Tumgik
#gentian zenelaj
livetheatresworld · 1 year
Text
2 notes · View notes
shqiperialive · 2 years
Text
“Si uji me çokollatën”/ Zbuloni kë zgjedh Gentian Zenelaj si “kolegun e tij të preferuar”
“Si uji me çokollatën”/ Zbuloni kë zgjedh Gentian Zenelaj si “kolegun e tij të preferuar”
Ai është prej vitesh pjesë e artit dhe e ekraneve shqiptare, e si pasojë është një ndër aktorët më të dashur për publikun. Është fjala për Gentian Zenelajn, i cili ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Wake Up”. Në kaq shumë vite karrierë, Gentianin e kemi parë në rolin e aktorit të humorit, më pas në atë të moderatorit, ku si rrjedhojë ka punuar me shumë emra të tjerë të njohur të botës së…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
xhemilbeharaj · 2 years
Text
Zenelaj: Në shtëpinë tonë ligjin e bën gruaja
Zenelaj: Në shtëpinë tonë ligjin e bën gruaja
Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, aktori Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale. Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time” në TV Klan, Genti nuk i shpëtoi pyetjes se kush e bën ligjin në shtëpinë e tyre. “Ligjin e bën gruaja”, u përgjigj aktori. “Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja.”, theksoi aktori duke folur…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
evamurati · 7 years
Text
Biografi Shqip
Eva Murati
Eva Murati (lindur më 25 Maj, 1995) është aktore dhe prezantuse shqiptare. Ajo ka nisur karierën e saj në moshen 15 vjeҫare duke u bërë e njohur nëpërmjet reklamave dhe projekteve në modeling. Evës, iu dha mundësia të drejtonte emisionin e saj të parë ‘’Antilope’’ dhe më pas të prezantonte perkrah  Adi Krastës programin ‘’Duartrokitje’’, të dy projekte në televizionin Agon Channel. Në 2016 u transferua në Vizion Plus, ku prezantoi ‘’Miss Universe Albania’’ dhe ‘’VIP Zone’’. Për momentin ajo prezanton UEFA Champions League Show dhe Sport Week në Tring Digital. Murati debutoi në filmin ‘’The Outlaw’’ në 2013. Në vitin 2017 ajo aktroi në filmin ‘’Ti mund të më quash Xhon’’. Në 2016 ishte pjese e serialit ‘’Skanderbeg’’. Projekti i saj i fundit është ‘’Kangur Tv Show’’, i cili është ende në fazë xhirimi. Eva konsiderohet si një ndër prezantueset më me prespektiv të televizionit shqiptar. [1]
Biografia: 1995-2011
Murati ka lindur në 1995 dhe eshte vajza e doktorit Arben Murati dhe inxhinieres Anila Stratoberdha Murati. Ajo ka lindur në Elbasan por familja e saj u shpërngul ne Tirane kur ajo ishte 6 vjeҫ. Ajo ka një motër dhe një vëlla me te vegjel. Eva është mbesa e Pandi Stratoberdhës, inxhirierit hidroteknik, një ndër krijuesit e ‘’Universitetit të Tiranës’’ në 1957 dhe një ndër antarët e akademisë së shkencave të Shqipërisë që prej krijimit te saj në vitin 1973.
Edukimi
Gjatë periudhës që ka jetuar në Elbasan ajo filloi klasen e pare në shkollën italiane ‘’Imelda Lambertini’’ ku mesoi të fliste italisht dhe u njoh me kulturën italiane, e cila pati një influencë shumë të madhe në jetën e saj. Pasi familja e saj u shpërngul në Tiranë ajo u regjistrua në shkollën ‘’Udha e Shkronjave’’. Në klasën e gjashtë ajo kaloi në ‘’The Independent College’’ nga ku mbaroi 9-vjeҫaren. Studimet e shkollës së mesme i kreu në gjimnazin publik ‘’Petro Nini Luarasi’’, ku fitoi dhe audicionin e saj të parë nga ku hodhi hapat fillestare në boten e showbiz-it. Ajo vazhdoi karieren e saj akademike duke u diplomuar në ‘’Fakultetin e Drejtesise’’ pjesë e Universitetit shtetëror të Tiranës.
Pasioni i saj për artin nisi në një moshë të re ku morri pjesë në kompeticione të ndryshme si ‘’Tirana Teens’’ dhe më pas u be e pjesë e klubit shkollor të aktiviteteve artistike. Krahas shkolles ajo ishtë pjesë e skuadrës së debatit në disa kompeticione midis gjimnazeve. Gjatë periudhës para universitare Murati ka marre pjesë  ne Olimpiaden e Matematikes dhe Formimit të Përgjithshëm, ku ka dalë në vend të tetë në rang kombtar.
Modeling dhe Reklama
Pasi filloi shkollën e mesme ajo morri pjesë në audicionin e saj të parë për reklamën e Tirana East Gate nga ku filloi karriera e saj në boten e showbiz-it. Ajo gjithmonw e përshkruar kwtë audicion si një ‘’gotitje fati’’ pasi ishte ideja e një shoqes të saj për të marrë pjesë. Më pas ajo realizoi  dy spote për TEG, ‘’Diҫka e madhe po vjen’’ dhe ‘’Jemi ne’’, të dyja të prodhuara nga Le Spot Production. Nga ai moment ajo filloi te angazhohej me seriozisht në botën e spektaklit.[8]
Murati morri pjesë në spotin e Eagle Mobile ‘’Bring a friend’’ të prodhuar nga Kube Studio, së bashku me komedianin Gentian Zenelaj. Spoti morri shumë famë per shkak te shprehjes ‘’Do sjell gjyshen pasdite’’ pasi u transmetua gjatë hapsirave publicitare te Kampionatit Europian 2012.
Eva Murati ishte imazhi i pijes energjike B52 në dy reklama ‘’Anything for You’’ dhe ‘’Drink On’’ respektivisht në shkurt 2012 dhe nëntor 2012. Të dyja të prodhuara nga Black Sheep Production.
Eva u shfaq në videoklipin e Aurela Gaҫes ‘’TRANZIT’’ i cili fitoi ҫmimin si videoklipi më i mirë në spektaklin e përvitshëm Netët e Klipit Shqiptar në maj 2012.
Në 2015 Murati u përzgjodh të përfaqsonte Shqipërinë në reklamën e Vodafone Italia të prodhuar nga L-Artist për të promovuar thirrjet nga Italia në Shqipëri. Kompania qe e perzgjodhi vendosi për ta marrw ate pasi e kishin pikasur ne intervistën e bërë me Manuella Arcchurin në Agon Channel. Fushata promocionale zgjati një vit dhe i shpërnda në të gjithë Italinë.
Ajo u be pjese e projektit te Albtelecom në rolin e Erës, në reklamat në formë seriali së bashku me Amos Muji Zaharia, Viola Spiro dhe Jetmir Pjeternikaj. Ajo luajti në ‘’Intro Era’’, ‘’Lea’’, ‘’Dhuratat e Mirenjohjes’’, ‘’Anoying Chef’’, ‘’Intro Jona’’, ‘’ALBëifi’, ‘’Déjà vu’’, ‘’Love’’, ‘’You deserve More’’ dhe ‘’Super-Family’’ nga prill 2016 deri në maj 2017. Të gjitha te prodhuara nga Anima Pictures.
Pasi morri pjesë në reklamën e parë për Albtelcom ajo u bë dhe imazhi i kompanisë duke e perfaqesuar ate në shumë evente si Kampionati Europian 2016.
Eva Murati ka qënë imazh i La Blanche Lingerie në edicionin 2012 të katalogve pranverë, verë dhe vjeshtë. Ajo ka pozuar për Sherri Hill Albania në 2013, në Berat, me fotografuar nga  Fadil Berisha. Setin e parë fotografik si nuse ajo e bëri për Ma Belle Ëedding Dress në 2011 per te bashkëpunuar me pas me Geradina Sposa në shumë katalogw përgjatë viteve. Gjithashtu wshtw bwrw  pjesë e sfilatës se përvitshme Geraldina Sposa Fashion Shoë qe prej vitit 2014.
Ajo ka qënë imazh i shume firmave si Delirium, Sassofono, Tier ,Papillon etj   dhe ka promovuar Kalleshi Center dhe Sante Plus Estetic.
Murati ka qënë pjesë e kopertinës së Vip Albania në dhjetor 2013 kur filloi te punonte në Agon Channel dhe më pas në tetor 2016 kur nisi programi i saj televiziv ‘’VIP Zone’’. Më pas ajo ishte ne kopertinën e revistës ‘’WHO’’ në prill 2016 kur prezantoi Miss Universe Albania 2016. Kopertina e revistës Living Pranverë 2017 ishte për të promovuar projektin e saj më të ri, UEFA Champions League. Eva Murati është personazhi me moshën më të re ne kopertinën e asaj reviste. Ajo ishte vetëm 21 vjeҫ.
Televizioni
Agon Channel
Eva pati dalljen e pare në ekran në moshën 18 vjeҫare kur filloi punë në televizionin italo-shqiptar Agon Channel, në tetor 2013, ku ishte prezantuese e spektaklit primetime ‘’Antilope’’. Ne këtw spektakwl ajo pati mundësi të intervistonte artiste italine si Manuela Arcuri, Enzo Iacchetti etj. Më vonë ajo bashkëprezantoi spektaklin ‘’Duartrokitje’’ me një ndër figurat me historike të televizionit shqiptar, Adi Krastën. Emisioni kishte synim të promovonte artistët shqiptar të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë dhe qe kurrre nuk e kishin marre duartrokitjen nga publiku shqiptar. Ajo intervistoi sopranon mw  tw vlerwsuar  nga ‘’The Economist’’ Ermonela Jaho, balreninen Anbeta Toromani, kërcimtarin modern Brigel Gjoka, baritonin Gëzim Myshketa  dhe shumë të tjerw..
Gjatë kohës që ishte pjesë e Agon Channel ajo ishte pjesë e spektaklit të së Dielës ‘’Dita e Shtatë. Në verën e 2014 Murati largohet nga ky televizion për tw ndjekur projekte të tjera.
Vizion Plus
Murati beri një vit pushim nga televizioni për tu fokusuar në karieren e saj kinematografike duke marrë pjesë në disa filma dhe seriale televizive. Ajo rikthehet në televizion në mars 2016 nw prezantimin e ‘’Ne kerkim te Miss Univese Albania’’. Konkursi i bukurisë pati një tjetër strukturë nga vitet e kaluara pasi spektakli zgjati për katër muaj duke kulmuar me pas nw natën gala në studiot e Tring Digital, ku Murati tërhoqi vëmëndjen e produksionit të Tring, me të cilët ajo do bashkëpunonte në të ardhmen.
Në filimin e sezonin televiziv 2016-2017 ajo ishte moderatore e emisionit më të ri në televizionin kombëtar Vizion Plus, ‘’VIP Zone’’, një emision kulturor me intervista personazhesh nga fusha e politikës, artit dhe sportit. Ajo intervistoi ikonën e muzikës italiane Albano Carissi, CEO-n e  Albtelecom Erkan Tabak, Kryetarin  e Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, presidentin e Buisness Albania, Luan Bregasi, sopranon Inva Mula, 12 herë kompionin e boksit Nelson Hysa, producenten Diana Toska etj. Emisioni gjithashtu promovonte turizmin dhe kultura të reja.
Pasi u mori nohje me te gjere, asaj iu besua prezantimi i UEFA Champions League Show, sw bashku me gazetatin Andi Nuraj. Emisioni filloi në janar 2017 në platformën e Tring Digital dhe u transmetua Tring Sport 1 HD dhe Vizion Plus HD.[6] Për shkakë të kwtij emisioni  asaj iu desh të linte ‘’VIP Zone’’. Kjo ishte një lëvizje strategjike në karierën e saj duke marrë parasysh influencën e madhe që ka futbolli në Shqipëri. Pas vlersimit pozitiv te ketij emisionin, Murati do jetë prezantuesja e UEFA Champions League Shoë 2017-2018. [2]
Për të kompletuar plotësisht tranzicionin e saj në fushën e sportit, ajo prezanton emisionin Sport Ëeek, i cili shfaqet ҫdo të diel në Tring Sport Neës HD që prej qershorit 2017.
Prezantime të tjera
One Billion Rising është një lëvizje feministe në të gjithë botën për të ndihmuar fuqizimin e femrës. Koncerti per nder te kesaj lëvizjeje u prezantua nga Murati në sheshin Deshmorët e Kombit, ku morrën pjesë me mijra femra duke kercyer koreografine e kenges ‘’Break the Chain’’. Ky event pati një ndikim shumë të madh në jetën e saj  pasi ajo vazhdoi të ishte një mbrojtëse e të drejtave të femrave.
Murati prezantoi koncertin e përvitshëm të 8 marsit në nder të ditës ndërkombtare të gruas në pallatin e kongreseve. Në event morrën pjesë shumë figura politike dhe u përmbyll nga një fjalim të mbajtur prej kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarsisw së Shqipërisë, u zhvillua koncerti festiv të cilin Murati e prezantoi në 29 nëntor 2012.
Koncerti klasik i vitit të ri 2016 u prezantua nga Eva Murati dhe prezantuesi Xhani Shqerra.
Dalje të tjera
Gjate periudhës që ishte pjesë e botës së konkurseve të bukurisë duke prezantuar Miss Universe Albania, Murati ishte pjesë e jurisë së Miss Teen Albania 2016.
Murati ishte gjithashtu pjesë e jurisë së emisionit televiziv Shopping Night si keshilluse mode, e cila u trasmetua në Vizion Plus dhe Living HD.
Ajo kanë qënë e ftuar në sketch-shoë ‘’Apartamenti 2XL’’, talk shoë ‘’Rudina’’, ’’Takimi I Pasdites’’ , ‘’Thurje’’ ‘’Mesdite’’ ‘’IN Style’’, ‘’Vizioni I Pasdites’’, ‘’3JAT’’, ‘’Express Roze’’, ’’Life in a Minute’’, ‘’Thumb’’ , ‘’Procesi Sportiv’’ , ‘’Ora Sport’’ , ‘’Glob’’ , ‘’Amerikani – I pari ne lajme’’ , ‘’Hit Play’’, emisionin e gatitmit ‘’Cotto & Mangiatto’’ dhe ‘’Linda dhe Frutat’’ , emisionet e darkës ‘’Oktapod’’, ‘’Top Shoë Magazine’’ ‘’Turini I Trete’’, ‘’ProArt’’, ‘‘Naten me Fatmir Spahiun’’ emisionet e mengjesit ‘’Mirmengjes Shqiperi’’, ‘’Ëake Up’’, ‘’Vila 24’’ dhe ‘’Dite e Re’’.
Karriera si Aktore
Film
Eva Murati debutoi si aktore në filmin e metrazh të shkurtër ‘’The Outlaë’’ me regji të Aldi Karaj dhe produksion të AK Filmwork Production në rolin e Arjetës pwrkrah aktorit Gazmend Paja. Filmi pati premierën në tetor të 2013 në Tiranë dhe ishte pjesë e festivalit të filmit në Durrës.
Në dhjetor 2016 Murati morri pjesë në projektin artistik ‘’EKSOD’’ nga Justin Fernando Valls ne rolin e Junës. E insipiruar nga eventet politike të kohës projekti, prodhuar nga JFV Production, tregon deshirën e të rinjve për tu larguar nga Shqipëria ne saje të mungesës së mundësive dhe mos arritjes së synimeve për shkak të sistemit të korruptuar.
Murati aktroi në filmin me metrazh të gjatë ‘’Ti mund të më quash Xhon’’ në rolin e Alba Bashes me aktor të tjerë Genti Kame, Gezim Rudi dhe Ermira Gjata. Ajo fillimisht fitoi roli e protagonistes Lorna por e refuzoi rolin për arsye personale. Në këtë film per te rinj ajo luan rolin e një adoleshenteje me shpirt te lirë e cila vjen nga një familje e pasur me lidhje politike. Ajo është gjithashtu shoqja më e ngushtë e Lornës. Ky film është me produksion te  Papadhimitri Production pati premierën në 29 mars 2017 ne rrjetin e kinemave Imperial dhe kinema Millenium.
Seriale
Në dhjetor 2015 luajti  në serilin televiziv  ‘’Kokrrat’’ ne rolin e farmacistes dhe vajzes me të cilën personazhi kryesor dashurohet. Seriali është prodhim i Digitalb dhe është trasmetuar në T HD dhe IN TV.
Në 2016 ajo luajti në serialin ‘’Skanderbeg’’ ne rolin e Marës, motrës fiktive të heroit kombwtar shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu pwrktah aktorve Laert Vasili, Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami dhe Zyliha Miloti. Skanderbeg konsiderohet si seriali me buxhetin më të lartë në historinë e televizionit shqiptar. Me regji nga amerikani Adam Pray, Skanderbeg është prodhim i Digitalb dhe Cukali Production.
Eva Murati  do te jete pjese e kastit në serialin  ‘’KangurTv Show’’, me regji dhe skenar nga Luan Kryeziu, prodhim i Iliria Film Production. Seriali ka filluar produksionin në qershor 2017 në Shqipëri dhe eshte ende ne faze xhirimesh.
Teater
Murati pati debutimin e saj te pare teatral në adaptimin e ’Opera për Tre Grosh’ te Bertolt Brecht, ‘’ si protagoniste në rolin e Polly Peachum.
Më pas ajo tregoi aftesite e saj në kwngw dhe kërcim në adaptimin muzikor të veprës së Shakespear ‘’Dy Zotërinj nga Verona’’ në rolin kryesor të Silvias.
Jeta Personale
Eva njihet si aktiviste dhe mbrojtëse e të drejtave të kafshëve. Gjatë periudhës që prezantonte Miss Universe Albania, ajo u bë mbështetëse e Kryqit të Kuq dhe është antare aktive e tij. Ajo ka shfaqur bindje liberale, edhe pse nuk ka shprehur kurrë rreth pikëpamjeve tw saj politike.
Që prej fillimeve në karrierën e saj me lëvizjen ‘’One Billion Rising’’ Murati konsiderohet si feministe dhe ka qënë mbrojtëse e barazisw gjinore dhe te drejtave te barabarta. Ajo shpesh eshte shprehur se duhen më shumë reforma në ndihmë të emancipimit femëror dhe ka përdorur imazhin e saj për të influencuar vajzat e reja për të qënë më të pavarura.
Që prej 2011 ajo është në një lidhje me Genar Topallin, me të cilin është njohur gjatë gjimnazit.
Eva është njohëse e gjuhës angleze, italiane dhe spanjolle dhe gjithashtu ka njohuri në gjuhën franceze.
1 note · View note
shqiperialive · 2 years
Text
“Punoja në ndërtim”, Gentian Zenelaj zbulon skenën e sikletshme kur e ndaluan policët: Dyshonin se në çantë kisha...
“Punoja në ndërtim”, Gentian Zenelaj zbulon skenën e sikletshme kur e ndaluan policët: Dyshonin se në çantë kisha…
Aktori i dashur për publikun, Gentian Zenelaj, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” se para se t’i hynte botës së aktrimit dhe televizionit, ka punuar në ndërtim në Shëngjin. E teksa intervista po bëhej pikërisht në bregdetin e Shëngjinit, aktori i njohur tregoi një histori të shumë viteve më parë kur punonte në ndërtim, edhe pse 17 vjeç. Genti tha se bregdeti ishte shumë më…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
xhemilbeharaj · 2 years
Text
Rrëfimi/ Gentian Zenelaj: Isha 17 vjeç, dy policë më ndalën “Mos lëviz dhe hape çantën”.
Rrëfimi/ Gentian Zenelaj: Isha 17 vjeç, dy policë më ndalën “Mos lëviz dhe hape çantën”.
Aktori i njohur, Gent Zenelaj ka qenë së fundmi në “Pushime On Top” ku ka folur për jetën e tij personale dhe atë profesionale. Ai ka treguar se gjithmonë ka dashur që të bëhej kuzhinier. “Ëndrra ime ka qenë të bëhesha kuzhinier. Kur e mbarova unë 9-vjeçaren në kohën e komunizmit, kishte dy zgjedhje-Ose të futeshe në gjimnaz, ose në punë pra në shkollë profesionale. Unë zgjodha shkollën e…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
xhemilbeharaj · 4 years
Text
Artisti opozitar/ Zenelaj: “Jam kundër Ramës, kam qenë kundër Berishës”
Artisti opozitar/ Zenelaj: “Jam kundër Ramës, kam qenë kundër Berishës”
Aktori i njohur Gentian Zenelaj është shprehur në emisionin “Opinion” se ai është kundër qeverisë së Edi Ramës dhe ka qenë kundër edhe qeverisë së Sali Berishës. Ai tha se artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar, por shtoi se është gjë e mirë që një artist të merret me politik. “Jam përpjekur gjithminë kundër qeverive. Përgjithësisht unë jam kundër qeverisë që po qeverisë. Artisti duhet të…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes