Tumgik
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Apple lanson iPad 128 GB javën e ardhshme!
Tumblr media
Apple ka njoftuar se javën e ardhshme do të lansoj brezin e katërt të tabletit iPad me magazinë 128 GB.
Tableti do të jetë në dispozicion të martën me çmim 735 € për versionin me WI-Fi, ndërsa 850 € për versionin me Wi-Fi dhe Cellular model.
Lajmin e ka konfirmuar, Philip Shciller, nënkryetar i marketingut në kompaninë Apple në gjithë botën, i cili tha “Është e qartë se konsumatorët e duan iPad-in, ata çdo ditë e me shumë duan të mësojnë dhe të luajnë me iPad duke i lënë anash kompjuterët e tyre.”
Me dyfishimin e kapacitetit te magazinës dhe përzgjedhjes se aplikacioneve të shumta, ndërmarrjet, edukatorët dhe artistët kanë më shumë arsye të përdorin iPad-in per biznes dhe nevoja personale./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Zhbllokoni iPhonen tuaj shpejt dhe lirë
Tumblr media
Keni deshirë të zhbllokoni iPhonen tuaj por nuk e dini se ku. Atëherë kemi një një lajm të mirë për të gjithë juve qe dëshironi të zhbllokoni iPhonet tuaja.
Sot është lansuar faqja më e re për zhbllokimin e iPhone nga themeluesit e iPhone-SHQ.com. Faqja www.zhblloko-iphone.com ju mundëson të zhbllokoni iPhonen tuaj shpejt dhe lirë brenda 24 orëve.
Ju vetëm duhet të hyni në faqen Zhblloko-iPhone.com dhe të shkruani të dhënat tuaja dhe të iPhonit tuaj. Pas konfirmimit te kërkesës tuaj, drejtuesit e faqes do të ju dërgojnë një e-mail me të dhënat se në cilin shtet është i bllokuar iPhone juaj dhe çmimin për zhbllokimin e iPhones tuaj.
Poashtu, ju duhet së pari të paguani pastaj do të procesohet zhbllokimi i iPhones tuaj, në asnjë rast nuk ndodh që të procesohet zhbllokimi pa u kryer pagesa.
Zhbllokimi është plotësisht i sigurt, pra ju do t’i merni paratë tuaja nëse zhbllokimi nuk bëhet brenda afatit të caktuar./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Microsoft me logo të re!
Tumblr media
Microsoft ka zbuluar logon e saj të re për të parën herë pas 25 vitesh. Microsoft do të publikoj edhe sistemin operativ Windows 8 më vonë këtë vit, prandaj kompania synon që këtë vit të unifikojë vetveten në të gjithë gamën e produkteve.
“Kanë kaluar 25 vjet që ne nuk kemi përditësuar logon e Microsoft dhe tani është koha përkryer për një ndryshim. Kjo valë e lëshimeve të reja nuk është vetëm një gamë e produkteve tona më të njohura, por gjithashtu paraqet një epokë të re për Microsoft, kështu logoja jonë duhet të evoluojë për të nxjerrë në pah këtë fillim të ri,” tha Jeff Hansen në blogun zyrtar të kompanisë, menaxher i përgjithshëm i strategjisë së Microsoft.
Microsoft ndryshoi logon e saj në vitin 1987, duke miratuar një pasqyrim të emrit të Microsoft. Logoja e re përbëhet nga 5 lloje të ngjyrave dhe është e ngjashme me logon e Windows-it./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Përditësohet Google Play Music
Tumblr media
Nëse ju e përdorni Google Play Music dhe jeni lodhur nga verisoni aktual, atëherë jemi të lumtur të ju tregojmë se Google Play Music është përditësuar në versionin e ri 4.3.606.
Google Play Music 4.3.606 ka marrë shumë përditësime të reja, si navigimi, albumi i këngëve, widget-i i ri “Now Playing”, dhe shumë përmirësime në siguri.
Google pretendon se ky version i Google Play Music është më i vështirë, më i mirë, më i shpejtë dhe më i fortë. Shkarkoni versionin e ri të Google Play Music në Google Play Store./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Shikoni Vaktinë e Ramazanit në telefonin tuaj!
Tumblr media
Kompania digjitale Ipko ka mundësuar shikimin e Vaktisë së Ramazanit në telefonin tuaj kudo që gjendeni, gjithashtu Ipko ju uron Ramazanin të gjithë besimtarëve muslimanë.
Për ta shikuar Vaktinë e Ramazanit, shtypni kodin *258#, kod ky i cili ju mundëson të shikoni kohën e iftarit dhe të syfyrit.
Cicërima zyrtare e Ipko-s në Twitter:
Urime Ramazani! Kete #Ramazan, #IPKO ju informon per kohen e iftarit dhe syfyrit. Shtyp *258#. #shqip #kosova #vaktia twitter.com/IPKOTelecom/st…
— IPKO(@IPKOTelecom) July 20, 2012
  Shërbimi është FALAS gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit. Faleminderit Ipko, njëherit shfrytëzojmë rastin që stafi i itshqip.com të ju uroj muajin e shenjtë te Ramazanit të gjithë besimtarëve muslimanë, agjerim sa më të lehtë./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Fotografia e parë në Instagram, një qenush!
Tumblr media
Fotografia e parë e bërë me aplikacionin Instagram është fotoja e një qenushi të lezetshëm e ngarkuar më 16 korrik 2010, dhe që nga atëherë gjërat kanë ndryshuar, Instagram arriti shumë suksese ndërsa u ble edhe nga Facebook për një miliardë dollarë.
Në fakt, pas gati dy vjet më vonë, më shumë se 50 milionë përdorues kanë ndarë më shumë se 1 miiardë fotografi në Instagram, dhe kompania është përulur nga fotot e mahnitshme që ndahen çdo ditë në Instagram./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Fotografia më e shikuar në botë!
Tumblr media
Ka mendime dhe raporte të ndryshme rreth fotografisë më të shikuar në botë, por sipas disa raporteve të reja online, thuhet se fotografia më e shikuar në botë është fotografia “Bliss” e autorit Charles O’Rear, e cila thuhet se ka më shumë se 1 miliardë shikime.
Si është e mundur kjo? Shumë e thjeshtë. Fotografia ‘Bliss’ është bërë në vitin 2002 dhe shumë shpejtë është shpërndarë si prapavijë në kompjuterët e sistemit operativ Windows.
Fotografia është shitur në Microsoft me një çmim të pazbuluar “të jashtëzakonshëm”. O’Rear këtë fotografi e ka bërë ndërsa ishte në pushime në Napa të Kalifornisë./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Mbërrijnë këpucët motorrike (video)!
Tumblr media
Tani keni mundësinë të bleni këpucët motorrike të quajtura spnKiX për një shumë prej 699 dollarë. Eshtë shumë shtrenjtë, por kur ti provoni nuk do të zhgënjeheni.
Këpucët motorrike spnKiX janë të pajisura me një motor 85 W, i cili është mundësuar nga bateria e cila gjendet në pjesën e pasme të pajisjes.
Dizajnerët pohojnë se bateria ka jetëgjatësi deri në 5 orë nëse mbushja me rrymë është bërë deri në maksimum. Pas mbushjes së plotë të baterisë, spnKiX ju dërgojnë deri në 9.6 kilometra. Shpejtësia kontrollohet nga largësia pa ndonjë tel vetem me anë të kontrolluesit. Është fjalë për fjalë automjeti më i vogël elektrik që kemi parë deri tani./itshqip
VIDEO:
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
2 notes · View notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Ipko me 6 kanale të reja!
Tumblr media
Kompania Ipko njoftoi sot në faqen e vet zyrtare se ka shtuar edhe 6 kanale të reja në platformën e vet të televizionit digjital, 5 prej të cilave janë kanale turke, ndërsa 1 kanal është dedikuar posaqërisht për fëmijët.
Ipko ka vendosur të shtoj këto 5 kanale turke për shkak se kohët e fundit jemi duke ndjekur shumë seriale turke dhe gjithashtu jemi të interesuar të njoftohemi se çfarë ndodhë çdo ditë në Turqi, dhe normalisht edhe kanalin e fundit për kënaqjen e me të dashurve tanë, fëmijëve.
Kanalet e reja:
Turkmax – TV kanal familjar që ju mundëson të shikoni seriale dhe emisione të shumta turke
Showturk – Muzikë dhe emisione turke
Powerturk – Kanal që ju mundëson të ndjekni muzikën më të fundit zbavitëse
Skyturk – Lajme
IZ TV – Ju mundëson te ndjekni emisione dokumentare
Duck TV – Kanal i dedikuar për fëmijë të moshës 1-4 vjeçare./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
PayPal blen kompaninë card.io
Tumblr media
PayPal, shërbimi i pagesave online kohët e fundit ka blerë card.io, një kompani që është e specializuar në zhvillimin e teknologjive për njohjen e kartave të kreditit përmes kamerave të smartphone.
Në një njoftim, PayPal tregoi se ekipi i card.io do të bashkohet me ekipin e PayPal për të prodhuar produkte të reja në portofolin e vet dixhital. Megjithatë, detajet e marrëveshjes, duke përfshirë edhe shumën e paguar, nuk janë bërë të ditura për publikun. card.io filloi punën në Qershor të vitit të kaluar.
“Ne së pari u takuam me ekipin e card.io kur ne kemi qenë duke punuar në integrimin e teknologjisë së tyre në aplikacionin PayPal Here. Ata janë një ekip i pasionuar dhe i pavarur që pëlqejnë zgjedhjen e komplekseve dhe problemeve të mëdha, pastaj ne kemi kërkuar që ata të bashkohen me ekipin tonë,” tha Hill Ferguson, President i Produktit Global në PayPal./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
1 note · View note
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
24 fonte të famshme që mund t’i shkarkoni falas!
1. Waltograph
2. Loki Cola
3. Back to the Future
4. Calvin and Hobbes
5. United States
6. Corleone
7. PEZ Font
8. Dummies
9. Final Fantasy
10. Blade Runner
11. Fortune Wheel
12. Harry P
13. Men In Blue
14. Jurassic Park
15. Peanuts
16. Pricedown
17. Rebuffed
18. Rolling Rocker
19. Star Jedi
20. Tommy Hilfiger
21. Terminator
22. Yahoo
23. Twilight: New Moon
24. Bootle
/itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
4 notes · View notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Rrobat e kondicionuara perfekte për verën!
Tumblr media
Një projektues japonez ka krijuar rrobat e kondicionuara, pallto dhe pantallona të quajtura “Kuchofuku”, të cilat kushtojnë vetëm 208 dollarë.
Rrobat e kondicionuara “Kuchofuku” janë mundësuar nga një bateri, e cila e kryen tërë procesin e ftohjes, përbëhen nga 65 për qind poliestër dhe 35 për qind pambuk. Kuchofuku janë në dispozicion në një larmi të madhësive.
Nëse jeni të interesuar për blerjen e këtyre rrobave, drejtohuni në faqen zyrtare dhe porosisni./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Nintendo 3DS me 5 milionë shitje në SHBA
Tumblr media
Nintendo ka arritur një moment historik, duke njoftuar se ka arritur të shesë 5 milionë aparate 3DS që nga debutimi i saj në Mars të vitit 2011. Nintendo ka njoftuar gjithashtu shifrat e shitjes themelore për disa lojëra: The Legend of Zelda: Ocarina of Time 3D (1 milionë), Super Mario 3D land (2.1 milionë) dhe Mario Kart 7 (1.75 milionë).
Nintendo gjithashtu përmendi se kompania mban një pjesë prej 75 për qind të tregut për haruderët portativ për muajin e dytë rrjeshtë tani. Në Japoni poashtu janë shitur rreth 400.000 njësi. Në muajin Qershor, Nintedo ka shitur 150.000 njësi 3DS, 150.000 njësi familjare DS dhe rreth 95.000 njësi Wii./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Përditësohet Facebook për Android
Tumblr media
Nëse posedoni një telefon Android dhe keni të instaluar aplikacionin Facebook, atëherë ju sigurisht jeni njoftuar për përditësimin e aplikacionit. E pra, ata që e kanë përditësuar kanë fituar një bandë të tipareve të reja dhe përvojë më të mirë të Facebook në Android.
Aplikacioni tani mbështet përdorimin e kamerës në front, tipar të ri tek mesazhet, shpërndarje të fotove me të mëdha, shikimin kush është online, fiksime të vrimave, përmirësmin e sigursisë, identifikim me të shpejtë dhe navigacion.
Për fat të keq, përditësimi i Facebook nuk funksionon në Android 2.1 ose më të vjetër, por Facebook ka vendosur që përditësimi të bëhet për Android 2.2 Froyo dhe më të ri. Shkarkoni Facebook në Google Play./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Windows 8 lëshohet në tetor
Tumblr media
Lajmi i mirë është se e kuptuam kur do të lëshohet sistemi operativ Windows 8. Pra, Windows 8 do të lëshohet në muajin Tetor të këtij viti.
Këtë lajm e bëri të ditur Microsoft në një konferencë, ku tregoi se sistemi operativ Windows 8 do të lëshohet në Tetor bashkë me partnerët e vetë, e pastaj kur të lansohet do të drejtoj shumë pajisje të reja elektronike si tabletë, smartphone, kompjuterë etj.
Ne ende nuk kemi një datë të saktë, por jemi në dijeni se kanë mbetur edhe disa muaj deri të lansimi i sistemit operativ Windows 8./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
iPad Mini do prodhohet në Brazil?
Tumblr media
Javëve të fundit është përfolur shumë për “iPad Mini”, ndërsa këtë javë janë lëshuar disa raporte online që tregojnë se tableti iPad Mini nuk do të prodhohet në Kinë por në Brazil.
Tableti, iPad Mini është thënë të ketë ekran 7.85″, i gjatë sa Google Nexus 7, tableti do jetë më i hollë se iPod Touch afërsisht 7.2mm. iPad Mini thuhet se do lansohet në Tetor dhe do kushtojë 300 dollarë./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
2 notes · View notes
dardankrasniqi-blog · 12 years
Text
Samsung prezanton Galaxy Chat
Tumblr media
Samsung ka prezantuar edhe një telefon të ri në linjën e vet Galaxy, telefon ky i quajtur Galaxy Chat, i projektuar për njerëzit të cilëve ju pëlqejnë butonat në pajisjet e tyre.
Samsung Galaxy Chat përmban një formë si disa nga versionet më të vjetra, gjithashtu përmban një tastierë QWERTY në stilin e BlackBerry. Telefoni do të drejtohet nga Android 4.0 Ice Cream Sandwich (me TouchWiz sigurisht), një ekran 3.0″, kamerë 2 megapixel, Bluetooth 3.0, 4 GB memorie, USB 2.0, WiFi, miscroSD dhe një bateri 1200 mAh.
Ky telefon është për personat të cilët e duan komunikimin me mesazhe, nuk u tregua asgjë rreth datës së lansimit të Samsung Galaxy Chat, por telefoni si fillim ka në shënjestër Europën – Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Kinën, Azinë Juglindore dhe Azinë Jugperëndimore./itshqip
(Shkruar nga Dardan Krasniqi për portalin itshqip.com)
0 notes