readmeapoem
readmeapoem
Read me a poem
150 posts
Don't wanna be here? Send us removal request.
readmeapoem · 3 years ago
Text
Tumblr media
Read me a poem turned 11 today!
0 notes
readmeapoem · 3 years ago
Text
Tumblr media
Read me a poem turned 11 today!
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
🪁 Kujt di Gesualdo Bufalino Po të dija të këndoja si dielli i qershorit në barkun e kallzave, si dielli i tërthortë i pamposhtshëm; po të dija të britja britja britja britja si deti kur hiqet osh në bisht të balonës; sikur të dija, sikur të mundja të pushtoja gjuhën e shiut që i mëson barit ëmbëlsitë mizore... oh atëherë çdo mëngjes, por jo me këtë zë të ngjirrur burri, do doja të të thosha të dua dhe në muret e shtegut tim të verbër të shkruaja galdimin e emrit tënd, tre rrokjet e shenjta e t'mistershme, vulën time të shpresës së re, bukën time, verën time, të mirën time shtegtare. Përktheu: E.Z. #gesualdobufalino #achilosa #poesieitaliane #poesiaitaliana #poetiitaliani #worldliterature #bookstagram #poetrygram #poetryinmotion #poesia #poezishqip #bookstagram #booklover #poetrylovers #literary #literature #bookworm #library #readingpoetry #reading #readingtime #book https://www.instagram.com/p/CUCg0EdA4J5/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
🫒🕊️ Mahmud Darvish Pema e dytë e ullirit Pema e ullirit nuk loton e as nuk qesh. Pema e ullirit është zonja e përkorë e shpatit të kodrës. Hija ia mbulon një këmbë, dhe ajo s’do t’i zhveshë gjethet para shtrëngatës. Në këmbë, qëndron e ulur dhe, e ulur, në këmbë. Jeton si motërz miqësore e amshimit, fqinjë e kohës që e ndihmon të mbledhë vajin e shndritshëm dhe të harrojë emrat e pushtuesve, përveç romakëve, që bashkëjetuan me të, dhe ia morën hua ca degë të thurnin kurora. Nuk e trajtuan si robinjë lufte, por si gjyshe të adhuruar, para dinjitetit të paqtë të të cilës shpatat thërrmohen. Në të heshturën jeshil-argjend, ngjyra mëdyshet të thotë çfarë mendon e të shohë çfarë fshihet pas portretit, sepse pema e ullirit s’është as jeshile, as e argjendtë. Pema e ullirit është ngjyra e paqes, po të lypte paqja një ngjyrë. Askush s’i thotë pemës së ullirit: Sa e bukur je! Por: Sa fisnike dhe shkëlqimplotë! Dhe ajo, ajo që u mëson ushtarëve të ulin pushkët dhe i ri-mëson ata me brishtësi e përulësi: shkoni në shtëpi dhe ndizini kandilët me vajin tim! Por këta ushtarë, këta ushtarë modernë, e rrethojnë me buldozerë dhe e çrrënjosin nga prejardhja e tokës. Nënshtruan gjyshen tonë që u fundos, me degët për toke, rrënjët për qielli. Ajo s’lotoi e as bërtiti. Por një nga nipat e saj, dëshmitar në ekzekutim, i hodhi një gur një ushtari, dhe ra dëshmor me të. Pasi ushtarët fitimtarë u kthyen nga erdhën, e varrosëm aty, në atë gropë të thellë – në djepin e gjyshes. Ndaj dhe qemë të sigurtë se ai do të bëhej, në pak kohë, një pemë ulliri - pemë ulliri me gjemba – dhe jeshil! Përktheu nga anglishtja: E.Z. #mahmouddarwish #thesecondolivetree #albaniantranslations #poemsinalbanian #poetryquotes #instadailypoems #poetrygram #worldliterature https://www.instagram.com/p/CT9vrDflKFo/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
José Sbarra Vjeshtë. E le të jetë vjeshtë. Qoftë vjeshtë me shi. Shumë shi. E qoftē me drurë që digjen në një oxhak. E një maçok. E qoftë një maçok. E qoftë i zi me sy të verdhë, e të lazdrohet, e të na mësojë pak si jetohet. Por, mbi të gjitha, qoftë vjeshtë. E një dritare me xham të thyer. E hyrje për furi shiu e të ftohti qoftë. E ti të kesh dëshirë të më puthësh. Shumë dëshirë. Qoftë vjeshtë. E një njeri është duke të pritur diku. E ti nuk ikën. E qoftë edhe njëherë tjetër vjeshtë. E ti të qëndroje me mua. Vjeshtë, me shi. E ti nuk ikën. Le të jetë vjeshtë edhe njëherë, e ti të jesh me mua. Pērktheu: Artur Baku 📷: E.Z. #josesbarra #poetrygram #dailypoems https://www.instagram.com/p/CT9K9r7Ia6p/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
🌛🌜 Nazim Hikmet Je lodhur së barturi peshën time. Je lodhur nga duart e mia, nga sytë e mi, nga hija ime, nga tradhtitë e mia. Fjalët e mia ishin thëngjij, puse të thellë, drobitje, netë të dëshpëruara... Një ditë saora do ndjesh brenda teje gjurmët e hapave të mi që largohen tëhuajtur, kjo peshë do jetë më e rënda. Përktheu: Artur Baku #nazimhikmet #turkishpoetry #oszvaldnoell #worldpoetry #lovepoems #lovequotes #instagram #instapoetrygram #dailyposts #booklover https://www.instagram.com/p/CT5MVEVotme/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
💟 E pangushëllueshmja çmallje Ylber Sala Dashuria me ty Oh sa e bollshme! Mbushur s'e di, zemra gufohet, Dashuria me ty Oh sa e bollshme! Dua të flas, por... s'e di Lëkura jote, Atë që prek...çudi! Pasioni i djeshëm sa shumë më shtang Stuhi detare, ciklone plot ankth Nga qiej rrebeshe sa dallgë n'ujanë zemra përmbytur- pangushëllueshëm më çmall. Sa puthje rijap dalldisur me mall Një tjetër stuhi këmbehet uragan, Oh ç'rritet e vjen ky mall me valë Oh sa shumë, ç'lektisje më ngjall! Vrikthi ngulmoj ta puth vijoj Por malli s'më hiqet-lëkura me mall Si hënë më ngjan kur duket aq larg. #poezishqip #autoreshqiptare #poeteshqiptare #ndjenjadhemendime #poezi #poems #lovepoems #instapoetrygram #instagram https://www.instagram.com/p/CT43cL_IBfT/?utm_medium=tumblr
1 note · View note
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Yom Kippur, Taos, New Mexico BY ROBIN BECKER Jam zgjanuar si një derë e bymyer në verë që t’u shkoj për shtat përmasave të mia. Vetmia jote është një letër që e lexova dhe e hodha tej, një kujtesë e çdoditshme në thirrmën e sorrës - që jam - ende e aftë të shkaktoj dhimbje në kaq largësi. Si në pikturë, biseda jonë është e thukët në përshkrim, të vërteta gjysmake, peizazhe, fjali shtresuar me prarim, me kalimin e kohës. Kur ia behu në jetën time nuk pata mëdyshje. Apo kështu duket veç tani, kur kthen kokën pas? Apo se kështu më hakërrehesh ti, kur kthen kokën pas? Kohë më parë, kjo shkretëtirë qe det në mes të tokës. Në male mund të gjesh guaska ende. Të pagjasa këto endje që kam filluar të dua: dielli i mesditës mbi rrëpirë të trëndafiltë; muzgu në shkëmbinj ranorë të hirtë; gjurmë gishta-këmbësh gjatë ngjitjes treqind e pesëdhjetë e dy futëshe në Acoma Pueblo, ku shpirti i të vdekurve rreth shtëpisë tokësore vërtitet për katër ditë, para se ta përzënë tej shkopinjtë e lutjes. Sot gjithë çifutët e mirë i mbledhin krimet e veta si tesha të vjetra t’i lajnë e t’ua japin skamnorëve. Më kujtohet kur im atë mbante të atin në shpinë kur shkonin në sinagogën e vjetër në Filadelfia. "Dhe pak dhe arritëm, ba," i thoshte. "Edhe pak ndërtesa." Dua të të them se, edhe ne, dhe pak dhe arritëm atje, sepse dikush e ka hartëzuar këtë fushë vjeshtore me domethënie, dhe nga dita në ditë tetori që ngrohet në mua, do të çelë e do shpalosë emrat tanë—në mungesë a të gdhendur — përmes gjembaçëve dhe barit të keq të tëharrur. Poezia anglisht në koment ⬇️ Përktheu: E.Z. Digital art by Shaylin Wallace @smwallday #robinbecker #americanpoetry #bookstagram #literary #poetryintranslation #poetrygram #poesie #americanauthors #poetsofinstagram https://www.instagram.com/p/CT2ePF6IaXr/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Më mbaj për dore Herman Hesse Më mbaj për dore në perëndim, kur drita e ditës nis e shuhet, e errësira zbret teposhtë pëlhurën e yjve... Shtrëngoje fort nëse s'arrij dot ta jetoj këtë perëndim të papërsosur... Më mbaj për dore... më ço ku koha nuk ekziston shtrëngoje fort në të jetuarit me zor... Më mbaj për dore... ditëve kur e shpërhumbur jam... këndomë këngën e yjve ninullë të ëmbël zërash pëshpëritës... Më mbaj për dore dhe shtrëngoje fort para se prej teje të më largojë fati mizor... Më mbaj për dore dhe kurrë mos më lër. #hermanhesse #hermanhessepoems #poetryintranslation #poetry #germanpoetry #germanwriters #booklover #bookworm #worldliterature https://www.instagram.com/p/CT0A8O7IgkO/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Gjej kohë Janis Ricos Gjej kohë për punën - ky është çmimi i suksesit. Gjej kohë për mendimin - ky është burimi i fuqisë. Gjej kohë për lojën - ky është sekreti i rinisë së përjetshme. Gjej kohë për leximin - ky është themeli i diturisë. Gjej kohë për të qenë miqësor - kjo është udha drejt lumturisë. Gjej kohë për ëndrra - ato do ta çojnë mjetin tënd deri tek yjet. Gjej kohë për të dashuruar e të të dashurojnë - ky është privilegji i perëndive. Gjej kohë për të vështruar përqark - dita është shumë e shkurtër për të qenë egoist. Gjej kohë për të qeshur - kjo është muzika e shpirtit. Gjej kohë për të qenë fëmijë - që të ndihesh vërtet njerëzor. Përktheu nga gërrqishtja: Ines Ekonomi Art by Ester Grass Vergara #yannisritsos #giannisritsos #greekpoets #greekpoetry #modernclassics #lovepoems #motivationalpoems https://www.instagram.com/p/CTw38E4Fxc9/?utm_medium=tumblr
9 notes · View notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Të kërkova në endrrat e mia do të të kërkoj dhe nesër, siç era e fortë stuhinë kërkon, të kërkoj në zemrën time, por të kam në kokë. Davide Avolio #instapoetrygram https://www.instagram.com/p/CTwezk7gbBL/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Titos Patrikios Unë nuk jam ai që pandeh Unë nuk jam ai që shikon, ai që njeh, nuk jam ai që duhet ta mësosh. Dikujt i detyrohem për çdo grimcë të trupit tim, nëse të prek me majën e gishtave, të prekin miliona persona, nëse të flet një fjalë e imja, të flasin miliona persona. Do njohësh miliona trupa të tjerë që formësojnë trupin tim? Do gjesh vallë gjurmët e mia në morinë e shenjave të tjera? Do dallosh lëvizjet e mia në lumin e turmës? Unë jam edhe ai që isha dhe që nuk jam. Qelizat e mia të vdekura, veprimet e mia të vdekura, mendimet e vdekura kthehen për të hequr etjen në gjakun tim. Unë jam ai që nuk jam endé; brenda meje ndërtohet struktura e të ardhshmes. Jam ai që duhet të plotësohem, përreth meje miqtë kërkojnë, ndërsa armiqtë mohojnë. Mos më kërko tjerakund, më kërko vetëm këtu, vetëm tek vetja ime! Përktheu: Artur Baku 📷@ E.Z. #titospatrikios #greekpoetry https://www.instagram.com/p/CTunrLNoHJ4/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Shtatori është Mary Jo Bang Shtatori është puna drejt qendrës së argumenteve dhe kundërthënieve. Paragjykimeve dhe moskuptimeve. Çfarë mund të dashuroj në mos atë që qe enigmë? Vitet e fëmijërisë, thotë Kujtesa, e ja ku gjendemi, me demonin e artit të të jetuarit, hukatur në qelqin e ndonjë dritareje. Në bukurinë e natës së majit, kthjellur prej hëne, në dritën e një qiriu, ishte një vizatim si profili i një peizazhi thuajse të braktisur. Prishur, por i paprishur ende. Magjepsëse, këto ndjenja misterioze të pazbuluara. Enigma e një pasditeje vjeshte, imazhi i së cilës është një kompozicion i syrit të mendjes sime. Çdo orë që e shoh këtë imazh, e shoh ende atë çast. Megjithatë ky çast është një enigmë për mua, për aq sa është i pashpjegueshëm. Sendet fizike fshihen në arkitekturën e ngjarjes. Enigma e një maketi, hijeje, aspektit spektral dhe të përjetshëm të çastit. Lëvduar qofsh që je një kuti e madhe surprize, koka jote - skena e një teatri të mrekullueshëm të grisë më të ëmbël të mjegullës që puthit qiellin me tokën. Ndërkallje e t’vërtetës me kujtesën, mitologjisë dhe ikonografisë, shoh me syrin e mendjes qytetin që strehon atë ditë aq të bukur që tashmë është e pambarim. Thellohet. Fillohet. Mënyra ciklike. Kujtesa është thellësisht jo e gjallë; është një maket dhe kjo e bën të urryeshme. E megjithatë, nuk është trillim, është e vërtetë, një e vërtetë e trishtë dhe e përbindshme. T’u caktova ty, bashkë ishim një imazh i mrekullueshëm dhe melankolik. Ky imazh i fundit është vetëdijësimi i atij çasti mallëngjyes kur syri i vëmendshëm të percepton si një tani që ka marrë fund. Një tani që është ngulitur në të shkuarën e fshirë. Përkthimi dhe 📷: @lulushja English version in the comments ⬇️ #maryjobang #americanpoets #americanpoetry #contemporaryart #photography #instapoetrygram https://www.instagram.com/p/CTt_apaIDOF/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Qesh, dhe gjithë bota do të qeshë bashkë me ty. Qaj, dhe do të qash e vetme! Joyce Carol Oates 📷 @lulushja #joycecaroloates #lifequotes #solitude #beingtogether #fallingapart https://www.instagram.com/p/CToxODyoU99/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
🌻 -Sipas teje, janë më të bukur sytë blu apo të gjelbër? -Më të bukur janë sytë që të vështrojnë me dashuri! (Bëje share se s'të zë tartakuti 😂) #lovequotes #motivationalquotes #motivationalquote #greeneyes #blueeyes #loveeyes https://www.instagram.com/p/CTmaS93jMV9/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Dashurohem çdo ditë. Me këngët e reja, qentë, aromat, veprat e artit, iluzionet, bisedat pesë-minutëshe, me perëndimin që shoh nga pasqyra e makinës, me një histori. Me një shënim të shkruar. Me "andrrat n'beze". Ç'kënaqësi e papërshkrueshme! Të njohësh forcën e rëndesës... "I fall in love every day. With new songs, dogs, scents, pieces of art, illusions, five-minute conversations, a sunset in my rearview mirror, a story. A written note. A daydream. What a pleasure it is. To know gravity.”  Victoria Erickson #victoriaerickson #victoriaericksonquotes 📷 @achilleaspetris https://www.instagram.com/p/CTkajZEDo7K/?utm_medium=tumblr
0 notes
readmeapoem · 4 years ago
Photo
Tumblr media
- Po dilje? - Unë? Jo. - Po atëherë pse e hape derën? -Mendova se e çukite. - Jo, nuk e çukita... Po pse e hape derën? - Po ta them pra: mendova se trokite. - Aha, mendove se po vija. Ti hape derën dhe unë erdha menjëmend. Eh... Telepatia... A e di ç'do të thotë telepati? - Jo. - Kur unë nuk trokas dhe ti hap derën. Eduardo de Filippo, Kërshnella në familjen Cupiello https://www.instagram.com/p/CTelKPCDrQX/?utm_medium=tumblr
0 notes