndjen qe perfshin lehtesim dhe deshperim
Asgj nuk eshte keq asgje nuk eshte mire gjithashtu
Por ti je i lodhur
I lodhur nga cdo gje por dhe i lodhur nga asgj
Dhe thjeshte ke nevoje per dike qe te jete prane teje dhe te thote qe gjithcka do te shkoj mire
Por ti e di qe askush s’do te jete aty per ty dhe te duhet te behesh i forte per veten tende sepse kuptove qe askush s’mund te te bej te ndjehesh mire
Ti je lodhur nga e pritura
I lodhur nga te qenurit njeriu qe rregullon gjithcka, cdo gje e cdo kend
I lodhur nga ideja e te qenurit i fort
Dhe per te vetmen here ti kerkon qe te behet cdo situate e lehte, e thjeshte , e sigurt .
Ti e di qe asnjher s’do te jete keshtu , e mbi te gjitha nuk dorezohesh , akoma shpreson , ende deshiron.
Dhe vazhdon ende te jesh i fort edhe pse lotet e djegin faqen tende .
Vazhdo qendro i forte sepse ne kete menyre je duke mesuar se si “TE LUFTOSH “
4 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Stop
Pa shiko njehere si je bere.Kaq e re dhe kaq e friksuar. Pse je kaq e friksuar ? Boll u paralizove sikur te ishe nje trup i ngrire ne mes te oqeanit. Boll i pertype te gjitha ato fjale qe ke dashur ti thuash por asnjehere si ke thene. Boll e vrave mendjen se cfare te tjeret mendojne. Bej cfare te duash , vish cfare te duash , thuaj lirishem cfare ti deshiron te thuash , degjo muziken qe ti deshiron te degjosh dhe ngrija volumin sa ti te duash pa e vrar mendjen per te tjeret . Argetohu ! Dil ne mesnat dhe kenaqu pa e vrare mendjen qe te nesermen ke shkoll , s’ke pse pret per diten e premte qe ta besh kete gje. Fillo jeto , jeto tani , bej gjerat tani , qe nga ky moment fillo jeto fillo rreziko . Jeta eshte e shkurter por mbi te gjitha eshte e jotja . Kur do ta kuptosh qe ti je e afte te besh cdo gje kur te duash ?!
4 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Tumblr media
Shume do deshiroja te me shihje me te njejten deshire qe nje i verber i lutet Zotit per te pare qofte dhe njehere driten e diellit 😓
7 notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Why everyone so easily forgets about me? Am I that bad?
1K notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Text
Tumblr media
2K notes · View notes
mbijetoj-blog · 6 years
Photo
Tumblr media
2K notes · View notes