bloguesi
bloguesi
bloguesi
174 posts
Don't wanna be here? Send us removal request.
bloguesi · 5 years ago
Photo
Tumblr media
. . . . #28nentori #28nentori👐🇦🇱🇦🇱 #gezuar #urime #shqiperia #kosova #albania #tirana #prishtina #vlora #prizren #shkupi #tetova #elbasan #durres #ismailqemali #flamuri #kombishqiptar (at Tirana, Albania) https://www.instagram.com/p/CIINP2BDpFB/?igshid=1uhnsk3eoxkni
9 notes · View notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Lockdown 2.0
  Europa është rikthyer të jetë epiqendra e pandemisë me rekorde të reja të të prekurve me Covid. Shifrat kanë detyruar disa nga shtetet më të mëdha të zbatojnë masa të forta, ndërsa një mbyllje e dytë duket shumë e afërt. Në shumë vende spitalet po i rikthehen ngarkesës me të sëmurë përtej kapaciteteve. Aq sa Bashkimi Evropian ka në plan të financojë transferimin e pacientëve përtej kufijve të njërit shtet apo tjetrit. 220 milionë euro janë në dispozicion të këtij plani. Britania e Madhe “Rrini në shtëpi”. Kështu është shprehur kryeministri i Britanisë Boris Johnson, i cili sot prezantoi planin e ri të masave që do të hyjnë në fuqi të enjten dhe do të zgjasin deri në 2 dhjetor. “Pub-et, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen. Dyqanet kryesore do të qëndrojnë të hapura kështu që “nuk ka nevojë të krijohen grumbullime”, tha kryeministri. “Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush... source https://www.zerion.net/bota/lockdown-2-0/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Aktorët e rezistencës teatër në natyrë të hapur
  Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” këtë fundjavë do të rikthehet për publikun në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës komedinë e autorit francez Marc Camoletti, që po korr një sukses prej kohësh, duke u mirëpritur nga publiku. Kur në Europë institucionet teatrore nuk po japin shfaqje në ambiente të hapura, sipas drejtorit të TKE Kiço Londo në institucionin që ai drejton po vazhdojnë veprat e ndryshme teatrore për publikun. “Asnjë teatër në Europë nuk po jep shfaqje në ambiente të hapura, ne po japim dhe për të rritur edhe për fëmijët”, thotë Londo Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” këtë fundjavë do të rikthehet për publikun në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës komedinë e autorit francez Marc Camoletti, që po korr një sukses prej kohësh, duke u mirëpritur nga publiku. K... source https://www.zerion.net/kulture/aktoret-e-rezistences-teater-ne-natyre-te-hapur/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Afera e dyfishtë e incineratorit
Në qershor të vitit 2015, qeveria miratoi një vendim, i cili detyron shoqëritë e ndërtimit, por edhe qytetarët privatë, që akumulojnë mbetje inerte, t’i dorëzojnë ato në landfille. Në pikën 15 të vendimit, thuhej se dorëzimi i mbetjeve bëhej kundrejt tarifës së propozuar nga operatori dhe të miratuar nga njësia vendore. Në atë kohë askush nuk e kuptoi se çfarë po luhej, madje as vetë ndërtuesit. Landfilli i Sharrës ishte ende shtetëror, ndërsa venddepozitimet e përkohëshme funksionin pa pagesë. Por vendimi ishte me qitje të largët dhe synonte krijimin e një biznesi gjigand, por edhe unik në botë; monopolin e dherave. Në fund të vitit 2017, qeveria miratoi kontratën e koncesionit për incineratorin e Tiranës. Pak muaj pasi landfilli i Sharrës kaloi në menaxhim privat, policët e Erion Veliajt dhe inspektorët e mjedisit u vërsulen në tufa në të gjitha kantieret e ndërtimit. Arsyeja e ofensivës ishte detyrimi i ndërtuesve që dherat e dala nga gërrmimet t’i dorëzonin në landfillin e Sharr... source https://www.zerion.net/aktualitet/afera-e-dyfishte-e-incineratorit/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Afera e dyfishtë e incineratorit
Në qershor të vitit 2015, qeveria miratoi një vendim, i cili detyron shoqëritë e ndërtimit, por edhe qytetarët privatë, që akumulojnë mbetje inerte, t’i dorëzojnë ato në landfille. Në pikën 15 të vendimit, thuhej se dorëzimi i mbetjeve bëhej kundrejt tarifës së propozuar nga operatori dhe të miratuar nga njësia vendore. Në atë kohë askush nuk e kuptoi se çfarë po luhej, madje as vetë ndërtuesit. Landfilli i Sharrës ishte ende shtetëror, ndërsa venddepozitimet e përkohëshme funksionin pa pagesë. Por vendimi ishte me qitje të largët dhe synonte krijimin e një biznesi gjigand, por edhe unik në botë; monopolin e dherave. Në fund të vitit 2017, qeveria miratoi kontratën e koncesionit për incineratorin e Tiranës. Pak muaj pasi landfilli i Sharrës kaloi në menaxhim privat, policët e Erion Veliajt dhe inspektorët e mjedisit u vërsulen në tufa në të gjitha kantieret e ndërtimit. Arsyeja e ofensivës ishte detyrimi i ndërtuesve që dherat e dala nga gërrmimet t’i dorëzonin në landfillin e Sharr... source https://www.zerion.net/aktualitet/afera-e-dyfishte-e-incineratorit/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Koço Devole në gjendje të rëndë me Covid 19
  Koço Devole futet në intubim, në gjendje të rëndë me Covid 19 Aktori i njohur humorit, Koço Devole është futur në intubim pasi është në gjendje të rëndë me Covid 19. Regjisori dhe aktori i njohur i humorit shqiptar, Koço Devole, mësohet se prej 10 ditësh është duke luftuar me koronavirusin, por që prej mbrëmjes së djeshmje, gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe është futur në intubim. Sipas burimeve nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet e rënduar, për shkak se vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse. Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar./lapsi.al source https://www.zerion.net/vip/koco-devole-ne-gjendje-te-rende-me-covid-19/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Ky eshte formulari qe punonjesit e administrates duhet te plotesojne
  Pyetja qe shtrohet eshte perse duhet ta plotesojne? Pergjigja eshte e ditur nga te gjithe ata qe punojne ne shtet - eshte per te treguar se cilet nga rrethi familjar dhe shoqeror ka per te dhene voten per Partine Socialiste dhe Edi Ramen. Perndryshe ata qe nuk e plotesojne kete formular mund ta konsiderojne te humbur vendin e punes. Kjo eshte nje nga menyrat qe "Rilindja" po perdor per te fituar zgjedhjet e ardhshme me cdo kusht. source https://www.zerion.net/aktualitet/ky-eshte-formulari-qe-punonjesit-e-administrates-duhet-te-plotesojne/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Coronavirus.al - Portali zyrtar per informacione ne lidhje me Covid-19
  https://coronavirus.al/ eshte faqja zyrtare e qeverise shqiptare per informacione ne lidhje me Covid-19. source https://www.zerion.net/portaleshqip/coronavirus-al-portali-zyrtar-per-informacione-ne-lidhje-me-covid-19/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Trump vs Biden - Kush do te behet president i SHBA per kater vitet e ardhshme?
  Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti republikan Donald Trump, sfiduesi i tij demokrat Joe Biden si dhe dy kandidatët për nënpresident, Pence dhe Harris, po përpiqen të inkurajojnë mbështetësit e tyre e të ndikojnë tek votuesit e pavendosur. Zoti Trump zhvilloi tubime në shtete të vogla në verilindje të vendit si Nju Hempshër dhe Mein, numri i vogël i votave elektorale të të cilave mund të jetë vendimtar ne rast të një rezultati të ngushtë. Dy kandidatët për president po kërkojnë të sigurojnë një shumicë prej 270 votash nga Kolegji Zgjedhor prej 538 anëtarësh. Në vitin 2016 zoti Trump humbi 4 votat elektorale të Nju Hempshërit me një rezultat të ngushtë ndaj demokrates Hillary Clinton. Por rreth katër vite më parë ai fitoi një nga katër votat elektorale të Meinit, atë të distriktit rural të tij dhe aktualisht është në një garë të ngushtë me zotin Biden për këtë zonë. Ndërkohë, të dielën në mbrëmje ish-nënpresidenti Biden pritet... source https://www.zerion.net/bota/trump-vs-biden-kush-do-te-behet-president-i-shba-per-kater-vitet-e-ardhshme/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Starton Europa League
  Debuton Europa League me 24 ndeshjet e raundit të parë, ku të mëdhatë do të synojnë të vendosin menjëherë diktatin e tyre në grupe. E nis në ngjitje Roma në Grupin A e detyruar të shkojë në transfertën e Young Boys, skuadra që eleminoi Tiranën në playoff të kompeticionit. Transfertë edhe për Arsenal në Grupin B, edhe pse Rapidi nuk përfaqëson pengesë të madhe për Gunners. Napoli-AZ është ndeshja që shihet më më ankth, për shkak të situatës me infektimet me Covid, ku 13 lojtarë hollandezë kanë rezultuar pozitiv, përpara se të udhëtonin drejt Napolit. Transfertë skoceze për Milan, që duhet të bëjë llogaritë me Celtic në Grupin H, në atë që konsiderohet edhe dueli për forcën e parë të grupit. Ndër pretendentët, më lehtë e ka Tottenham i Jose Mourinhos, që do ta nisë në shtëpi aventurën në Grupin J kundër Lask. NDESHJET E MBRËMJES EUROPA LEAGUE – GROUP A 18:55 PFC CSKA-Sofia ? – ? CFR Cluj 18:55 Young Boys ? – ? Roma EUROPA LEAGUE – GROUP B 18:55 Dundalk ? – ? Molde 18:... source https://www.zerion.net/sporti/starton-europa-league/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Diskriminimi për shkak të bindjeve politike
Diskriminimi për shkak të bindjeve politike, i gjithëpërhapur në administratë Ankesat pranë Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi tregojnë se trajtimi i pabarabartë i punonjësve të administratës publike për shkak të bindjeve të tyre politike po pengon përpjekjet e vendit për të ngritur një trupë të qëndrueshme shërbyesish civilë. Nga Nensi Bogdani dhe Besar Likmeta Hysen Hajdaraj punoi si përgjegjës për sigurinë dhe mirëmbajtjen për më shumë se një dekadë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, përpara se të lirohej nga detyra në fillim të muajit gusht si pasojë e një konflikti 1-vjeçar me drejtuesin e këtij institucioni. Hajdaraj ka bindje politike të djathta, por ato nuk e penguan më parë që të merrte vlerësime profesionale pozitive nga drejtorë të njëpasnjëshëm të Galerisë. Gjërat ndryshuan pas ardhjes në krye të Galerisë së kuratorit dhe artistit nga Kosova, Erzen Shkololli, i cili në mes të vitit 2019 i dha dy paralajmërime për largim nga puna dhe e transferoi Hajdarajn... source https://www.zerion.net/aktualitet/diskriminimi-per-shkak-te-bindjeve-politike/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Shqipëria dhe Greqia do shkojnë në Hagë
  Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet mes tyre për kufijtë detarë, në Detin e përbashkët Jon, t’i zgjidhë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë. “Kemi rënë dakord t’ia kalojmë për zgjidhje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë çështjen e ndarjes së hapësirave” tha në një konferencë shtypi në Tiranë Ministri i Jashtëm grek, Nikolaus Dendias. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vuri theksin tek vendimi i pakontestueshëm nga palët i kësaj Gjykate, kur e argumentoi rënien dakord për kufijtë detarë nga instancat ndërkombëtare si një mundësi “për të vendosur pikat mbi i në bazë të ekspertizës dhe së Drejtës Ndërkombëtare të Detit”. Ndarja e hapësirave detare u rikthye si prioritet në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë në korrik të këtij viti kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha në Parlament se qeveria e tij “synon të zgjerojë hapësirat detare të Greqisë edhe në Detin Jon deri në 12 milje, bazuar në konventat ndërkombëtare... source https://www.zerion.net/aktualitet/shqiperia-dhe-greqia-do-shkojne-ne-hage/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Problemi i madh COVID i Anglisë së Vogël
  Rritja e shpejtë e infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar mund të kuptohet më mirë duke medituar mbi një numër dështimesh dhe lajthitjesh tragjike që janë tipike angleze. Një ndjesi të qenit eksepsionalë, e cila reklamohet gjerësisht nga kryeministri Boris Johnson dhe Breksiterë të tjerë po rezulton fatale. Në fund të shtatorit, nxënësit e Anglisë u dërguan në shtëpi me një letër nga Shëndeti Publik i Anglisë, organi zyrtar i ngarkuar me trajtimin e pandemisë. Në letër prindërit paralajmëroheshin që fëmijët e tyre të mos testoheshin për COVID-19 për sa kohë nuk kishin një nga këto tri simptoma: temperaturë, kollë e thatë e vazhdueshme ose humbje të nuhatjes apo shijes. Ishte një mesazh çorientues, nëse merren parasysh provat e shumta se simptomat më të zakonshme të COVID-19 te fëmijët janë në fakt lodhje dhe dhimbje koke – dhe se tashmë vetë qeveria pranon se deri në 80% të rasteve te të rriturit (e ndoshta akoma më shumë te fëmijët) ka gjas... source https://www.zerion.net/bota/problemi-i-madh-covid-i-anglise-se-vogel/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Mos u mërzit për Profetin!
Nga Kimete Berisha
Jo Profetin Muhamed, por cilindo njeri në botë e ofendon nëse e vizaton cullak, aq më tepër dikë që as nuk e ke parë cullak, as nuk e ke idenë se si duket cullak e as se si është dukur i veshur me tesha. Sepse, krejt bukuria dhe simbolika e figurës së Profetit Muhamed është te misterioziteti i pamjes së tij fizike. Je i bukur, më i bukuri në botë kur askush nuk e di si dukesh! Është bukuri e 'frikshme', që të bën ta respektosh, është një bukuri që nuk të jep mundësi ta komentosh. Dikë që nuk e ke parë, nuk mund ta komentosh, as ta lavdërosh e as ta përqeshësh! Po pra, këdo që e vizaton cullak me prapanicë përpjetë është ofendim, është fyerje. Por, ofendimi dhe fyerja në këtë rast nuk kryejnë punë. Në prapanicën e karikaturës në fjalë është vendosur një yll i verdhë, si ai ylli që ua vënin hebrenjëve, si shenjë dalluese, për t'i çuar drejt vdekjes. Porosia e karikaturës thotë 'Është zbuluar një Yll'. Dhe ky është dështimi i parë i autorit. 'Y... source https://www.zerion.net/teologjia/mos-u-merzit-per-profetin!/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Narcisizmi kombëtar
  Me origjinë nga miti grek i Narcizit, karikatura e një “narcizisti” klasik, është një person manipulues, imoponues, që i mungon ndjeshmëria, që është i fiksuar pas fantazive madhështore rreth pushtetit dhe admirimit, dhe që abuzon me marrëdhëniet njerëzore për përfitime të ngushta personale. Ndaj nuk është e habitshme, pse narcizmi është një atribut i supozuar i shumë udhëheqësve të fuqishëm, duke përfshirë edhe udhëheqësit destruktivë, si Sadam Hussein, por edhe fitimtarëve kundër tiranisë si Uinston Çërçill dhe vizionarëve si Stiv Xhobs. Një shkollë mendimi, sugjeron madje që individët mund të zgjedhin liderët narciztikë në mënyrë që të mbrojnë ndjenjën e tyre narcisiste të epërsisë. Por narcisizmi, nuk kufizohet domosdoshmërisht tek individët. Në fakt, studimet e fundit janë zhvendosur drejt dokumentimit të konceptit të narcisizmit kolektiv, domethënë ekzagjerimeve joreale rreth madhështisë së një grupi të tërë njerëzish. Dhe nëse narcisizmi është një tipar që mu... source https://www.zerion.net/psisoc/narcisizmi-kombetar/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Si u krijua Universi sipas Bibles
Misteri më i madh i njerëzimit, është origjina e Universit. Por nga ana tjetër, origjina e saj është gjithashtu ngjarja më e njohur për njeriun. Që prej rreth vitit 1200 Para Krishtit, Bibla e ka deklaruar në fjalinë e saj të parë, se Universi  e ka një fillim, dhe se ai është krijuar nga Zoti biblik. Vetëm pas vitit 1900 pas Krishtit, ky koncept fillestar u nxit për herë të parë nga zbulimi i relativitetit të përgjithshëm, me një Univers në zgjerim të vazhdueshëm, dhe më vonë u ripohua nga zbulimi i rrezatimit kozmik të mikrovalëve në vitin 1964. Hipoteza fillestare shkencore e Big Bengut përmes eksperimentit dhe vëzhgimit, është përshtatur dhe përpunuar gjatë 100 viteve të fundit nga mijëra shkencëtarë mbi një teori të fortë, e cila tani përmendet si modeli standard i kozmologjisë. Kjo është një arritje e madhe e njerëzimit, në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Përgjatë kësaj kohe, shumë njerëz janë përpjekur t’i përdorin këto arritje të mëdha për të kritikuar Biblën në lidhje ... source https://www.zerion.net/krishter/si-u-krijua-universi-sipas-bibles/
0 notes
bloguesi · 5 years ago
Text
Ja pse koronavirusi është më i rrezikshëm se gripi sezonal
  Krahasimet në mes të viruseve të kaluara dhe koronavirusit, kanë marrë një vëmendje të madhe nga të gjithë shkencëtarët. Sipas të dhënave, virusi sezonal ka lënë të vdekur gati 22.000 persona në ShBA gjatë sezonit të gripit. Përderisa kohëzgjatja e gripit sezonal varion, shumica e rasteve të vdekjeve ndodhin në mes të tetorit dhe majit. Nëse 22.000 njerëz kanë vdekur që nga tetori deri në maj, kjo vlerë do të ishte ekuivalente me 91 vdekje nga virusi i gripit në ditë. Nga ana tjetër, në vetëm tetë muaj, Covid-19 ka lënë të vdekur më shumë njerëz se sa virusi sezonal ka shkaktuar vdekje në pesë vitet e fundit. Përpos këtyre statistikave që tregojnë se koronavirusi shkakton më shumë vdekje sesa virusi sezonal, ekzistojnë edhe disa fakte të tjera, që tregojnë se Covid-19 është më i rrezikshëm: Koronavirusi është më ngjitës sesa virusi i gripit Hulumtimet kanë treguar se një person me virus sezonal infekton mesatarisht 1.28 persona. Nga ana tjetër, një person me koronav... source https://www.zerion.net/jeta/ja-pse-koronavirusi-eshte-me-i-rrezikshem-se-gripi-sezonal/
0 notes