ashtu-kshtu
ashtu-kshtu
Ero
14 posts
shnosh
Don't wanna be here? Send us removal request.
ashtu-kshtu · 28 days ago
Text
Në vend të funeralit
Kur karvani I zi të niset...
E lot i njomë t'pushoj n'mindil
Pak më shpejte eja ti...
Mbi varrin tim, buzëqeshje sill!
Kur i ziu karvan të niset...
Prirë nga kurora për nderim
Pak ë shpejte eja ti...
Që të bëhesh kopshti im!
Në e do ringjalljen time...
Dheu i zi n'terr t'mos m'shpjere
Falju bërtime karvanit mbarë
"Kthehuni pas ore te mjerë"!
Afër varrit mos harro...
Nder nje sy qe sot m'loton
Shih dike qe t'flinte n'krahe
Dhe nga varri t'dashuron!
Ç'forcë më ka ky dheu i zi...
T'hedhë mes nesh ndarje, harrim
Veshur kam buzëqeshjen tënde
Me vete t'kam, engjulli im!
Kur pranë Zotit do të dal...
Do i them "parajsë mungon"
Nder re të bardha do vie fjala
E kishe poshtë, atje jeton!
Ero
3 notes · View notes
ashtu-kshtu · 3 months ago
Text
Në një natë të qetë verore, kur ajri mbante aromën e luleve të çajit dhe era e lehtë puthte fytyrën, një djalë i vogël u ul në kulm të një kodre, aty ku hëna shkëlqente me një dritë të butë, si një melodi e ëmbël që ngroh shpirtin. Ai filloi të fliste, duke i treguar hënës çdo sekret të zemrës së tij: ëndrrat që i kishin mbajtur gjallë ditët e vështira, dëshirat e tij për një të ardhme të ndritur dhe kujtimet e ëmbla të familjes që nuk e kishte më pranë.
Djali, i cili kishte humbur shumë nga ajo që e kishte bërë të ndihet vetëm në botë, e shihte hënën si një mike të vjetër, një prind të dashur që gjithmonë e priste me përqafime të ngrohta dhe fjalë të buta. “Hënë e dashur,” i tha ai me zë të qetë dhe të ngrohtë, “sot kam ndjerë se peshët e botës më është lehtësuar, për shkak të mendimeve të tua. Ti je drita ime në errësirë.”
Hëna, duke ndriçuar më fort për atë çast, dukej sikur po buzëqeshte me krenari. Ajo dëgjonte çdo fjalë me ndjeshmëri të thellë, duke i dhënë dritë çdo ëndërri që ai madje kishte arritur të shprehë. Në atë natë, djaloshi kuptoi se dashuria nuk kishte nevojë të shprehej vetëm përmes fjalëve të zërit njerëzor, por gjithashtu në ndriçimin e përhershëm të qiellit që i premtonte një të ardhme më të ndritur.
Me kalimin e kohës, çdo natë, ai shtrihte zemrën e tij drejt hënës, duke i treguar historitë e përditshme, duke i njoftuar për hapat e rinj që ai bënte në jetën e tij, dhe duke i falënderuar për dritën që e ndihmonte të gjejë rrugën kur çdo gjë duket e errët. Në këtë lidhje të çuditshme dhe të përjetshme, ai gjeti forcën për të ndërtuar një botë ku dashuria dhe shpresa ishin udhërrëfyesit kryesorë, duke transformuar vetëm heshtjen në një simfoni të thellë ndjenjash dhe kujtimesh të paharrueshme.
Ero
An orphan develops the habit of talking to the moon as if it were a parent—just telling it about their day, and occasionally announcing milestones in their life, like their admission to college. Unbeknownst to them, the moon has been listening all along, and it's so very proud.
13K notes · View notes
ashtu-kshtu · 11 months ago
Text
T'kam kërku gjatë me më ardhë në jetë
Sidomos në kohët më të vështira,
Atëherë kur kisha nevojë për ty, për
Përqafimet e pranin tande deri në mëngjes.
T'kam kërku edhe kur isha e lumtur
Kisha nevojë g��zimet me i nda me ty
Me festu bashkë, me ngre dolli bashkë
E me e mbështetë njani-tjetrin prapë.
T'kam kërku edhe mbramjeve të vona,
Me i kja hallet bashkë, me qajt bashkë
E në të njëjtën kohë me e pa diellin
Tek perëndon në krahë të njani-tjetrit.
T'kam kërku edhe kur dalsha në natyrë,
Paj vrapojsha si e marrë, e vetme, pa ty
E kam nji dashni fort t'madhe për jetën
Fluturojsha pa pas iden se ku po shkoj...
T'kam kërku edhe vazhdoj me t'kërku ende
Në këtë kohë kaq të zymtë e të turbullt
Derisa një ditë do të ndalem së kërkuari
Rrugën do ta vazhdoj si përherë, e vetme...
Ero
10 notes · View notes
ashtu-kshtu · 2 years ago
Text
Zëri i Zemrës
Mbyllë sytë për një çast, dhe filloj të mendoj,
papritur më duket, që një zë dëgjoj…
zë i butë, i ëmbël.. por i mbushur me pikëllim
duke pëshpëritur: ”më kthe fatin tim’
Jam munduar të gjejë përgjigjje, se kush më flet ngadalë
mirëpo nuk arrita, prandaj kam rënë në hall,
Unë nuk mora fatin e askujt, përse më torturojnë?
Duke më kërkuar diçka që nuk kam, mendimet m’i trazojnë,
Këto gjëra kapluan kokën time, por dikur erdha në përfundim,
Ai zë që ndëgjova, më ishte zëri im,
zëri i zemrës sime, që llogari më kërkonte,
Për ëndrrat e mia, që unë nuk i ndoqa,
për talentin tim, nga i cili “dorë hoqa”
Mund të duket e çuditshme, mirëpo edhe zemra di të flas,
ndonjëherë di të rrah aq fortë, sa thua se do pëlcas,
Zemra të flet, por ti njeri s’e ndëgjon..
Në ndërdije i ke të gjitha përgjigjet, por nuk i kërkon,
të është dhënë e drejta të jetosh, por as atë nuk e realizon,
nga ky fat i mjerë, as vdekja nuk të shpëton!
Andaj o njeri, gabimin tim mos e bëj dhe ti!
por ndalu dhe dëgjoje, atë që zemra po të thotë,
sepse të vërtetën tënde, kush më mirë nuk ta thotë dot
Thjeshtë vallëzo me tingujt e zemrës, lëri të të udhëzojnë
ngase ata e dinë rrugën, dhe do ta tregojnë!
Prandaj të lutem provo… të paktën nga një vijë fillo..
dhe më pas do të shohësh, një pamje të vërtetë,
Nga duart e tua, do krijosh një realitet!
Po e deshe shkrimin, në rreshta ndenjat na i trego
do të bënë mirë të shohësh, që edhe ti mund t’a bësh,
vulën tënde, në këtë botë ta vësh..
Ҫkado që ke prirje, të lutem vëje në dritë
Kështu misionit tënd në jetë, do t’i vësh një pikë!
Atëherë do të dish, çdo minutë si ta kalosh,
Dhe më në fund, do të mësosh të jetosh!
Lehtë është të vdesësh, dhe të harrohesh me kohë,
Të vie një ditë, që askush mos të njohë,
Por vështirë është të vësh hapin, ëndrrën ta realizosh,
që edhe kur të jesh nën dhe, ende të jetosh!
Andaj mos lejo të tretesh, pa e parë fare vlerën që e ke,
pa e kuptuar se përse, ke ardhur mbi këtë dhe.
Por njeri i nderuar, kushtoj rëndësi vetes,
sepse vetëm kështu, do ta gjesh rrugën e së vërtetës,
Do ta dish vendin, që ty të takon,
do ta kuptosh kush je, dhe pse egizton!
Vepra jote ty, do të mbajë të gjallë në mes nesh,
edhe në ditën, kur ti më s’do jesh!
Ero
14 notes · View notes
ashtu-kshtu · 2 years ago
Text
Ti vetes i përket
Ti i ngrys ditët tua në vaj e pikëllim
Dhe harron sa e bukur është pranvera ndër mote
E tek natyra gllabëron gjithqka në gjelbërim
Ti harron se është e shkuara dhe e ardhmja jote.
Ti i agon ditët tua në dëshpërim e lot
Dhe faji që s'e ke bërë lejon të të ngulfat
E në vend që me buzëqeshje të ndritësh botën
Ti lejon të ndihesh e trajtohesh si i ngratë.
Ti harron se brenda teje ka oqeane mendimesh
Por zgjedh të mbytesh në thellësi brengash e kujtimesh
Ti harron se jashtë teje është një gjithësi e tërë
E një force e pakufishme lart vetëm s'do të të lërë.
Ti harron se je vete bota, qendra e globit tënd
Ke ardhur vetëm në jetë e do të ikësh pa askënd
Ti harron se në shekuj e mileniume koha gjithçka fshin
Por jo jehonen e buzëqeshjen tënde, jo dashurinë.
Ero
6 notes · View notes
ashtu-kshtu · 2 years ago
Text
Jetova e humbur një kohë.
Flisja me diellin natën vonë. Mbysja ditë, net dhe vite. Jetova e humbur një kohë. Prisja në stacione ku treni nuk vinte. Trokisja natën në dritare që nuk hapeshin. Shihja trupa, jo njerëz. Frymoja brenda mendimeve të imagjinuara. Nuk prodhoja të qeshura e gëzim, pos lutje. Ngrohesha me rrezet e hënës. Flisja me veshë të shurdhër. Dëgjoja zëra të mbytur brenda një grope të pafund ndjenjash. Përjetova dhjetorin e thatë e të ftohtë gjatë gushtit. Jashtë kishte diell, e stuhitë strehoheshin brenda shpirtit tim. Vallëzoja poshtë urës me shiun si melodi. Kapesha për duart që nuk më mbanin. Të nesërmen e kisha jetuar dje, e nesër vinte e djeshmja. Lexoja libra të pashkruar e besoja në dyshimin.
Jetova e humbur një kohë kur e gjeta veten.
Veten time, që po e humbasë prapë.
Ero
44 notes · View notes
ashtu-kshtu · 3 years ago
Text
Nëna,
Unë pjesë e shkëputen prej zemrës t'saj,
ajo krejt zemra ime e plotë.
Një të dytë si ajo s'ka
askund hiç në botë.
Ero
32 notes · View notes
ashtu-kshtu · 3 years ago
Text
Gjithmone, kam nxitu te rritem.
Pa mendu se zemra e vrare dhemb me shume se gjunjet e vrare. Pa mendu se do qaja per njerezit, ashtu sic qaja per nje kukull dikur. Pa mendu se dashuria ndaj dikujt mund t’kete edhe dhimbje. Duke mendu se gjithcka do te jete si ne ato perrallat qe i degjoja prej nanes para se te flija. Nga ato perrallat me te bukura qe gjumi me zinte duke buzeqeshur e qe doja ta degjoja perseri te njejten diten e neserme.
Isha ajo çika e vogel qe mjaftohej me pak, qofte edhe nje perqafim. Se e di qe perqafimet jane menyra me e mire per me perçu dashni.
Perseri jam ajo e vogla. Vec se jane shtu dhimbjet e zemres, qe kohe me pare as s’kisha dite per to. Keto dhimbje qe prej frikes s’ke as kujt me ja shpalu, dhe prap e mban ne brendsi. Nder dhimbjet qe ta grryejne shpirtin e qe s’mund te mos qash para se te flesh. Lotet ne syte e skuqur, e dhimbjen e madhe ne zemren e vogel!
E ti mos guxo te nxitohesh e te rritesh.
Gjunjet e gjakosur kane me pak dhimbje.
Kurse une, u rrita tashme. Me deshiren ta kem ate kukull, serish!
Ero
23 notes · View notes
ashtu-kshtu · 3 years ago
Text
Dhe nese t'pysin najher , tregoju qe i kam mbijetu fuqishem dallgeve t'nates .
Ndoshta jo edhe aq bukur , se n'mengjes i kam ngja fantazmave qe ecin si t'gjalle , por i kam mbijetu.
Madje pa anije. Me krahe! T'mijt.
Tregoju qe i kam puthit mire andrrat me jeten , e penin qe i prente aq lehte ne ankthet e nates e kam fsheh nen 7 pale lekura.
Tregoju qe pikat e shiut prapa xhamave i kam pa si shoke t'mi qe s'm'harronin e s'm'braktisnin as ne ftyren tem t'zbehun.
Tregoju qe prej qe nji kohe , s'kam pa kand n'sy ma . Se prej pasqyrave t'shpirtit m'jane shendrru n'iluzione qe m'frikesojne !
Tregoju qe kaos me ishin ba menimet,koka e jeta ! Nese i thuhet jete hala. S'e besoj.
E pastaj mos harro,
Tregoju qe deti ma s'me ish ilaq, e le hana .
Tregoju qe kish net  qe hana fshihej pas reve e mirrte me vete edhe yjet . Se i vinte keq prej copave t'shpirtit qe i shperndante era neper ajer . Pa zhurme, por qe krisnin fort.
Tregoju qe fryme s'kisha marr prej kohesh e n'tentimin e pare me e marr nji nuance prej grimcave qe t'jepnin fryme , kraherori m'kish shperthy brenda. E prape , drite s'shihja .
Tregoju sa shume kam dasht me pi se veq ajo digjte sa jeta. Gati njesoj.
Tregoju sa here jam deh prej shisheve t'mbushuna plot me kujtime t'ambla e t'hidhuna helm n't'njejten kohe.
Tregoju qe akrepat ma n'ore s'i percillja. Ora ish prish, se edhe ajo m'bante lojen e saj t'ndyte kinse hala dy here n'dite ish e sakte . Po jo, ajo u ndal njiher. Ma kurre s'u ndreq. Tregoju.
Tregoju qe ma as si shihja me sy pllumbat qe mbushnin qiellin ne dite pranverash me vallen e tyre .
E le ma, rruget qe linin prapa aeroplanet e qe gjithmone m'ngjanin ne fije shprese , tashme , tregoju qe po m'baheshin si trajektore ikjeje.
Tregoju qe ma se dija kah lindte e perendonte dielli qe e prisja cdohere me te njejtin emocion.
Tregoju qe kaq kish mbet nga une.
Aq.
Aq pak.
Hiq.
Asgje!
Ero
77 notes · View notes
ashtu-kshtu · 4 years ago
Text
Duaje.
Puthe ambel friken tande t'bukur.
Eshte e bukur sepse eshte e jotja.
Keni notuar bashke neper ujerat qe i trazonin kujtimet e trubullta.
I keni kenduar bashke hanes, kenget e dhimbjes sate.
E bashke e keni zbukuruar ne kurorat e poezive.
Keni udhetuar neper akrepa t'ores neteve t'gjata kur tuneleve su shihej drita.
Se fund s'kishte.
Ta ka leshuar doren kur bije pre e gojeve te shqyera te botes dhe pastaj te ka shtrenguar fort deri ne asht, deri ne palce.
E ti ne vend qe te dridhesh prej pushtetit te saj, duaje.
Duaje sepse gjithecka cfare te vret te ben me te forte thane e e shkruane tek nderroheshin kalendare.
Leje te te vrase njehere. Digjuni bashke ne zjarrin qe ti do e ndezesh , E pastaj vet ti , thith forcen qe e ke dhurate nga universi e ngritu. Fluturo.
Si feniks.
Ngjallu.
Merr fryme,
Mbushe me fryme kutine e vogel qe fshihet ne shpirtin shkrumb.
Lind!
Edhe njehere.
Ero
23 notes · View notes
ashtu-kshtu · 4 years ago
Text
Ajo ish ende e çmendun.
Flinte ende me perrallat e kopshteve te thuruna me lule.
I shkonte nga pas fluturave te gjora, qe i luanin vallen e pranveres.
Hanes ia shtronte vendin e vecante ne qoshen e jastekut.
Neteve te heshtura nga mungesa e zërit t'botes, i kalonte me goten e mbushur afer .
E gota shpesh here si mjaftonte.
Zbriste ende shkallet e pallateve , duke pershendetur me sy krijesat e vogla poshte shputave te saj.
Shkruante , ende nen vezullimin e qirinjeve kur nata vinte ne gjume universin, dhe frymezohej nga melodia e gjetheve qe binin ne dashuri me token.
Ende qante, kur ne mendje e ngacmonin dallget e kujtimeve..
Ende.
Edhe pse bota e kish tepruar me egersine ndaj saj.
Ende qante, e harrohej nen kaosin e vet pellgut qe i krijohej ne faqet e zbehta akull.
Universi e kishte gelltitur frymen e saj me kohe, pa meshire...
Por ajo, ende ,
Nen hije...
disi jetonte.
Ekzistonte.
Ero
22 notes · View notes
ashtu-kshtu · 4 years ago
Text
Zhurme.
Kaos ndjenjash ne rruget e shpirtit tim.
Frikesohem nga zerat qe s'ndalen.
Jeta luante serish me dhimbjen time . E te dyja bashke , me shpirtin e njome.
Rrezoheshin fuqishem diku brenda meje, derrasa te djegura . E une sa mbetesha pa fjale, aq bertisja. Ulerita.
Hanes.
Qiellit.
Botes.
E urreva per ate cast .
Diqka po me ikte nga dora, dhe ajo dicka s'ishte dicka. Ishte gjithecka.
E pastaj heshta prape.
Bota s'kupton.
S'mundet ta njeh shpirtin me ujera te turbullta.
Shpirt i bere cope.
Copat s'mu pane, s'mu degjuan..
Bota trokiti ne dritaren time.
Me pas heshti.
Qau ate nate. Ia degjova denesjen, por ish vone.
Shume vone!
Harroi universi qe grimcat s'bejne asnjehere nje te plote.
Ero
6 notes · View notes
ashtu-kshtu · 6 years ago
Text
- Për çfarë je krenarë në jetën tënde?!
Krenarë që kam arritur ta ruaj njerëzinë, në këtë botë të ç'njerëzishme!
16 notes · View notes
ashtu-kshtu · 6 years ago
Text
Lem të qetë, unë i kam ambiciet e mia !!!
Me të hedhur hapin e parë në lagje, m'përshëndeti fqinja që nuk i ikë gjë pa marrë vesh.
M'tha "sa shpejt po kalojnë vitet, sa je rritë, të mbaj mend të vogël haha, mos pritsh vitin tjetër pa burrë! haha ".
Bash m'erdh mirë qe qeshi.
Pasi unë nuk i qesha budallallëkut t'saj, t'paktën ajo pa diçka komike në të.
Por, në atë moment mu dhimbsën prindërit e saj, të cilët pasi ajo u divorcua e as nuk provoi të kërkojë një vend pune, u kujdesën për të dhe vajzën e saj nga martesa me ish-burrin, e kjo po e rëndon pleqërinë e tyre.
Faj nuk i vë për divorcin, s'është e para as e fundit që u divorcua.
Por, një nënë e papërgjegjshme për f'mijën e saj t'i jap dikujt mend për martesë? Absurde!
Vazhdova rrugën e hipa në autobus, ku ulur pashë një nga shoqet e shkollës së mesme.
E ftova të pinim diçka bashk' pasi të zbrisnim.
M'tha "me qejf e dashur, por duhet me shku tash te nji shoqe e me i marrë disa ilaqe për djalë"
Thash "është afër barnatorja, merri këtu", e ajo disi mërzitur ma ktheu "e di, por i marr falas nga ajo, s'e burri s'është t'u punu e unë qeshtu pa punë, veç v'llau sa po m'ndihmon".
Thash "me t'mira për ndonjë ditë tjetër pra, e djali qoftë mirë me shëndet!"
Tha "me t'mira! ti ngutu pak, ja shihe djalin tem 3 vjeç, tash n'Gusht t'u i bo 4 hahaha"
Çka me thonë?
Ku ta gjeja vullnetin për debat me një grua që mburret pse biri i saj është 3 vjeç, e ajo nuk i siguron dot as barnat?
Me një grua që nuk ështe krah, por barrë për familjen e saj.
Nuk është turp të mos kesh, por të lavdërohesh me fatin e keq, po që është!
"Po, po, duhet me u ngut" e thash si me shaka.
Çudi që t'njejtën këshillë ma patë dhënë edhe Tina, që është martu n'Suedi, e gjithë thotë që ka pas mundësi me gjetë ma mirë.
Besa edhe n'dasmën e saj dukej si me e martu me zor.
Sot e asaj dite rrjetet sociale i përdorë me u çmallë me ish të dashurin e saj, i cili nuk arriti me ja "siguru jetën" siç thoshte ajo, dhe u ndanë.
Sot i shikon fotot e tij me e dit' a është martu, me çka merret, e sa ka ndryshu ai.
Pyes veten, k'të jetë paska dashtë me "siguru"?
Ku mendjen e zemrën, e ku trupin?!
Edhe Loriku, m'patë thënë "është shumë nëse vajza i pret 25 vite n'shtëpinë e babës" e unë lutesha edhe 30 me i prit e mos me m'taku Zoti me një si ai.
Ka një jetë të shfrenuar, me këshillat e "burrit" që aktron burrërinë, e mendjen sa tek njëra sa tek tjetra.
Mënyra si e shikon ai gruan e tij është identike me atë si i shikoj unë minjtë, të cilët i kam frikë e neveri.
Më dhimbsej fryma ta hargjoja për një debat me të, s'ia vlente!
Sidoqoftë, vazhdova rrugën për ku edhe isha nisur, të takoja miken time pasi ajo të kishte mbaruar orarin e punës.
Gjatë bisedës me të si me shaka i thash "je aq e mirë që më kursen nga pyetjet që në qendër të vëmendjes kanë martesën!"
Ndërsa, ajo qeshi dhe mu drejtua "nuk të pyeta qëllimisht lidhur me k'të temë, sepse, ti mund të mos duash të ndash këtë pjesë kaq të bukur me të tjerët.
Dhe tjetra, nuk është çështja ime.
Apo mbase, lumturia që kam nuk më lë kohë të ndërhyj aty ku nuk më takon.
Kam përshtypjen ata të cilët kanë zbrazëti nga zgjedhjet e partnerëve të tyre e bëjnë këtë.
Nuk e kuptojnë dot që ka njerëz të cilët duan të ndjejnë dashuri dhe jo të nënshkruajnë kurorëzim sa për sy e faqe.
Andaj, mos prano asgjë më pak se respekt, besnikëri, dashuri, dhe mirëkuptim.
E nëse jeta nuk të takon me një që të ofron këto, mos e shih martesën si gjë që duhet kryer doemos.
Martesa nuk është qëllimi kryesor pse ti je këtu".
Biseduam edhe për pak kohë e u përshendetëm.
Duke ecur mendoja "ajo vërtet kishte të drejtë..."
E.
20 notes · View notes